[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 118:
 
== Ekonomia ==
Rethi i Fierit është ekonomikisht një nga rrethet më të zhvilluara të Shqipërisë. Në këtë zhvillim veçojmë tre periudha të rëndësishme kohore : paraçlirimit, vitet 45-90-të dhe pas vitit 1990.Vlerësimi turistik i këtyre motiveve nenkupton kulturën shpirtërore, materiale e origjinale. Elementë të tillë si : veshja, këngët dhe vallet, instrumentet muzikore, doket dhe zakonet, fjalët e urta dhe legjendat, feja me institucionet e saj, muzeumet prezantojnë shpesh vlera të rralla e të papersëritshme.
 
Në periudhën paraçlirimit Fieri ka qenë një zone e prapambetur bujqësore, që vuante nga kënetëzimi masiv dhe malaria. Shumica e popullsisë jetonte në fshat ku ruheshin akoma disa karakteristika të feudalizmit. Një pjesë e fshatarësisë kishte tokë, ndërsa pjesa tjetër punonte në çifligjet e shtetit dhe në ato private. Ne vitin 1925 shoqëria anglo-persiane OIL Company mori për ta shfrytëzuar për kërkimin e vendburimeve të naftës një sipërfaqe prej 250.000 ha. Pas largimit të kësaj kompanie, vjen shoqëria AIPA që morri për shfrytëzim një sipërfaqe prej 164.000 ha. Në vitin 1938 ekzistonin magazina të mëdha mallrash dhe një rrjet i dendur tregtar. Degët kryesore të ekonomisë në këto vite përfaqësoheshin me disa fabrika të industrisë së lehtë dhe ushqimore. Në 1937 dhoma e tregetisë së qytetit numëronte 309 zejtarë, tregtarë dhe industrialistë. Pas pushtimit italian vërshuan shumë sipërmarrës, punëtore , fermerë , nënpunës, njerëz të profesioneve të ndryshme dhe bashkë me ta dhe prodhimet e industrisë italiane. Ky fenomen u shoqerua me pasoja negative për prodhuesit vendas, kryesisht artizanë, duke i rrenuar ekonomikisht dhe duke i detyruar të mbyllnin punishtet e tyre, gjë qe solli keqësimin e gjendjes ekonomike të familjeve të tyre. Pas kapitullimit të Italisë, pronat e shoqerisë AIPA i morri në dorë shoqëria gjermane Continental Oil.
 
