Përdoruesi:The Incredibles/Eksodi 1999 në Kukës: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Rreshti 8:
Me datë 27 Mars, në orën 13:20, në pikëkalimin doganorë të Morinës hynë 187 refugjatët e parë nga Kosova, ku shumica ishin fëmijë dhe gra, të cilët ishin në gjendje të mjerueshme fizike dhe mendore,shumica prej tyre të plagosur me mjete të forta si :qyta pushke , shkopinj gome etj .U morën masa të menjëhershme për transportimin e tyre me mjete të transportit civil dhe ushtrisë nga Drejtuesit e Prefektures së Kukësit Ata ishin kryesisht banorë të fshatrave të Prizërenit, Krushë e Madhe dhe Zym. Si fillim këto refugjatë u strehuan në pallatin e kulturës “Hasan Prishtina”. Kryetari i bashkisë së qytetit Kukës, Safet Sula, u bëri thirrje qytetarëve të Kukësit që të ofronin mbështetje ndaj refugjatëve. Pas kësaj thirrje qytetarët kuksianë filluan menjëherë të strehonin refugjatët nga Kosova.Deri në orën 19:30 minuta kanë hyrë rreth tre mije kosovare (3000) brenda territorit te Kukësit .Presidenti i asaj kohe, Rexhep Meidani, kryeministri PAndeli Majko së bashku me disa ministra te kabinetit , mbërriten ne Kukes.Qëlimi i ardhjes , ishte vlerësimi i gjendjes në Prefekturën e Kukësit , pas sulmit luftarak te NATO-s si dhe masat që duhej marrë nga qeveria Shqiptare dhe pushteti vendor në rast te ndonjë fluksi të shqiptarëve si dhe pergatitjet e mundshme,per tu përballur me ndonjë sulm, që mund të ndodhe si pasojë e hakmarrjes së ushtrisë jugosllave ndaj sulmit të NATO-s. Ndërsa deri në orën 24.00 te 27.03.1999 ne Kukës mbërritën 12.721 kosovarë.Ndihmat e para ushqimore erdhën nga Ministria e Bujqësisë ku me Datë 27 Mars në Kukës, u dërguan kontigjente me ushqime (vaj, miell, sheqer, makarona, oriz, sapuna etj) për 2500 persona në muaj.
 
===Dita e dytë28.03.199 deri në ndërhyrjen e NATO-s===
{| class="wikitable" border="1" style="float:right; margin-left:1em;"
|+ Data
Rreshti 45:
 
'''Spitali''' I Kukësit kryente 2.000 vizita mjekësore në ditë. Çdo 5-10 minuta vinin njerëz të plagosur, të rrahur, të masakruar dhe përdhunuar nga forcat serbe . Në qytetin e Kukësit funksiononte spitali fushor për të dëbuarit I cili kishte sallë të urgjncës, të lindjes, farmaci dhe qendrën ku ndihma mjekësore jepej falas. U krijua menjëherë shtabi I emergjencës që të përballonte situatën. Gjithashtu shoqata për ndihmë mjekësore dha ndihmë falas në një na mjediset e Poliklinikës së qytetit Kukës. Disa të burgosur kuksian në Lushnjë shprehën gadishmërinë të falnin gjak për spitalin e Kukësit për nevojat e kosovarëve të plagosur. U hap një qendër shëndetësore për mjekim falas me dy mjekë shqiptarë dhe një Italian. UNICEF-I dha një ndihmë shumë të madhe duke dërguar në Kukës 60.000 dozë vaksinash DTP(difteri, tetanozi) për vaksinimin e fëmijëve kosovarë të dëbuar me dhunë prej trojeve të tyre. Gjithashtu ngriti 3 qendra për trajtimin e fëmijëve të traumatizuar nga dhuna serbe. U ngritën 5 pika për vaksinimin e fëmijëve nën 12 vjeç që ishin: Klinika e kryqit të kuq finlandez, Poliklinika e qytetit të Kukësit, qendrat shëndetësore Bardhoc, Gostil dhe Kampi I arabëve. Ishin angazhuar 5 mjekë, 18 infermierë, u vaksinuan 10.097 fëmijë. Vaksinat ishin kundër poliomelitit dhe fruthit. Në fund të fushatës , në qendrat shëndetësore të qytetit të Kukësit ishin vaksinuar plot 24.270 fëmijë kundër fruthit dhe 11.082 kundër poliomelitit. Në kishën Kristiane gjermane të Kukësit vepronte shoqata “Humedika” . Në ekipin e saj shërbenin 2 mjekë dhe 2 infermierë të cilët gjatë ditës ofronin vizita falas, shpërndarje qumështi, larje e ndërrim rrobash për fëmijët e porsalindur kosovarë, kujdesin ndaj nënave shtatzëna, këshillime për mirëmbajtjen dhe rritjen e fëmijëve etj.Me datë 10 qershor ora 01:00 NATO pas bisedimeve të shumta vendosi pezullimin e bombardimeve ndaj trupave serbe në Kosovë. Ata kishin një kusht , tërheqja e serbëve nga Trojet Kosovare. Më pas menjëherë 18 furgonë me 140 kosovarët e parë u nisën drejt Kosovës. Në datën 13 Qershor ,qytetarët e Kuksit përshëndetën trupat Gjermane që u nisën drejt Kosovës dhe kaluan në pikën kufitare të Morinit rreth orës 11:00.
 
 
 
===Kampet e të dëbuarve===