Përdoruesi:The Incredibles/Eksodi 1999 në Kukës: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 2:
===Bisedimet e Natos ne lidhje me Kosoven===
Në orën 23:17, më 23 mars 1999 Sekretari i Përgjithshëm i NATOs, Javier Solana, lajmëroi se kishte urdhëruar Komandantin Suprem Aleat të Europës (SACEUR), Gjeneralin e Ushtrisë Amerikane Wesley Clark, që të "nisë operacionet ajërore në Republikën Federale të Jugosllavisë." Në 24 mars në orën 20:00 NATO nisi fushatën bombarduese kundër Jugosllavisë.
Fushata bombarduese e NATOs zgjati nga 24 marsi deri në 11 qershor 1999, duke përfshirë mbi 1,000 avionë që vepronin kryesisht nga bazat në Itali dhe në aeroplan-mbajtëset të stacionuara në AdriatiK. Raketat kruiz "Tomahawk" u përdorën gjërësisht, të lëshuara nga avionët, anijet, dhe nëndetëset.Të gjithë anëtarët e NATOs, me përjashtim të Greqisë, u përfshinë në këtë fushatë. Në mbi dhjetë javet e konfliktit, avionët e NATOs fluturuan mbi 38,000 misione luftimi.Ishte hera e dytë, për Forcat Ajrore Gjermane (Luftwaffe), që kishte marrë pjesë në një konflikt që prej Luftës së Dytë Botërore pas Luftës së Bosnjes.Qëllimi i paracaktuar i NATOs u përmblodh nga zëdhëndësit e saj si "serbët jashtë, paqeruajtësit brenda, refugjatët të kthehen". Pra, trupat jugosllave duhej të largoheshin nga Kosova ,të cilët do të zëvendësoheshin nga paqeruajtësit ndërkombëtarë në mëyrë që të siguronin që refugjatët shqiptarë të ktheheshin në shtëpi. Fushata u caktua në fillim ,për shkatërrimin e mbrojtjes ajërore jugosllave dhe shënjestra ushtarake me vlerë të lartë. Nuk shkoi dhe aq mirë në fillim, pasi moti i keq , i disfavorizonte misionet e ndërmarra nga NATO.Nato-ja e nënvlerësoi faktin se Millosheviçi do të rezistonte: shumë pak në Bruksel mendonin se fushata do të zgjaste më shumë se pak ditë, dhe megjithëse bombardimet fillestare nuk ishin me intensitet të ulët, por nuk e arritën intensitetin e bombardimit të Bagdadit në 1991.
===Dita e parë e eksodit===
 
Me datë 27 Mars, në orën 13:20, në pikëkalimin doganorë të Morinës hynë 187 refugjatët e parë nga Kosova, ku shumica ishin fëmijë dhe gra, të cilët ishin në gjendje të mjerueshme fizike dhe mendore,shumica prej tyre të plagosur me mjete të forta si :qyta pushke , shkopinj gome etj .U morën masa të menjëhershme për transportimin e tyre me mjete të transportit civil dhe ushtrisë nga Drejtuesit e Prefektures së Kukësit Ata ishin kryesisht banorë të fshatrave të Prizërenit, Krushë e Madhe dhe Zym. Si fillim këto refugjatë u strehuan në pallatin e kulturës “Hasan Prishtina”. Kryetari i bashkisë së qytetit Kukës, Safet Sula, u bëri thirrje qytetarëve të Kukësit që të ofronin mbështetje ndaj refugjatëve. Pas kësaj thirrje qytetarët kuksianë filluan menjëherë të strehonin refugjatët nga Kosova.Deri në orën 19:30 minuta kanë hyrë rreth tre mije kosovare (3000) brenda territorit te Kukësit .Presidenti i asaj kohe, Rexhep Meidani, së bashku me disa ministra te kabinetit , mbërriten ne Kukes.Qëlimi i ardhjes , ishte vlerësimi i gjendjes në Prefekturën e Kukësit , pas sulmit luftarak te NATO-s si dhe masat që duhej marrë nga qeveria Shqiptare dhe pushteti vendor në rast te ndonjë fluksi të shqiptarëve ,si pasojë e hakmarrjes së ushtrisë jugosllave kundër popullit Shqiptar të Kosovës Ndërsa deri në orën 24.00 te 27.03.1999 ne Kukës mbërritën 12.721 kosovarë.Ndihmat e para ushqimore erdhën nga Ministria e Bujqësisë ku me Datë 27 Mars në Kukës, u dërguan kontigjente me ushqime (vaj, miell, sheqer, makarona, oriz, sapuna etj) për 2500 persona në muaj.
 
 
Rreshti 35:
|}
 
 
# Numri I personave të strehuar.
# Gjendja në familjet mikpritëse.
# Ndihmat kombëtare.
# Ndihmat ndërkombëtare.
'''Gjendja shëndetsore e banorëve''' .
Me datë 28 Mars vazhdoi fluksi i të ardhurve Kosovarë, të dëbuar me forcë prej trojeve të tyre ,nga pushtuesit Serbë. Numri I tyre ishte 13.000 banorë. Refugjatët Kosovarë kishin hyrë nga pikëkalimi I Morinit ku edhe ishin dhunuar,torturuar,maskaruar dhe zhveshur nga policët serbë ,duke u marrë paratë,bizhuteritë dhe çdo send me vlerë që ato kishin
Vendstrehimi i tyre përkohshëm ishte Pallati I Kulturës “Hasan Prishtina”. Më pas pushteti lokal në Kukës hapi dyert e disa mjediseve shkollore, çerdhesh, kopshtesh, magazinash dhe deposh për strehimin e të dëbuarve. Refugjatët e tjerë u strehuan në familje kuksiane ku edhe u mikpritën nga to. Mesatarisht çdo familje në qytetin e kukësit kishte rreth 14 kosovarë. Ata flinin në çdo pjesë të shtëpisë. Në krye të javës mbërriti karvani i dytë i të dëbuarve ,me rreth 70.000 kosovarë. Nga këto 40.000 u sistemuan pranë familjeve qytetare, 10.000 në mjedise të ndryshme publike të qytetit, 6.000 në komunat Bicaj, Kolsh, Tërthore dhe Shtiqën, 12.000 në qytetin e Krumës dhe 300 në komunën Golaj.