[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
No edit summary
Rreshti 1:
'''Anastasios''' apo Anastasi i Parë lindur më (?) [[430]] Durrës - [[19 Korrik|19 korrik]] [[518]] Konstatinoplel - perandorë bizantinë (491-518).
 
Anastasi I (latinisht Flavius Anastasius) ka lindur në Durrës rreth vitit 430 dhe ka vdekur në Kostandinopojë mes datave 8 dhe 10 korrik 518. Ka qenë perandor i Bizantit prej vitit 491 deri në korrik të vitit 518 kur ndërroi jetë. <ref>Každan A. P. The Oxford Dictionary of Byzantium. Oxford University Press, Oxford, 1991, pp. 86</ref>
''Anastasios'' kishte prejardhje ilire nga familej senatoriale nga Dyrrahu. Animi i tij për partinë [[Monofisizmi|Monofisite]] shkaktoi që në Konstatinopel të ngriheshin në kryengritje ''të Kaltërti'' ([[Demos]]) dhe komandantët e thrakëve, ''Vitalian''-in i cili që nga 513-ta disa herë kishte rrethuar kryeqytetin. Anastasios ju deshtë të luftonte disa herë kundër popujve të skajshëm ([[Shkijet|shkijeve]]), siç ishin paraqitur për herë të parë [[bullgarët]].
Ishte biri i një fisniku durrsak, të quajtur Pompeius. Ndërsa nëna e tij ishte Anastasia Konstantina, e cila i përkiste besimit fetar arian. <ref>Každan, 1991, p. 86</ref>
Anastasi i kishte sytë me ngjyra të ndryshme, njërin të zi dhe tjetrin blu, ndaj është quajtur me nofkën « dikori » (në greqisht: Δίκορος, «me dy sy të ndryshëm»).<ref>Každan, 1991, p. 86</ref>
Gjatë sundimit të perandorit Zénon mbajti funksione të rëndësishme në oborrin bizantin, mes tê cilave atë të silentiarius-it. Pas vdekjes së Zenonit, e veja e këtij të fundit, perandoresha Ariana e zgjodhi Anastasin për bashkëshort duke i dhënë në këtë mënyrë njëkohësisht edhe postin e perandorit. <ref>Každan, 1991, p. 86</ref>
Gjatë mbretërimit, nuk e harroi qytetin e lindjes Durrësin të cilin e rrethoi me mure të fuqishme dhe katër kulla. Gjithashtu ndërtoi edhe hipodromin e qytetit. Ai sundoi gati 20 vjet dhe përmendet për disa reforma. Anastasi bëri reformimin e taksave, dhe reformën monetare duke vënë në qarkullim monedhat prej bronxi në vend të atyre prej bakri. Gjatë sundimit të tij u ndaluan ndeshjet midis gladiatorëve nëpër amfiteatre. Ai përmendet në histori për ndërtimin e murit të gjatë përreth Konstandinopojës. <ref>Zavalani T. Histori e Shqipnis. Tiranë, 1998, pp. 63-64</ref>
Koha e mbretërimit është përshkuar nga revolta dhe luftëra civile mes ndjekësve të doktrinave të ndryshme të krishtere. Perandori u përpoq të ishte neutral mes dy kampeve kryesore, monofizitëve dhe ortodoksëve por me kalimin e kohës preferanca pêr të parët u bë gjithnjë e më e dukshme. <ref>Každan, 1991, p. 87</ref>
Vdiq në moshën tetëdhjetë e tetë, i goditur nga rrufeja, sipas historianit bizantin Johan Malalas. Pasi nuk kishte fëmijë paria e Bizantit zgjodhi pas vdekjes së tij për perandor Justinin I. <ref>Každan, 1991, p. 87</ref>
 
 
{{his-cung}}