[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Poezia epike''' ka marë emrin nga fjala greke ''epos''-fjalë, tregim dhe paraqet formën e gjatë të krijim të vargje. Në përdorim janë edhe termat epos, epope, këngë epike etj, fjalë të cilat pjesërisht janë të sakta dhe shpeshëherë ngatërrohen në kuptime. Disa me fjalën epos i quajnë ciklet e këngëve epike, të cilët gjatë zhvillimi kanë mbetur në një shkallë më të ulët se sa epi. Fjala epope u vihet zakonisht epeve të mëdha për dallim nga epet e zakonshme. Në këtë rast epope do të emëroheshin Iliada, Eneida, por edhe Komedia Hyjnore. Zakonish në këtë tip të epit zë vend një pamje e gjërë e jetës së kohës, e cila dëftohet përmes ngjarjeve të rëndësishmë për jetën e fatin e atij populli në momente të caktuara, zakonisht në luftën prej së cilës do të mvaret zhvillimi i mëtejshëm. Epi synon ta kap jetën e shoqërisë në mënyrë totale, historike dhe shoqërore, andaj në ngjarjet e tij marrin pjese njerëzit nga të gjitha shtresat e një popullit, mirëpo heronjtë e tij janë prijësit, mbretërit, gjysmëhyjënitë etj. Një ep të tillë në letërsinë shqipe e ka shkruar Gjergj Fishta Lahuta e Malcisë, në të cilën ka përfshirë periudhën rreth tridhjetëvjeçare që nga Lidhja e Prizrenit deri në shpalljen e pavarësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar.
==shih më tepër==
*[http://www.mod.gov.al/index.php/dokumentare-video/519-kenga-epike/ Këngë Epike , Ministria e Mbrojtjes së R. së Shqipërisë]
[[Kategoria:Këngë]]