William Shakespeare: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1503878 i bërë nga Besjan21 (diskutimet) Vandalizëm
ndreqje.
Rreshti 18:
Uilliam Shekspir e ngriti artin poetik në majat më të larta. Kur flitet për të shumë pak autor i qëndrojnë përkrah dhe asnjë përsipër. Studimet, analizat dhe komentet rreth tij janë të panumërta por përfundimi është i njejtë: vepra shekspirane është e admirueshme si tërësi dhe në të tërë përbërësit e veçantë. Vepra e tij së bashku me Biblën dhe Deklaratën e të Drejtave të Njeriut janë shtyllat në të cilat ngritet identiteti i Evropës historike.  Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Njeri nder shkrimtarët me te famshem ne bot. Ai ka qenë [[komediograf]], [[dramaturg]], por edhe [[aktor]]. Ai jo vetëm që shkroi disa [[tragjedi]] të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë [[komedi]] dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze.
 
== Biografia ==
Ishte i biri i një tregtari jo fort të pasur dhe lindi në familje me shumë fëmijë në Stratford-mbi-Ejvën, me 23 prill 1564. Uiliami ishte fëmija i tretë i John dhe Mary Shakespeare. Nga tetë fëmijët e tyre mbijetuan katër, dy prej të cilëve u bënë [[aktorë]]: Uiliami dhe vëllai i tij më i vogël Edmund i lindur më 1580, i cili shkoi me të në [[Londër]]. Dihet se studioi në shkollën e vendlindjës, ku u njoh me mjeshtrat grekë dhe latinë, por nuk dihet se deri në cilin vit e vazhdoi shkollim aty. Pengesë për vazhdimin e studimeve padyshim ishte martesa në moshë të re kur ishte vetëm 18 vjeç me Ana Hethuejn, që ishte disa vite më e madhe se ai. Me të shoqen kishte 3 fëmijë: një djalë me emrin Hamnet i cili vdiq në moshën 11 vjeçare duke i lënë prindërit shumë të pikëlluar dhe dy vajza Suzana dhe Judita të cilat Shekspiri i donte shumë. 4 vite pas martesës u largua përfundimisht nga vendlindja dhe u vendos në Londër. Për vitet e para të qëndrimit të tij në Londër nuk ka dokumentime të sakta. Por në vitin 1592 del se emri i tij njihej në Londër, si autor dramatik dhe aktorë. Vepra e tij e parë drama historike, Henriku VI u shfaq po në këtë vit. Shekspiri përparoi shpejt në mjedisin londinez falë mbështetjes së kontit Sauthemton. Më 1597 bashkëthemeloi teatrin “Globus” ku do të ishte dhe aktorë e ku do të luheshin pjesët e tij më të mëdha. Londra ishte e mbushur me teatro por më i suksesshmi dhe me namin më të madh ishte teatri “Globus”. Deri në vitin 1612 kur ai u largua nga Londra për t’u tërhequr në Straford, për studiuesit jeta e tij do të jetë e barabartë me veprimtarinë skenike. Më 1616 ai përpiloi testamentin e tij dhe vdiq pas një muaji, u varros në vendlindje.
 
== Teatri Elizabetian ==
Teatri Elizabetian: Veprimtaria dramatike e Shekspirit u zhvillua në kuadër të teatrit elizabetian dhe ka si kuadër historik mbretërimin e Elizabetës I (1558 – 1603). Kjo epokë njihet dhe si epoka e artë e teatrit anglez. Përkrah teatrit klasik, ky teatër përbën dukurinë më të rëndësishme e më të mrekullueshme për teatrin botëror në përgjithësi. Në këtë periudhë lëvrohen të gjitha llojet e dramatikës me të njejtin sukses madje pasurohen me elemente të reja. Por kulmin e arrin tragjedia, e cila i paraqet heronjët para konfliktesh e dilemash të skajshme, prej të cilave dilet me vullnet e forcë shpirtërore të paepur ose dalja nuk ekziston fare.
 
== Teatri Shekspirian ==
Teatri Shekspirian: Gjatë krijimtarisë së tij, Shekspiri realizoi 37 vepra për teatrin, nga të cilat 13 tragjedi, 10 drama historike dhe 14 komedi. Pjesa tjetër e krijimtarisë përfshinë 154 sonete që mbahen si realizimi poetik më i çmueshëm i gjithë kësaj periudhe dhe 2 poema të gjata.                                                                                       
 
=== Periudhat kryesore ===
Prodhimi dramatik i Shekspirit njeh katër periudha kryesore:
 
Line 38 ⟶ 42:
Aftësia e tij qëndronte në të hedhurit e rrëfimit përtej, për të përshkruar kështu pamjet e brendshme dhe të thella të natyrës njerëzore. Mendohet se pjesën më të madhe të veprave të tij t’i ketë shkruar midis viteve [[1585]] [[1611]], edhe pse [[kronologji]]a e veprave që i atribuohen atij nuk njihen me saktësi, duke shkaktuar kështu mangësi në lidhje me hartimin e një biografie të thellë dhe të plotë për këtë figurë madhështore të letërsisë.
 
== Vepra të shquara ==
Disa nga tragjeditë më të famshme të Shekspirit janë: [[Hamleti]], [[Romeo dhe Xhuljeta|Romeo e Zhuljeta]], [[Henriku IV]], [[Makbeth]], ndërsa nga komeditë përmendim: [[Shumë zhurmë për asgjë]], [[Nata e dymbëdhjetë]], etj.....
* [[Hamleti]],
Line 53 ⟶ 58:
* [[Mbreti Lir]],
* [[Jul Cezari]]
* Briani nona ne contestrajt qia jete FOXspeed | s[W]eX.
 
== Kuriozitete ==
Shekspiri përdori rreth 20 mijë unitete gjuhësore ndërkohë që fjalori aktiv i njeriut të epokës nuk përmbante më shumë se 1500 fjalë. Kishte një gjuhë jashtëzakonisht te gjallë dhe të pasur. Përdorte neologjizmat, lojërat e fjalëve dhe fjalë me shumë kuptime.
 
== Shiko edhe këtë ==
*[[Kisha Anglikane]]
 
== Referenca dhe shënime ==
 
== Lidhje të jashtme ==
{{WikiQuote|William Shakespeare|William Shakespeare}}
 
{{lit-cung}}
 
[[Kategoria:Shkrimtarë anglezë]]
[[Kategoria:Lindje 1564]]
[[Kategoria:Vdekje 1616]]
 
{{Link FA|af}}
{{Link FA|bs}}
{{Link FA|es}}
{{Link FA|he}}
{{Link FA|hr}}
{{Link FA|pl}}
{{Link FA|sv}}