Lucius Annaeus Seneca: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
ehm?
Rreshti 4:
 
== Jeta ==
Lucius Annaeus Seneca lindi në Kordobë të Spanjës[[Spanjë]]s por pjesën dërmuese të jetës e kaloi në Romë. Fëmininë e kaloi nën Augustin dhe ndoqi një shkollim të bukur në retorikë ku e dërgoi babai i tij me qëllim që ta përgatisë për karrierë publike. Por, Senekën e tërhiqte filozofia që në atë kohë me të madhe pat kapluar shkollat e retorikës : Këtu ai ndoqi mësimet e pitagoristit Sotion i cili mes tjerash këshillonte mosngrënien e mishit, stoikun Atal, i njohur për predikimet e tij nga morali dhe cinikun Demetrius. I pasionuar nga kjo mënyrë asketike e jetës u sëmua dhe qe i detyruar të tërhiqet nga kjo formë e të jetuarit.
 
Pas kësaj kaloi një kohë të shkurtër në Egjipt e në të këthyer nën ndikimin e këshillave të prindit dhe filloi karierën e avokatit. Arijti shpejtë të shkëlqejë vet por të zbehë imperatorin Klaud i cili nën ndikimin e gruas së vet e dërgoi syrgjyn ne Korzikë për gjatë tetë vitesh. U këthye vetëm kur gruaja e re e Klaudit e thiri në Romë. Tani iu besua edukimi Neronit të ri ku edhe e zëvendësoi për gjatë pesë vitesh në rolin e konzullit : Me ritjen e nxënësit, Seneca tërhiqet dhe jepet pas studimit, mund të thuhet, kultivimit shpirtëror.