Ndryshimi mes inspektimeve të "Përdoruesi:The Incredibles/Eksodi 1999 në Kukës"

<span lang="SQ">'''Eksodi i vitit 1999''' ishte dëbimi me dhunë i shqipëtarëve të Kosovës nga trojet e tyre. Ky dëbim filloi më 27 Mars dhe deri në fund ishin dëbuar rrreth 500,000 persona përqindjen më të madhe të të cilëve e zinin gratë dhe fëmijët. Shumica e të dëbuarve u strehuan në qytetin e Kukësit për një periudhë tre mujore. </span>
===Bisedimet e Natos ne lidhje me Kosoven===
Në orën 23:17, më 23 mars 1999 Sekretari i Përgjithshëm i NATOs, Javier Solana, lajmëroi se kishte urdhëruar Komandantin Suprem Aleat të Europës (SACEUR), Gjeneralin e Ushtrisë Amerikane Wesley Clark, që të "nisë operacionet ajërore në Republikën Federale të Jugosllavisë." Në 24 mars në orën 20:00 NATO nisi fushatën bombarduese kundër Jugosllavisë.
Fushata bombarduese e NATOs zgjati nga 24 marsi deri në 11 qershor 1999, duke përfshirë mbi 1,000 avionë që vepronin kryesisht nga bazat në Itali dhe në aeroplan-mbajtëset të stacionuara në AdriatiK. Raketat kruiz "Tomahawk" u përdorën gjërësisht, të lëshuara nga avionët, anijet, dhe nëndetëset.Të gjithë anëtarët e NATOs, me përjashtim të Greqisë, u përfshinë në këtë fushatë. Në mbi dhjetë javet e konfliktit, avionët e NATOs fluturuan mbi 38,000 misione luftimi.Ishte hera e dytë, për Forcat Ajrore Gjermane (Luftwaffe), që kishte marrë pjesë në një konflikt që prej Luftës së Dytë Botërore pas Luftës së Bosnjes.Qëllimi i paracaktuar i NATOs u përmblodh nga zëdhëndësit e saj si "serbët jashtë, paqeruajtësit brenda, refugjatët të kthehen". Pra, trupat jugosllave duhej të largoheshin nga Kosova ,të cilët do të zëvendësoheshin nga paqeruajtësit ndërkombëtarë në mëyrë që të siguronin që refugjatët shqiptarë të ktheheshin në shtëpi. Fushata u caktua në fillim ,për shkatërrimin e mbrojtjes ajërore jugosllave dhe shënjestra ushtarake me vlerë të lartë. Nuk shkoi dhe aq mirë në fillim, pasi moti i keq , i disfavorizonte misionet e ndërmarra nga NATO.Nato-ja e nënvlerësoi faktin se Millosheviçi do të rezistonte: shumë pak në Bruksel mendonin se fushata do të zgjaste më shumë se pak ditë, dhe megjithëse bombardimet fillestare nuk ishin me intensitet të ulët, por nuk e arritën intensitetin e bombardimit të Bagdadit në 1991.
 
===Dita e parë e eksodit===
 
Anonymous user