[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
ref+
Rreshti 1:
'''Psikoanaliza''' është një tërësi teorish psikologjike dhe psikoterapeutike që bazohen mbi veprat e Sigmund Freud-it në vitet 1880-të kur përpiqej të trejtonte individë të diagnostikuar me çrregullime neurotike apo histerike.<ref>Zamperini, A., Testoni, I. ''Storia del pensiero psicologico''. In U. Galimberti,''Enciclopedia di psicologia''. Torino, Garzanti, 2001. fq. 1114</ref><ref>Gay, Peter. ''Freud: A Life for Our Time''. Papermac, 1995, fq. xv, 32.</ref> Freudi besonte se këto lloj çrregullimesh vinin si pasojë e shtypjes së mendimeve dhe dëshirave seksuale nga ana e individëve në fjalë.
 
Premisa themelore e teorive psikoanalitike është se pjesa më e madhe e simptomave psikologjike janë pasojë e shmangjes që ne u bëjmë të vërtetave të pakëndshme rreth vetvetes.
 
== Psikoanaliza në ditët e sotme ==
Në ditët e sotme psikoanaliza është një fenomen tepër anësor dhe pothuaj i papërfillshëm në fushat shkencore psikologjike, psikiatrike dhe mjekësore, meqë nuk i ka bërë dot ballë hetimit empiriko-shkencor.<ref>"French Psychoflap". ''Science'' '''307''' (5713): 1197a–1197a. 25 February 2005.doi:10.1126/science.307.5713.1197a</ref><ref name=":0">Popper KR, "Science: Conjectures and Refutations", ribotuar tek Grim P (1990).''Philosophy of Science and the Occult'', Albany, pp. 104–110.</ref><ref name=":1">Webster, Richard (1996). ''Why Freud was wrong. Sin, science and psychoanalysis''. London: Harper Collins.</ref> Seksualiteti i shtypur, interpretimi i ëndrrave dhe e pandërgjegjshmja kolektive janë ndër idetë e teorive psikoanalitike dhe që janë përgënjeshtuar (falsifikuar) në eksperimente të kontrolluar.
 
Përveçse si jo-shkencore, psikoanaliza është klasifikuar edhe si pseudo-shkencë sepse nuk mund të falsifikohet (sipas K. Popper).<ref name=":0" /><ref name=":1" /> Filozofi i mirënjohur i shkenncësshkencës, [[Karl Popper|Karl R. Popper]] e klasifikon psikoanalizën si pseudoshkencë meqë ajo është e pafalsifikueshme (falsifiable).<ref name=":0" />
 
Megjithëse është tejet anësore në fushën shkencore psikoanaliza mbetet disi e përhapur në kulturën popullore, sidomos në fusha subjektive si letërsia dhe arti.<ref>Evans, Dylan "From Lacan to Darwin", The Literary Animal; Evolution and the Nature of Narrative, eds. Jonathan Gottschall and David Sloan Wilson, Evanston: Northwestern University Press, 2005.</ref>
 
== Shiko dhe: ==
Rreshti 18:
 
[[Kategoria:Psikologji]]
 
{{Link FA|bg}}