Alfred Frashëri: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 7:
Si pedagog në Universitetin e Tiranës dhe atë Politeknik për 46 vjet dha mësim për 6 lëndë të specialitetit gjeofizik dhe shkroi për disa nga to edhe tekstet mësimore përkatës, si dhe tekste të tjera për probleme të shkencave të Tokës, gjithësej 11 tekste mësimore, vetëm ose me bashkautorë . Në 1998 doli në pension dhe më pas, deri më sot, është profesor i jashtëm. Ka mbajtur leksione të hapura në disa Universitete europiane, në U.S.A. dhe në Kanada. Ka udhëhequr 8 disertantë.
Veprimtarinë pedagogjike e ka ndërthurur me kërkimin shkencor. Ka eksperimentuar dhe zbatuar për herë të parë në Shqipëri metodat e reja gjeofizike, ka kontribuar në zgjerimin e fushave të zbatimit të gjeofizikës, si edhe në rritjen e thellësisë së kërkimeve gjeofizike të vendburimeve të mineraleve të ngurta. Alfred Frashëri është një ndër nismëtarët e kërkimeve gjeofizike për naftën dhe gazin në shelfin detar të Adriatikut, të informatizimit të përpunimit dhe interpretimit të të dhënave gjeofizike, të studimit të burimeve të energjisë gjeotermale. Është bashkëautor i Atlasit Gjeotermal të Europës (1991) dhe i Atlasit të Burimeve Gjeotermale në Europë (2002). Ai ka kryer 73 studime dhe ka drejtuar 28 projekte, nga të cilët 5 ndërkombëtarë. Ka botuar 11 monografi, 12 libra mësimorë, 61 artikuj në periodikun shkencor shqiptar dhe 21 në periodikun shkencor ndërkombëtar, ka referuar në 77 në kongrese e konferenca shkencore kombëtare dhe në 158 ndërkombëtare nga të cilat 32 të mbajtur në Tiranë, si edhe 71 artikuj problemorë në gazetat shqiptare:
A. Frashëri është edhe veprimtar shoqëror. Për një periudhë të gjatë ka dhënë dhe jep një kontribut të çmuar për Frashërin si edhe për probleme ekonomike të Përmetit, me kumtesat, libra publicistikë, artikuj problemorë në shtypin e përditshëm dhe projekte. Ka marrë pjesë aktive në Kuvendet e Frashërit, ditën e Naimit. <br />
 
Alfred Frashërit i është akorduar titulli "Nder i Frashëri"(2011) dhe "Nderi i Shoqatës Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare Vëllezërit Frashëri"(2014). Mban edhe Urdhërin Naim Frashëri të klasit III (1977), "Mjeshtër i Madh" (2012), medaljen e Punës (1955), si edhe Medal of Honor Millenium 2000 të American Biographical Institute.Është anëtar Nderi i Bashkimit Europian të Gjeoshkencëtarëve dhe Inxhinierëve (EAGE) dhe i Shoqatës Gjeofizike të Ballkanit, anëtar i Shoqatës së Gjeofizikantëve Kërkues të USA (SEG) dhe i Shoqatës Ndërkombëtare të Gjeotermisë (IGA). Është një nga nismëtarët e krijimit të Shoqatës Gjeofizike të Shqipërisë dhe i Bashkimit Shqiptar të Gjeoshkencëtarëve dhe Inxhinjerëve, të cilat i ka drejtuar për shumë vjet, si edhe i Shoqatës Gjeofizike të Ballkanit.
 
Line 27 ⟶ 28:
* FRASHËRI A., AVXHIU R., MALAVECI M., ALIKAJ P., LECI V., GJEVREKU DH. - Elektrometria - Botim i Fakultetit të Gjeologjsë dhe Minierave, Universiteti i Tiranës, Tiranë 1986, 781 faqe.
=== Libra për publikun e gjerë ===
 
* FRASHËRI A. – Studime dhe kërkime gjeofizike 1961-2015 - Format Digital, 2015, 72 faqe.
* FRASHËRI A. - Mendime dhe shqetsime që nuk i mbylla në sirtar – Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, e Re ; Tiranë 2015, 368 faqe.