Ndryshimi mes inspektimeve të "Ngarkesa elektrike"

7.173 bytes added ,  5 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
v (Bot: Migrating 81 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q1111 (translate me))
[[File:VFPt charges plus minus thumb.svg|thumb|right|300px|[[Fusha elektrike]] e një ngarkese pozitive dhe e një ngarkese negative.]]
'''Ngarkesa elektrike''' është një veti themelore e konservuar e disa [[thërrmija nënatomike|thërrmijave nënatomike]], e cila përcakton [[bashkëveprimin elektromagnetik]]. Lënda që është elektrikisht e ngarkuar, influencohet nga, dhe në të njëjtën kohë prodhon një [[fusha elektromagnetike|fushë elektromagnetike]]. Bashkëveprimi midis një ngarkese lëvizëse dhe një fushe elektromagnetike është burimi i [[forcës elektromagnetike]], e cila është një nga katër [[bashkëveprimet themelore|forcat themelore]].
 
== Një shikim i përgjithshëm ==
 
[[File:Electric field point lines equipotentials.svg|thumb|left|250px| Diagrami që tregon vijat e fushës dhe ekuipotenciale rreth një [[Elektroni|elektroni]], grimcë e ngarkuar negativisht. Në një [[Atomi|atom]] netural për nga elektriciteti, numri i elektroneve është i barabartë me numrin e protoneve (të cilat janë të ngarkuara pozitivisht), duke rezultuar me ngarkesë përfundimtare zero.]]
 
Ngarkesa është veti themelor e formave të materies që ekspozojnë veprime elektrostatike ose shtytje në prezencë të një materieje tjetër. Ngarkesa elektrike është veti karakteristike për shumë grimca subatomike. [[Michael Faraday]], në eksperimentin e tij me elektrolizë, ishte i pari që shënoi natyrën diskrete të ngarkesës elektrike. Eksperimenti i rënies së vajit i [[Robert Millikan|Millikanit]] demostroi këtë fakt direkt, dhe mati ngarkesën elektrike.
 
Me marrëveshje, ngarkesa e një [[Elektroni|elektroni]] është -1, derisa ajo e një [[Protoni|protoni]] është +1. Grimcat e ngarkuar, ngarkesat e së cilave kanë shenjë të njëjtë e shtyjnë njëra-tjetrën, dhe grimcat, ngarkesat e të cilave kanë shenja të kundërta tërhiqen. [[Ligji i Kulonit]] jep vlerën sasiore të forcës elektrostatike në mes të dy grimcave duke pohuar se forca është proporcionale me produktin e ngarkesave të tyre, dhe disproporcionale me katrorin e largësisë në mes tyre.
 
Ngarkesa e një antigrimce e barazon atë me grimcën korresponduese, por me shenjë të kundërt. [[Kuarkët]] kanë ngarkesa ose -{{frac|1|3}} ose +{{frac|2|3}}, por kurakët e lira të qëndrueshme nuk janë vëzhguar asnjëherë (arsyeja teorike për këtë fakt është [[liria asimptotike]]).
 
Ngarkesa elektrike e një objekti makroskopik është shuma e ngarkesave elektrike të grimcave që e përbëjnë. Kjo ngarkesë është shpesh e vogël sepse materia është e përbër nga [[Atomi|atomet]], dhe atomet tipikisht kanë numër të njëjtë të [[Protoni|protoneve]] dhe [[Elektroni|elektroneve]], në të cilin rast ngarkesave e tyre anulohet, duke dhënë ngarkesën përfundimtare zero, dhe kështu e bëjnë atomin netural.
 
Një [[Joni|jon]] është një atom (ose grup atomesh) që ka humbur një ose më shumë elektrone, duke dhënë një ngarkesë përfundimtare pozitive (kation), ose që ka marrë një ose më shumë elektrone, duke dhënë ngarkesë përfundimtare negative (anion). ''Jonet monatomike'' janë themeluar nga atome të vetme, ndërsa ''jonet poliatomike'' janë themeluar nga dy ose më shumë atome që janë bashkuar, në secili rast duke dhënë një jon me ngarkesë përfundimtare negative ose pozitive.
 
 
{{multiple image
| align = right
| image1 = VFPt plus thumb.svg
| alt1 = [[Electric field]] induced by a positive electric charge
| width1 = 200
| image2 = VFPt minus thumb.svg
| alt2 = Electric field induced by a negative electric charge
| width2 = 200
| footer = Electric field induced by a positive electric charge (left) and a field induced by a negative electric charge (right)
Fusha elektrike e shkaktuar nga një ngarkesë elektrike pozitive (majtas) dhe një fushë e shkaktuar nga një ngarkesë elektrike negative (majtas).}}
 
Gjatë përpunimit të objekteve makroskopike, jonet dhe atomet konstituente zakonish kombinohet për të krijuar struktura të përbëra nga ''përbërës jonik'' neutral nga ana elektrike të lidhur me atome neturale. Kështu objektet makroskopike tentojnë të jenë neutrale por në raste të rralla arrijnë të jenë neturale në mënyrë të përkryer.
 
