[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 6:
Gjatë mbretërimit nuk e harroi qytetin e lindjes, Durrësin, të cilin e rrethoi me mure të fuqishme dhe katër kulla. Gjithashtu ndërtoi edhe hipodromin e qytetit. Ai sundoi për rreth 20 vjet dhe përmendet për disa reforma. Anastasi bëri reformimin e taksave dhe reformën monetare duke vënë në qarkullim monedhat prej bronxi në vend të atyre prej bakri. Gjatë sundimit të tij u ndaluan ndeshjet midis gladiatorëve nëpër amfiteatre. Përmendet gjithashtu në histori për ndërtimin e murit të gjatë përreth Konstandinopojës. <ref>Zavalani T. Histori e Shqipnis. Tiranë, 1998, pp. 63-64</ref>
Koha e mbretërimit është përshkuar nga revolta dhe luftëra civile mes ndjekësve të doktrinave të ndryshme të krishtere. Perandori u përpoq të ishte neutral mes dy kampeve kryesore, monofizitëve dhe ortodoksëve, por me kalimin e kohës preferanca për të parët u bë gjithnjë e më e dukshme. <ref>Každan, 1991, p. 87</ref>
Vdiq në moshën tetëdhjetë e tetë vjeçe, i goditur nga rrufeja, sipas historianit bizantin Johan Malalas. Pasi nuk kishte fëmijë paria e Bizantit zgjodhi pas vdekjes së tij për perandor Justinin I. <ref>Každan, 1991, p. 87</ref>