[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 7:
 
== Veprimtaria ==
Ishte atdhetar e publicist i [[Rilindja Kombëtare|Rilindjes Kombëtare]], organizator i Kongresit të Bukureshtit, pjesëmarrës në Kongresin e Napolit, botues i gazetës "[[Arnautlluk]]" në [[Stamboll]] e më pas "Albania" në [[Zvicër]]. Në 1912-n mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të [[Vlorë]]s dhe u zgjodh anëtar i Pleqësisë, ndërkohë shkroi e botoi këto libra: "Varri i liridashësve", "Pasqyra e krimeve të Sulltanit", "Një zë nga burgu në kohën e lirë", etj.
 
Dervish Hima ishte një kundërshtar ekstrem i sundimit Osman në Shqipëri dhe autor i një numri të madh të thirrjeve manifestuese radikale për një luftë të mbarëkombëtare kundër Perandorisë Osmane. Si i tillë, lëvizjet e tij janë vërejtur me kujdes nga autoritetet Osmane, dhe për këtë u burgos disa herë. Si një njeri i njohur i Letërsisë Shqipe, ai u kthye nga Shkodra pas një mungese të gjatë në Europë dhe u arrestua për fjalimet e tija për shpresat e Shqipërisë dhe u burgos. [2] Në Bukuresht, ai redaktoi dhe botoi një gazetë jetë-shkurtër Pavarësia e Shqipërisë , e cila u shfaq në 1898 në Shqip, Frëngjisht dhe Rumunisht. Në muajin tetor të vitit të ardhshëm, ai ishte i detyruar të largohet nga Rumania për në Romë, ku bashkëpunoi me Mehmed bej Frashërin në Revistën dyjavore “Zën'i Shqipënisë”, e cila publikohej në Frëngjisht dhe Shqip.
 
Në vitin 1903, Dervish Hima botoi revisten dyjavore L'Albanie në Gjenevë, të cilën gjatë viteve 1905-1906 në Bruksel , ai vazhdoi ta botojë një herë në muaj. Në vitin 1909, ai ishte në Stamboll, ku drejtonte të përjavshmen “Shqipëtari-Arnavud” me Hilë Mosi, një revistë në Shqipe dhe Turke , e subvencionuar nga Austro-Hungaria. [1] Kjo revistë u botua derisa ajo u ndalua në fund të vitit 1910. [1] Hima ishte një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në 1912-n mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të [[Vlorë]]s dhe u zgjodh anëtar i Pleqësisë, ndërkohë shkroi e botoi këto libra: "Varri i liridashësve", "Pasqyra e krimeve të Sulltanit", "Një zë nga burgu në kohën e lirë", etj.
 
==Referenca==