[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 48:
 
== Demografia ==
Popullsia  e  Poliçanit ka pasur një  luhatje  ndër  vite.  Në  vitin  1985 numri i  popullsisë  ishte rreth 6500 banorë, duke pësuar një rritje progresive në vitin 1989 me rreth 11 000 banorë . Pas vitit  1990  për  shkak  të  emigracionit,  lëvizjes  së  lirë,  kërkimit  të  një  jete  dhe  ekonomie  më  të mirë,  popullsia pësoi një ulje për të arritur në vitin 2001 në 10 471 banorë. Lëvizjet e banorëve nga qyteti i vogël i Poliçanit drejt qendrave të mëdha të banimit, kanë sjellë një rënie drastike të popullsisë duke regjistruar në vitin 2009 rreth 10 000 banorë.
 
Aktualisht numri i  popullsisë  së  Poliçanit  është  8372  banorë  dhe  2792  familje.  Numri  i lindjeve në qytetin e Poliçanit është  70 lindje/vit dhe numri i vdekjeve 35 vdekje/vit.  
 
Popullsia  e  Bashkisë  Poliçan  përbën  rreth  4.7 %  të  popullsisë  totale  në  qarkun  e  Beratit. Sipas të dhënave trendi i rritjes së popullsisë së qytetit të Poliçanit, në periudhën 2004-2011  ka qene 2% ndërkohë që popullsia në Shqipëri dhe në qarkun e Beratit ka pasur rënie sipas censusit të vitit 2011, 16-25% në nivel qarku dhe 8 % në nivel kombëtar. Rritja e popullsisë të këtij qyteti ka ardhur duke u rritur gjatë dekadës së fundit për shkak të migrimit  të  njerëzve  nga fshatrat përreth.  Gjithashtu  vihet  re  dhe  një tendencë tjetër që  kanë banorët e qytetit të Poliçanit për tu larguar në zonat urbane më të mëdha.  
 
Popullsia e Bashkisë  Poliçan do të ndryshoje per shkak të ndarjes  së re territoriale (Ligji nr. 115/2014, datë 31.7.2014 “Për ndarjen administrativo - territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”) duke ju bashkangjitur ish komunat Vërtop dhe Tërpan.  
 
== Ekonomia ==