Përdoruesi:The Incredibles/Eksodi 1999 në Kukës: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 37:
# Ndihmat kombëtare.
# Ndihmat ndërkombëtare.
'''Gjendja shëndetsore''' e banorëve''' dhe spitalet.
Me datë 28 Mars vazhdoi fluksi i të ardhurve Kosovarë, të dëbuar me forcë prej trojeve të tyre ,nga pushtuesit Serbë. Numri I tyre ishte 13.000 banorë. Refugjatët Kosovarë kishin hyrë nga pikëkalimi I Morinit ku edhe ishin dhunuar,torturuar,maskaruar dhe zhveshur nga policët serbë ,duke u marrë paratë,bizhuteritë dhe çdo send me vlerë që ato kishin
Vendstrehimi i tyre përkohshëm ishte Pallati I Kulturës “Hasan Prishtina”. Më pas pushteti lokal në Kukës hapi dyert e disa mjediseve shkollore, çerdhesh, kopshtesh, magazinash dhe deposh për strehimin e të dëbuarve. Refugjatët e tjerë u strehuan në familje kuksiane ku edhe u mikpritën nga to. Mesatarisht çdo familje në qytetin e kukësit kishte rreth 14 kosovarë. Ata flinin në çdo pjesë të shtëpisë. Në krye të javës mbërriti karvani i dytë i të dëbuarve ,me rreth 70.000 kosovarë. Nga këto 40.000 u sistemuan pranë familjeve qytetare, 10.000 në mjedise të ndryshme publike të qytetit, 6.000 në komunat Bicaj, Kolsh, Tërthore dhe Shtiqën, 12.000 në qytetin e Krumës dhe 300 në komunën Golaj.
Rreshti 45:
Disa Ndihma ushqimore erdhën nga biznesmeni kuksian Basri Ruka I cili ndau ndihma të konsiderueshme ushqimore për familjet që kishin strehuar refugjatë kosovarë. Edhe furrat e bukës filluan të punonin 24 orë pa pushim. Kryqi i kuq Shqiptar, dega Kukës filloi shpërndarjen e ndihmave. Gjatë kësaj periudhe u vu në punë Fabrika e blojes e qytetit të Kukësit për të bluar 200 tonë grurë. Shoqata humanitare Kosovare “Ulpiana” shpërndau për kosovarët e dëbuar 591 pako biskota, 100 pako rroba dhe veshmbathje, 12.000 konserva, 2.000 palë këpucë e çizme, 26 pako me ushqime dhe batanije. Fondacioni islam “ El Haramein” I Arabisë Saudite ndau 1 kamion me bukë, 1 me ushqime dhe 400 batanije për kosovarët e dëbuar me dhunë nga trojet e tyre. Shoqata e bamirësisë “Betania” për fëmijët jetim, kosovarë , nga mosha 0-14 vjeç ofroi strehim, ushqim, shkollim dhe rritje në kushte optimal pranë qendrës së saj.
 
'''HigjienaHigjena''' fillimisht nuk ishte problem por me kalimin e kohës u bë e tillë. Nuk kishte dushe, shpesh herë mungonin edhe sapunët dhe detergjentët. Por me kalimin e kohës u shpërndanë miliona pampers, detergjentë dhe sapunë. Kampet e ngritura nga Italia dhe Arabia Saudite ishin të paisura më shumë me to. Kishte rrezik për epidemi të ndryshme. Prandaj ishte e nevojshme paisja me sa më shumë banjo dhe ujë . Duhej të shtoheshin mjetet sanitare dhe të largoheshin mbeturinat jetësore dhe të dezinfektoheshin. U realizua kontrolli i ushqimeve para se të shpërndaheshin qe të parandaloheshin sëmundjet dhe epidemitë e ndryshme.
 
'''Spitali''' I Kukësit kryente 2.000 vizita mjekësore në ditë. Çdo 5-10 minuta vinin njerëz të plagosur, të rrahur, të masakruar dhe përdhunuar nga forcat serbe . Në qytetin e Kukësit funksiononte spitali fushor për të dëbuarit I cili kishte sallë të urgjncës, të lindjes, farmaci dhe qendrën ku ndihma mjekësore jepej falas. U krijua menjëherë shtabi I emergjencës që të përballonte situatën. Gjithashtu shoqata për ndihmë mjekësore dha ndihmë falas në një na mjediset e Poliklinikës së qytetit Kukës. Disa të burgosur kuksian në Lushnjë shprehën gadishmërinë të falnin gjak për spitalin e Kukësit për nevojat e kosovarëve të plagosur. U hap një qendër shëndetësore për mjekim falas me dy mjekë shqiptarë dhe një Italian. UNICEF-I dha një ndihmë shumë të madhe duke dërguar në Kukës 60.000 dozë vaksinash DTP(difteri, tetanozi) për vaksinimin e fëmijëve kosovarë të dëbuar me dhunë prej trojeve të tyre. Gjithashtu ngriti 3 qendra për trajtimin e fëmijëve të traumatizuar nga dhuna serbe. U ngritën 5 pika për vaksinimin e fëmijëve nën 12 vjeç që ishin: Klinika e kryqit të kuq finlandez, Poliklinika e qytetit të Kukësit, qendrat shëndetësore Bardhoc, Gostil dhe Kampi I arabëve. Ishin angazhuar 5 mjekë, 18 infermierë, u vaksinuan 10.097 fëmijë. Vaksinat ishin kundër poliomelitit dhe fruthit. Në fund të fushatës , në qendrat shëndetësore të qytetit të Kukësit ishin vaksinuar plot 24.270 fëmijë kundër fruthit dhe 11.082 kundër poliomelitit. Në kishën Kristiane gjermane të Kukësit vepronte shoqata “Humedika” . Në ekipin e saj shërbenin 2 mjekë dhe 2 infermierë të cilët gjatë ditës ofronin vizita falas, shpërndarje qumështi, larje e ndërrim rrobash për fëmijët e porsalindur kosovarë, kujdesin ndaj nënave shtatzëna, këshillime për mirëmbajtjen dhe rritjen e fëmijëve etj.Me datë 10 qershor ora 01:00 NATO pas bisedimeve të shumta vendosi pezullimin e bombardimeve ndaj trupave serbe në Kosovë. Ata kishin një kusht , tërheqja e serbëve nga Trojet Kosovare. Më pas menjëherë 18 furgonë me 140 kosovarët e parë u nisën drejt Kosovës. Në datën 13 Qershor ,qytetarët e Kuksit përshëndetën trupat Gjermane që u nisën drejt Kosovës dhe kaluan në pikën kufitare të Morinit rreth orës 11:00.