Historia e Hasit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 2:
 
==Historia e Hasit==
Hasi është një ndër krahinat etno-gjeografike me kufij të përcaktuar shumë qartë. Përveç shumë karakteristikave që e veçojnë nga krahinat e tjera shqiptare, është edhe ajo e kufizimit të saj. Hasi kufizohet pothuajse në të gjitha anët me lumenjë. Në veri dhe në lindje me ''[[Drini i Bardhë|Drinin e Bardhe]]'' dhe degën e tij ''Ernikun'' që e ndajnë nga ''Perdrinia'' dhe krahina e ''Rekes''. Në jug dhe në perëndim kufizohet me krahinën e Lumës dhe Malëziut, me të cilat i ndan po ashtu Drini i Bardhë i bashkuar(tash ''[[Liqeni i Fierzës|liqeni i Fierzës]]'' ndërsa në veri-perëndim ''përroi i Skatinës'' e ndau nga krahinat e Bytyçit,përkatësisht nga ajo e Tropojës.
Hasi shtrihet në mes gjerësive gjeografike veriore 42 gradë 05'45'' nga fshati Brrut dhe 42 gradë 17'57'' në veri në majën e Krajlicës si dhe në gjatësinë gjeografike lindore 20 gradë 13'11'' në Kosturr dhe 20 gradë 32'50'' në majën e Pashtrikut në lindje. Ka një sipërfaqe prej 393 km², gjatësia e vijës kufitare është 85,8 km, nga këta kufij tokësore 27,8 km me Hasin e Rrafshit, lumor 14 km me rrethin e Tropojës dhe 44 km kufij liqenor me rrethin e Kukësit.
'''Malësia e Hasit''' është një krahinë, që jetën e vet në të kaluarën, në etapa te caktuara historike, e ka bërë gjysmë të izoluar nga krahinat e tjera''.<ref>Çoçaj.Dr.Nexhat,''Hasi-enciklopedi etnokulturore V'', ''Pavarësia'',Durres,2012,fq.14.</ref> . Në [[Konferenca e Londrës 1912-1913|Konferencën e Ambasadoreve ne Londër]] në vitin 1913 u vendos ndarja e territoreve shqipëtare dhe gjysma e Hasit mbeti në pjesën e Kosovës. Dhe që prej 100 vjetësh kjo krahinë shqiptare vazhdon të quhet me dy emra: [[Hasi i Shqipërisë]] dhe [[Hasi i Kosovës]] dhe që në fakt është një, ashtu siç e thotë edhe kënga, se Hasi nuk ka qenë kurrë i ndarë, por ka qenë një krahinë e vetme . <ref>Muhadri.Dr.Besim "Mehmet Cena i Hasit",Pjeter Bogdani 2012 , fq 14-15 ISBN 978-9951-445-22-1.</ref> Pikërisht për shkak të kësaj ndarjeje Hasi, tashmë i mbetur në pjesën administrative të Shqipërisë, nëpërmjet vijës kufitare të vënë në vitin 1913 kufizohet me Republikën e Kosovës, përkatësisht me vetveten, apo me pjesën e trungut të vet.
Për ekzistencën e krahinës së Hasit si një njësi e pandarë tregojnë edhe dokumentet e vjetra që në shek.XIII. Për herë të parë flitet për të rreth vitit 1208, për herë të dytë në krisobulën e Deçanit e më vonë, për herë të tretë edhe në krisobulën e Manastirit të Shën Arhanxhelit. Sipas krisobules së Deçanit i takonin këto fshatra: Vllahinja(Vlahnja), Rugova, Dollançi, Lipovaci(Lipoveci), Jabucna dhe kullosa dimërore "Modra Sllatina". Prej këtyre fshatrave, Modra Sllatina sot gjendet në territoret e Shqipërisë, ndërsa të tjerat në territorin e Kosovës. <ref>Mehmetaj Dr.Faton:''Monumentet e kultures iliro-shqiptare te pervetesuara me force nga kultura serbe 8,me nentitullin "Manastiri i Decanit i privilegjuar ne dem te shqiptareve", "Epoka e re",5 8.2005,fq.7.</ref>
Sipas një statistike që kemi arritur të sigurojmë gjysma e Hasit, me rreth 371 km² popullsi mbi 40.000 banorësh bën pjesë në Republikën e Kosovës, ndërsa gjysma tjetër e Hasit shtrihet brenda territorit të Shqipërisë, ka një sipërfaqe prej 374 km² dhe me një popullsi prej afër 21.500 banorësh. Duke shikuar në total, rezulton se i gjithë Hasi ka një shtrirje territoriale prej 745 km² dhe me një popullsi prej 61.500 banorësh, që do të thotë një ndër zonat apo krahinat me popullsinë më të madhe në verilindje.