Në periudhën 45-90, Fieri kthehet në një nga qendrat më të rëndësishme industriale të vendit. Këtu u ndërtua kompleksi më i madh energjitiko-kimik i vendit. Në prodhimin e pergjithshëm industrial të vendit, Fieri zinte 12 % të tij. Degët kryesore të industrisë ishin energjitika ( nxjerrja e përpunimi i naftës, prodhimi i energjisë elektrike ), industria kimike, mekanike dhe ushqimore. Për të mbështetur këto degë të industrisë së rëndë u ndertuan dy termocentrale, në Fier dhe në Ballsh. TEC-i i Fierit për nga kapaciteti ishte më i madhi në Shqipëri me kapacitet 160.000 kw energji në vit. Ne vitin 1952 u ngrit Uzina e Pastrimit të Pambukut dhe më pas u ngriten edhe fabrikat e imdustrisë ushqimore, si ajo e vajit, margarinës, e verës etj. Strategjia ekonomike e ndejekur në këto vite shtroi nevojën e zhvillimit të transportit automobilistik dhe hekurudhor. Fillimisht u zhvillua transporti automobilistik me ngritjen e dy parqeve më të mëdha te vendit, parku automobilistik i Fierit dhe ai i transnaftës në Patos. Me ngritjen e industrisë së rëndë përparësi mori edhe transporti hekurudhor. Në viet 1967-68 u ndërtua hekurudha Rrogozhine-Fier 53 km e gjatë, në 1974-75 hekurudha Fier- Ballsh 26 km, ndërsa në vitet 1981-86 ajo Fier-Vlorë 35 km.
Sipas statistikave bujqësore deri në vitin 1985 Fieri kishte 5 NB dhe 20 kooperativa bujqesore. Blegtoria u zhvillua dhe ajo si pjesë e gjithë kolektivizimit të bujqesise, por u vu në plan të dytë. Ajo asnjëherë nuk i plotesoi tërë nevojat e popullsisë. Megjthatë edhe blegtoria pati një fare ecurie. Ne vitin 1985 ajo jepte 1/3 e prodhimeve bujqësore, ku rrethi Fier dallohej për numrin më të madh të gjedhëve në vend, duke dhënë 1/5 e prodhimit të pergjithshëm blegtoral. Komplekse blegtorale të rëndësishme kishin NB-të e Roskovecit dhe Levanit, kooperativat e Zharezës, Pojanit , Cakranit etj.
Periudha e tretë pas viteve 90-te është shoqëruar me ndryshime të mëdha edhe në strukturën e ekonomisë. Kjo si rezultat i ndryshimit të formës së pronësisë, nga ajo shtetërore ne atë private. Shumica e ndërmarrjeve private të krijuara i përkasin aktivitetit tregtar, pas tyre vijnë ato të sektorit të shërbimeve dhe të sektorit të transportit. Në rrethin e Fierit ka pasur edhe mjaft investime të huaja kryesisht në sektorët joproduktive të ekonomisë si banka, ndërtime, transport si dhe në industrinë tekstile. Sot në rrethin e Fierit në industrinë e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës, veprojnë dy nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri, Albpetrol dhe ARMO si dhe kompania kanadeze “Banker’s “.
Ndërsa përsa i përket marrdhënieve agrare, edhe ato njohën ndryshime rrenjësore. U kalua nga sistemi i kooperativave dhe NB-ve në sistemin e pronës private dhe të ekonomisë të tregut të lirë. Në rrethin e Fierit procesi i ndarjes së tokave ka përfunduar në vitin 1993 dhe toka është shpërndarë sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin për Tokën. Shpërndarja e tokës është bërë ne varësi të sipërfaqes së përgjithshme të tokës së punueshme me numrin e banorëve. Kështu çdo person ka përfituar nga 0.15-0.3 ha. Këto kanë sjelle rritjen e shpejtë të numrit të njësive të prodhimit bujqësor. Bujqësia private dominohet nga fermat që operojnë në nivel familjar. Ndërkohë që nga shoqatat e fermerëve po krijohen ndermarrje të reja qe synojne drejt ekonomisë së tregut bujqësor modern.
Sot në rrethin e Fierit sipas Zyrës së Punësimt ka 72.237 te punësuar dhe 18.135 te papunë, ndërkohë që joekonomikisht aktive janë 51.052. Nga të punësuarit , 44.591 janë të gjinisë mashkullore dhe 27.646 të gjinisë femërore.
 
== Turizmi ==
 
=== Pasuritë Social – Kulturore ===
Vlerësimi turistik i këtyre motiveve nenkupton kulturën shpirtërore, materiale e origjinale. Elementë të tillë si : veshja, këngët dhe vallet, instrumentet muzikore, doket dhe zakonet, fjalët e urta dhe legjendat, feja me institucionet e saj, muzeumet prezantojnë shpesh vlera të rralla e të papersëritshme.
 
=== Jeta shpirtërore ===
Line 211 ⟶ 198:
== Radiot dhe televizionet ==
 
Në qytetin e Fierit ushtrojnë veprimtarinë e tyre disa stacione radiofonikeradiofon dhehaha televizive,mos kuia përmendenqi [[TV APOLLON]], [[TV KOMBI]] dhe [[AVN]] (një ndër stacionet më të hershme private që transmetonin në Shqipëri).motren
Kurse ndër radiot veçohen RADIO Fieri 107.2 Mhz, Radio Star 105.5 Mhz dhe Radio +3 91.6 Mhz.
 
== Shiko edhe këtu ==
* [[Historia e Shqipërisë]]
* [[Lista e qyteteve të Shqipërisë]]
* [[Qytetet shqiptare]]