Ndryshimi mes inspektimeve të "Përdoruesi:The Incredibles/Eksodi 1999 në Kukës"

ska përmbledhje të redaktimeve
===Dita e parë e eksodit===
 
Me datë 27 Mars, në orën 13:20, në pikëkalimin doganorë të Morinës hynë 187 refugjatët e parë nga Kosova, ku shumica ishin fëmijë dhe gra, të cilët ishin në gjendje të mjerueshme fizike dhe mendore,shumica prej tyre të plagosur me mjete të forta si :qyta pushke , shkopinj gome etj . Ata ishin kryesisht banorë të fshatrave të Prizërenit, Krushë e Madhe dhe Zym. Si fillim këto refugjatë u strehuan në pallatin e kulturës “Hasan Prishtina”. Kryetari i bashkisë së qytetit Kukës, Safet Sula, u bëri thirrje qytetarëve të Kukësit që të ofronin mbështetje ndaj refugjatëve. Pas kësaj thirrje qytetarët kuksianë filluan menjëherë të strehonin refugjatët nga Kosova.Deri në orën 19:30 minuta kanë hyrë rreth tre mije kosovare (3000) brenda territorit te Kukësit .Ndërsa deri në orën 24.00 te 27.03.1999 ne Kukës mbërritën 12.721 kosovarë.Ndihmat e para ushqimore erdhën nga Ministria e Bujqësisë ku me Datë 27 Mars në Kukës, u dërguan kontigjente me ushqime (vaj, miell, sheqer, makarona, oriz, sapuna etj) për 2500 persona në muaj.
 
 
Anonymous user