[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Bet 0 (diskuto | kontribute)
No edit summary
v Robot: Automated text replacement (-per +për )
Rreshti 2:
 
Prindërit e Arturit rridhnin nga një dinasti e shquar për angazhimin e saj në çështjet e atdheut në ditë të vështira.
Në vitin [[1904]] ata emigruan në [[Aleksandri]], [[Egjypti|Egjypt]] ku jetuan deri në vitin [[1912]] derisa u kthyen në [[Shqipëri]]. Arturi erdhi në Shqipëri në vitin 1907 dhe qëndroi për rreth një vit. Në vitin 1908 ai u largua përgjithmonë nga Shqipëria. Arturi vazhdoi studimet në [[Bejrut]], [[Libani|Liban]] dhe më pas fiton një bursë studimi në [[1920]] nga [[Qeveria Shqiptare]] për në [[Austria|Austri]]. Në [[Vjena|Vjenë]] ai studioi në Akademinë e Arteve të Bukura dhe njëkohësisht filloi karrierën artistike. Aty u ndikua nga artistët e Secceessionit Vjenez dhe u njoh me krijimtarinë e [[Renoir]] e [[Cezanne]]. Në [[1923]] i ftuar nga vëllai Kostandini që ishte diplomat në Ambasadën Shqiptare në [[SHBA]], transferohet atje dhe vendoset në [[Boston]] ku studion drejtësi në [[Universiteti Harvard|Universitetin e Harvardit]]. Por krahas karrieres si jurist ai studioi edhe Arte të Bukura në Muzeun e [[Boston|Bostonit]]. Dhe e thelloi kulturen e tij artistike me studime perpër flaut në Konservatorin e Bostonit, duke e ndare kete pasion me motren e tij [[Tefta Tashko Koço]]. Martohet me gruan e parë, Elsa. Nuk dihet shumë për të dhe vitet që kaluan bashkë. Dihet se u lindi një djalë në vitin 1935 të cilit i vinë emrin Artur.
 
Në [[1939]] fillon udhëtime në [[Europa|Europë]], [[Franca|Francë]], [[Gjermania|Gjermani]], [[Italia|Itali]], [[Austria|Austri]] dhe aty u ndikua nga rryma [[kubizmi|kubiste]], duke braktisur [[impresionizmi|impresionizmin]]. Njihet me piktorë të mëdhenj të kohës si [[Picasso]], [[Leger]], [[Delaunay]], [[Jean Arp]], e më pas me artistë si [[Pollock]], [[Kooning]], [[Rothko]] të cilët i përkisnin [[ekspresionizmi|ekspresionizmit]] abstrakt. Mbas Luftës së Dytë Botërore, vendoset në [[Kolumbia|Kolumbi]] ku jetoi për gati 31 vjet. Në Kolumbi u njoh dhe u martua me [[Roza Tashko]]. Vdiq në vitin [[1994]], në moshë 93 vjeçare, duke lënë pas një aktivitet të madh artistik dhe vepra të shumta , por siç shprehet e shoqja [[Roza Tashko]] “duke qënë modest për imazhin e tij një cilësi thelbësore e karakterit të tij, një virtyt i rrallë për kohët e sotme”.