[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Robot: Changing Category:Shkrimtarë
v Robot: Automated text replacement (-per +për )
Rreshti 6:
Esat Mekuli lindi në Plavë, me [[17 Dhjetor]] [[1916]]. Familja e tij në Plavë kishte ardhë nga Nokshiq. Babi i Esat Mekulit, edhepse ishte hoxhë, fëmijët e tij i orientoi në shkollim përparimtar shkencor. Esat Mekuli, shkollën fillore e kreu në Plavë, në gjuhën serbe. Shkollimin e mesëm-Gjimnazin e filloj në Pejë, për ta vazhduar pastaj në Prizren e Sarajevë, ndërsa e kreu në Pejë në vitin 1936. Menjëherë pas kryerjës së shkollimit të mesëm u rexhistrua në fakultetin e veterinarisë në Beograd, të cilin e vazhdoj në pastaj në Zagreb. Në këtë fushë, ai edhe u supërkualifikua dhe doktoroi në Beograd në vitin 1959.
Si nxënës i shkollës së mesme, por edhe si student dëshmoi se është përparimtar dhe çdo herë gjendej në rrethin e atyre që e kritikonin regjimin e kohës. Pikërisht për këtë ai ndërroi shumë shkolla të mesme dhe fakultete. Madje edhe mjaft shpesh u burgos. Tri herë është burgosë, dhe ka rënë në duar të famëkeqit Kosmajc-shef i policisë. Më së vështiri e ka pasë kur ka kundërshtuar traktin për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi.
Esat Mekuli ishte aktivist i dalluar dhe bartës i jetës kulturore të studentëve. Në Beograd ishte edhe redaktor i fletorës"Beogradski student". Në këtë sferë siç ka thënë vetë, si gjimnazist ka shkruar romanin "Vendeta"-hakmarrja, perpër të damkosë këtë të keqe në mesin e shqptarëve. Pastaj ka shkruar punime sociale në revistat e ndryshme, si:"Venac"-Beograd, "Mlladost"-Zagreb, "Podmladak jadranske Staze"-Split, "Granit"-Podgoricë, "Novi Behar"-Sarajevë, "Student"-Beograd e të tjera. Në këto revista ka shkruar në gjuhen serbe, dhe çdo herë ka shkruar për popullin e vet-shqiptarët, të cilët i ka mbrojtë kur të tjerët i kanë akuzuar.
Si student përparimtar ai u burgos në vitin 1940 dhe qëndroi në burgun famëkeq "Gllavinjaqa", prej nga u amnistua me 2 prill të vitit 1941.Pas daljen nga burgu u paraqit vullnetar dhe punoj si veterinar ushtarak në Pejë. Këtu në vitin 1942 e burgosën për shkak të punës ilegale dhe bashkëpunimit me levizjet çlirimtare. Ka qendruar i burgosur në Kullën e Sheremetit. Pas lirimit, ai u gjend herë në Zagreb, herë në Tiranë, madje edhe në Itali. Në fund të vitit 1943 ai i bashkua aradhave partizane dhe ishte redaktor i gazetës ilegale partizane "Liria-Slloboda".
Edhepse shkencëtar Esat Mekuli, punës krijuese nuk iu nda kurrë. Ai pas Luftës së Dytë Botërore, punoi punë të profesuionit të vet, por ishte edhe redaktor në gazetën e vetme shqipe "Rilindja" e pastaj themeloj revistën letrare "Jeta e Re" ku arsimoi gjenerata të tëra të letrarëve, të cilët edhe e pagëzuan "baba" të letërsisë shqipe në Kosovë e më gjërë. Megjithatë, edhe vetë shkruajti dhe bashkëpunoi me shume gazeta e revista shqipe, si: "Rilindja", "Zëri i rinisë", "Fjala", "Pionieri", "Përparimi", "Shëndeti" në Prishtinë, "Flaka e vëllazërimit" të Shkupit dhe me ato në gjuhën serbe: "Jedinstvo" e "Stremljenje" të Prishtinës, "Borba", "Politika", "Knjizhevne novine", "Mostovi" të Beogradit, "pobjeda" dhe "Stvarenje" të Pdgoricës, "Bagdalla" të Krushevcit, "Republika" dhe "Forum" të Zagrebit.