[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Robot: Faqe e palidhur
ka mbrojtur doktoraturën
Rreshti 1:
{{Faqe e palidhur|data=shtator 2012}}
Genti Kruja ka lindur në Shkodër më 1977. Pasi ka kryer të mesmen në vendlindje, ka vazhduar studimet e larta në Turqi. Në 1999 ka ndjekur studimet në Institutin e Gjuhës Angleze në Universitetin e Bosforit, Stamboll. Në 2003 ka kryer studimet e larta në Universitetin Istanbul, Fakulteti i Shkencave Sociale, dega Sociologji. Në 2007 ka kryer Masterin SHPU në Universitetin e Tiranës, dega Sociologji-Filozofi me temë “Dialogu dhe toleranca ndërfetare: ecuri dhe sfida”. AktualishtAi ështëka doktorantmbrojtur doktoraturën në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, me temë dialogun midis qytetërimeve.
Gjatë viteve të fundit, me anë të programeve të ndryshme, ka bërë të mundur bashkëpunimin me disa organizata vendase dhe ndërkombëtare për të organizuar evenimente promovuese të vlerave të dialogut, siç janë: Qendra e Dialogut dhe Shtëpia Botuese PRIZMI, USAID, Institutit i Kontakteve Kulturore, Instituti për Mirëkuptim dhe Dialog, Lidhja e Gazetarëve dhe Shkrimtarëve të Turqisë, Komunitetet fetare, etj., me të cilat janë organizuar gjithashtu disa simpoziume ndërkombëtare. Ai ka marrë pjesë gjithashtu në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si në Shqipëri, Itali, Maqedoni, Turqi, Rusi, etj.
Ai është gjithashtu anëtar i Asamblesë së Institutit të Sociologjisë dhe autor i librit “Shqiptarët përballë sfidave të mirëkuptimit ndërfetar”, si dhe bashkautor i disa librave të tjerë në shqip dhe anglisht.