Ndryshimi mes inspektimeve të "Përdoruesi:The Incredibles/Eksodi 1999 në Kukës"

ska përmbledhje të redaktimeve
'''Demtimet ne Bujeqesi e Blegtori'''
• Lufta në Kosovë përfshiu drejtëpërdrejt Prefekturën e Kukësit deh shkaktoi dëme të mëdha në bujqësi dhe blegtori. Përveçse u mbuluan më shumë se 1400 hektarë tokë me mina gjatë krizës mbeti edhe shumica dërrmuese e tokës djerrë. Lufta ndodhi në pranverë, pikërisht në fushatën e mbjelljeve dhe kryerjeve së punëve të tjera në bujqësi. Në Prefekturën e Kukësit, që është rajon relativisht I varfër shumica e banorëve I mbajnë shpresat tek prodhimi bujqësor dhe blegtoral. Shpërngulja masive e banorëve kosovare në zonat rurale të Prefekturës së Kukësit, minimi i sipërfaqeve të tëra dhe zhvillimi I luftës në brezin kufitar, bënë që kjo popullsi të mos mbillte tokat bujqësore e të mos bënte punë të tjera për shkak të rreziqeve të mëdha të luftës. Natyra e dëmeve është e ndryshme, që nga mbetja e sipërfaqeve të pambjella, sipërfaqevt e tokave të mbjella dhe të dëmtuara direkt deri tek ato të papunuara, për shkak të evakuimit të popullsisë në zona më të sigurta. Sipas urdhrit nga Shtabi I Mbikëqyrjes së situatës së jashtëzakonshme janë evidentuar dhe mjaft dëme në pemëtari, fasule, livadhe dhe kullota. Sipas të dhënave mbi 1200 hektarë tokë nuk janë mbjellë me kultura bujqësore dhe nuk u janë kryer shërbimet e nevojshme.Dëmet në blegtori kanë qene të konsiderueshme. Në rethin e Kukësit janë dëmtuar një numër i konsiderueshëm i bagëtive të trasha, të imëta, njëthundrakë dhe bletë. Dëmi më I madh ishte në Has dhe në Tropojë. Kështu në të gjithë Prefekturën u dëmtuan më shumë se 800 gjedhë dhe njëthundrakë, mbi 3000 bagëti të imëta, më shumë se 1200 zgjoje bletësh. Në bazë të verifikimit të ekspertëve dëmi në bujqësi dhe blegtori, në shkallë prefekture llogaritet në shumën 347,118,000 lekë ose 2 milionë e 673 mijë dollar amerikanë. Dëmtime të mëdha ka pasur dhe sektori i bujqësisë sidomos objektet vaditëse..Dëmtimet të mëdha ka pësuar e sektori i bujësisë , sidomos objektet vaditëse . Dëmet ne këto objekte kalojnë shumën 26,946,000 leke. Dëmtimet tejet të mëdha kanë pasur rrjeti i ndërlidhjes, ai elektrik, infrastruktura rrugore, institucionet shtetërore, shkolla. Këto dëme llogariten me mbi 15 milionë dollarë amerikanë.
 
===Eksternalitet pozitive===
 
•Gjatë periudhës së krizës kosovare Kukësi ishte kthyer në një kryeqendër botërore sepse:
1-U vizitua nga personalitete të rëndësishme të politikës botërore siç janë:Kostantinu , përfaqesues i Këshillit të Europës në Tiranë - 19 mars 1999.
Presidenti I Republikës Rexhep Meidani dhe kryeministri Pandeli Majko -27 mars 1999.Zv.Kryeministri Ilir Meta -29 mars 1999.Ish Presidenti , Sali Berisha -30 mars 1999.Komisionere e Naltë për refugjatët, Ema Bonino dhe Kryetari i parlamentit të Shqipërisë, Skënder Gjinushi - 1 prill 1999.Ambasadori i OSBE-së në Tiranë , Dan Everts -2 prill 1999.Ambasadori I UNICEF-it në Tiranë, Roberto Laurenti -3 prill 1999.Kryeministri I Italisë Massimo D’Alema - 4 prill 1999.Kongresmeni amerikan I Virgjinias, Frenk Uollf - 5 prill 1999.Ministri I Jashtëm I Norvegjisë ,Folebek - 6 prill 1999.Zv/Sekretari I Përgjithshem I NATO-s, Ballazano - 7 prill 1999.Komisionere e Naltë e OKB-së për Refugjatët, Sadako Ogata - 8 prill 1999.Ministri i Mbrojtjes i Greqisë ,Xoaxopullos - 10 prill 1999.Drejtoreshë Ekzekutive e UNICEF, Karoll Bellany - 11 prill 1999.Specialisti I OKB-së për Refugjatët, Mc.Namarra - 7 maj 1999.Presidenti i Italisë Oscar Liugi Scalfaro - 8 maj 1999.Sekretari i Përgjithshëm I OKB-së Kofi Anan - 20 maj 1999.Hashim Thaçi -24 maj 1999.Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ,Ser Rasell Xhonson - 5 qershor 1999.
Deri me 12 qershor 1999 Kukësin e kanë vizituar edhe personalitete të tjera meshumë ndikim në jetën politike europiane.
2-Gjatë dëbimit të kosovarëve nga trojet e tyre etnike kishte mbi 2.000 gazetarë të huaj që informonin të gjithë botën për ngjarjen qe po ndodhte në Kukës(CNN,BBC , Euro-Neës, Fox Neës etj) .
3-U ndërtua aeroporti “Zaid Bin Sulltan”, si një mirënjohje për atë që bëri Kukësi në ndihmë të refugjatëve të luftës. Aeroporti i Kukësit u projektua gjatë krizës së Kosovës në vitin 1999 dhe u bë një investim prej 30 milionë dollarësh nga Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e tij. Ndërtimi i këtij aeroporti nisi në muajin maj të vitit 2002 dhe përfundoi disa vjet më vonë. Ky aeroport mban emrin e ish mbretit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 hektarë, 3 kilometra larg qytetit të Kukësit, dhe është i kategorisë ndërkombëtare C. Sipas projektit të ndërtimit, në këtë aeroport është parashikuar që të zbresin njëherësh deri në 5 aeroplane. Aeroporti i Kukësit nuk është vënë asnjëherë në punë, për shkak të kontratës mes qeverisë dhe grupit që ka marrë me koncesion Aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit. Vënia në punë e këtij aeroporti është kërkuar disa herë edhe nga qeveria kosovare sepse zhvillimi i tij do t’i jepte ndihmë ekonomisësë së dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës.
4-Rritja e jetës kulturore.
===Dëshmi të kohës===
# Intervistë me gazetarë të asaj kohe.
# Interviste me persona qe e kane perjetuar kete ngjarje ne kampet e ngritura ne qytetin e Kukesit
 
 
===Festimet në përkujtim të eksodit===
Anonymous user