[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 20:
 
Viti 2012 është një vit i paharruar për Elhaiden pasi publikoi albumin e saj të parë dhe më pas në Top-Fest u shpall fituese e çmimit të madh me këngën “S'je më”.
=== ''The Voice of Italy'' ===
Ne vitin 2013, Elhaida Dani merr pjesë në ”''[[The Voice Of Italy]]''”, pasi në serialin tjetër talent show, ''[[Amici di Maria de Filippi]]'' nuk e pranojnë. Këngëtarja me zërin potent bëri një performancë të jashtëzakonshëm duke çuar në këmbë publikun dhe 4 trainerët: ''[[Riccardo Cocciante]]'', ''[[Raffaella Carrà]]'', ''[[Piero Pelù'']] dhe ''[[Noemi]]''. Ajo kishte zgjedhur këngën "Mama Knows Best" të këngëtares ''[[Jessie J]]'', të shkruar nga Jessica Cornish dhe Ashton Thomas. Kënga kërkonte një zë të forte dhe me shtrirje vokale dhe performanca e Elhaidës mori komplimente nga të gjithë trainerët. Piero Pelù e pyeti nëse emri i saj ishte "uragan", por këngëtarja u përgjigj: "Quhem Elhaida dhe vij nga Shqipëria". Në mes të "betejës" së tranjerëve se kush ta merrte në skuader Elhaidën, u fol për herë të parë për një kandidaturë për fitoren e këtij programi të zhvilluar për herë të parë në Itali dhe të transmetuar në RaiDue. Elhaida vendosi të shkojë në skuadrën e këngëtarit Riccardo Cocciante. ''
 
Në daljen e dytë, vajza nga Shkodra çuditi organizatorët e programit, të cilët e quajtën si sfidë ndërkombëtare mes saj dhe këngëtares italo-amerikane, Franceska Belenis. Beteja e tyre u konsiderua si një “luftë” mes dy tigrash, që nxori fitimtare shqiptaren Dani.
 
Ajo ka kaluar me sukses një tjetër fazë. Elhaida 20-vjeçare u pëlqye shumë në daljen e tretë me performancën e këngës “All by myself”, duke vazhduar garën më tej. Raffaella Carà tha se do donte që të fitonte një nga këngëtarët e saj, por duhet të jemi realist, duke lënë të kuptohej se fitorja e këtij programi i takon Elhaidës. Pas perfomancës, publiku italian vendosi çuditërisht për 16-vjeçarin Matia, ndërsa Cocciante zgjodhi Elhaidën për të kaluar në fazën pasardhëse.
 
Në paraqitjen e katërt në “''[[The Voice Of Italy]]''” ishte e paevitueshme të këndohej një këngë në italisht, prandaj Elhaida dhe Riccardo Cocciante zgjodhën “Nessun Dolore” nga Lucio Battisti, por të kënduar me sukses edhe nga Giorgia në albumin e saj të parë në vitin 1994. Elhaida ishte perfekte si gjithmonë dhe në pjesën e dytë të këngës arriti të shpalosë gjithë vlerat e saj interpretuese dhe vokale. Votimi i publikut pritej me emocion edhe nga Cocciante dhe kur dëgjoi emrin e Elhaidës, na bëri të kuptojmë se është Elhaida “arma” që Cocciante ka për në natën finale dhe për të fituar këtë kompeticion.
 
Një triumf i vërtetë mund të konsiderohet performanca dhe pritja që i bëri publiku këngës "Adagio", që Elhaida këndoi në javën para gjysëmfinales. U emocionua shumë tranieri i saj Riccardo Cocciante dhe vetë Elhaida shpërtheu në lotë pas interpretimit. Ajo ishte e përzgjedhura e publikut, duke siguruar kështu vendin në gjysëmfinale.
 
Në gjysëmfinale, Elhaida prezantoi këngën e saj të parë në Itali të titulluar "When Love Calls Your Name", kënge kjo e kompozuar nga Riccardo Cocciante. Ne konkurrim, Elhaida u gjend përballë 16 vjeçarit Mattia Lever dhe u paraqit me këngën e R. Kelly-t "I Believe I Can Fly". Ajo dha si gjihmonë maksimumin dhe Riccardo Cocciante zgjodhi si të preferuarën e tij këngëtaren shqiptare, duke u bërë kështu deçiziv për kalimin e Elhaidës në finalen e “The Voice Of Italy”.
 
Nata finale dhuroi shumë emocione sepse ishte një maratonë e vogel ku 4 fituesit e skuadrave, do përballeshin në skenë dhe gjithçka do ishte në duart e publikut. Elhaida e nis natën finale me perlën e ''[[Whitney Houston]]'' "I Will Always Love You". Interpretimi isaj ishte i papërshkrueshëm dhe emocionoi të gjithë publikun. Në roundin e dytë të finales, secili trainer kishte zgjedhur një këngë të tij për të duetuar me finalistin përkatës. Cocciante dhe Elhaida kënduan mjeshtërisht këngën shumë të njohur, “Margherita”. Roundi i tretë solli në skenë këngët "single" të secilit finalist dhe Elhaida këndoi për herë të parë live këngën e saj “When Love Calls Your Name”. Një moment shumë i bukur gjatë finales ishte ardhja në skenë e grupit "Modà", që duetuan me të katërt finalistet. Elhaida dhe Modà kënduan një pjesë nga kënga "Arriverà". Më pas, konkurrentët sollën në skenë këngët e kënduara gjatë audicionit të parë. Pra Elhaida risolli këngën energjike të Jessie J, "Mama Knows Best". Shqiptarja mbyll konkurrimin me një interpretim akoma më perfekt të këngës "Adagio" dhe priste me shumë emocion verdiktin e publikut. Asnjë surprizë... Elhaida Dani shpallet “The Voice Of Italy” me mbi 71% të votave dhe fiton një kontratë me ''[[Universal]]''.
 
== Diskografia ==
=== Disk===