Nganjëherë objektet makroskopike përmbajnë jone të shpërndara nëpër material, ngurtësisht të lidhura në vend, duke dhënë ngarkesë përfundimtare negative ose pozitive në atë objekt. Po ashtu, objektet makroskopike të përbëra nga elemente përçuese, mund të japin ose të marrin më lehtë elektrone (varësisht nga elementi), dhe pastaj mbajnë ngarkesë përfundimtare negative ose pozitive palimit. Kur ngarkesa elektrike përfundimtare e një objekti është jo-zero dhe e palëvizshme, fenomeni njihet si elektricitet statik. Kjo mund të krijohet lehtë duke i fërkuar dy materiale jo-të ngjashme në mes vete, si për shembull [[Qelibari|qelibarin]] me [[Leshi|lesh]] ose [[Xhami|xhamin]] me [[Mëndafshi|mëndafsh]]. Në këtë mënyrë materialet jo-përçuese mund të ngarkohet në një shkallë të dukshme, ose pozitivisht ose negativisht. Ngarkesa e marrë nga njëri material lëviz të materiali tjetër, duke lënë një ngarkesë të kundërt por me të njëjtën madhësi pas. [[Ligji i shpërndarjes së ngarkesave]] gjithmonë zbatohet.
 
Edhe kur ngarkesa përfundimtare e një objekti është zero, ngarkesa mund të shpërndahet në mënyrë jo-uniforme në objekt (p.sh. për shkak të [[Fusha elektromagnetike|fushës elektromagnetike]] të jashtme, ose lidhjes së molekulave polare). Në rastet e tilla objekt thuhet se është [[Polarizimi|polarizuar]]. Ngarkesa për shkak të polarizimit është e njohur si ngarkesë e lidhur, derisa ngarkesa në një objekt e krijuar nga marrja ose humbja e elektroneve nga jashtë objektit quhet ''ngarkesë e lirë''. Lëvizja e elektroneve në metale përçuese në një drejtim specifik është e njohur si [[Rryma elektrike|rrymë elektrike]].
== Njësitë ==
Njësia e ngarkesës elektrike në [[Sistemi SI|sistemin SI]] është kuloni, i cili është ekuivalent me rreth 6.242×10<sup>18</sup> = [[Ngarkesa elementare|e]] (''e'' është ngarkesa e një protoni). Prandaj, ngarkesa e një elektroni është përafërsisht −1.602×10<sup>-19</sup> C. Kuloni definohet si sasi e ngarkesës që kalon nëpër prerjen tërthore të një përçuesi elektrik me vlerë prej një [[Amperi|amperi]] brenda një [[Sekondi|sekonde]]. Simboli ''Q'' zakonisht përdoret për të treguar sasinë e elektricitetit ose ngarkesën. Sasia e ngarkesës elektrike mund të matet direkt me një [[Eletrometri|elektrometër]], ose indirekt me një [[Galvanometri balistik|galvanometër balistik]].
kuloni
 
Pas gjetjes së karakterit sasior të ngarkesës, në vitin 1891 [[George Stoney]] propozoi njësinë ‘elektron’ për këtë njësi themelore të ngarkesës elektrike. Kjo ishte para zbulimit të grimcave nga [[J. J. Thomson]] në vitin 1897. Njësia sot trajtohet si e paemër, duke iu referuar si “ngarkesë elementare”, “njësia themelore e ngarkesës”, ose thjesht “e”. Matja e ngarkesës mund të jetë mbledhje e ngarkesave elementare ''e'', edhe pse ngarkesa e shkallës së lartë sillet si një sasi reale. Në disa kontekste është e kuptimshme të flasim për fraksionet e një ngarkese; për shembull në ngarkimin e një [[Kondensatori|kondensatori]].
 
Në sistemin e njësive të tjera si [[Sistemi CGS|cgs]], ngarkesa elektrike shprehet si kombinimi i vetëm tri madhësive themeolre si gjatësisë, masës dhe kohës dhe jo katër madhësive si në SI ku ngarkesa elektrike është kombinim i gjatësisë, masës, kohës dhe rrymës elektrike.
== Historia ==
[[Skeda:Bcoulomb.png|thumb|Peshorja e Kulombit]]