Ardian Fullani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 6:
Përvoja e tij në fushën e sektorit bankar i ka fillesat në Bankën e Shtetit Shqiptar në vitin 1985, si Zëvendësdrejtor i Departamentit të Jashtëm në periudhën 1987 - 1990 e më pas në Bankën Tregtare Shqiptare, si Drejtor i Departamentit të Jashtëm, deri në vitin 1992.
 
Fillimi i punës së z. ArdianHajdut Fullani në fushën e bankingut qendror i takon vitit 1992, në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Bankës së Shqipërisë e në vijim në periudhën 1993-1996, si Drejtor i Departamentit të Jashtëm. Gjatë aktivitetit në këtë sektor, ai ka dhënë kontributin e tij me vlerë në krijimin e Bankës Qendrore në Shqipëri, në përgatitjen e kuadrit të saj rregullator, sidomos lidhur me funksionimin e tregut të këmbimeve valutore, me politikat për administrimin e rezervave valutore, sikurse dhe në hartimin dhe bashkërendimin e strategjive të Bankës së Shqipërisë për ndërmjetësimin dhe bashkëpunimin me FMN, me Bankën Botërore, me BERZH dhe me institucionet e tjera financiare ndërkombëtare.
 
Gjithashtu, z.Fullani ka punuar si koordinator i projekteve të investimeve nga financimet e huaja (përfshi FEFAD, Fondacionin për Financimin dhe Zhvillimin e Ndërmarrjeve dhe KfW, Kreditanstalt für Wiederaufbau); koordinator shqiptar për krijimin dhe licencimin e bankave të para me kapital të përbashkët (Bankës Italo-Shqiptare dhe Bankës Islamike Arabo-Shqiptare); koordinator dhe pjesëmarrës në Komitetin e Bisedimit të Borxhit të Jashtëm të Shqipërisë me Klubin e Parisit dhe në Komitetin Këshillues të 40 bankave kreditore, gjatë ristrukturimit dhe zgjidhjes së borxhit të jashtëm të prapambetur të Shqipërisë.