[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 12:
 
== Traditat dhe kultura ==
 
Komuniteti rom në shekuj e ka ruajtur dhe transmetuar kulturën dhe traditën e tij të pasur deri në ditët tona pavarësisht nga fakti që ata kanë lëvizur në mënyrë te vazhduar. Duke e konsideruar një pasuri të madhe, shteti shqiptar do të ndjekë politika për ruajtjen dhe transmetimin e vlerave të kulturës dhe historinë rome.Nëpërmjet pjesëmarrjes në festivale të ndryshme shoqëria shqiptare do të informohet mbi vlerat që intelektualët, shkrimtarët, poetët, muzikantët dhe artistët romë kanë dhënë, ndihmesën e tyre për kulturën kombëtare dhe atë universale. Një spektër i gjërë i shoqërisë do të njohë kulturën rome, zakonet e traditat e saj kulturore dhe shoqërore.
Mbështetje për kulturën dhe historinë rome.yrujyujPër ruajtjen e vlerave kulturore të minoritetit rom është menduar t`i jepet (1) mbështetje kulturës dhe historisë rome duke e përfshire atë në festivalet kombëtare të përvitshme të trashëgimisë siç është Festivali Folklorik Tipologjik i Sazeve që zhvillohet në qytetin e Korçës, Festivali Folklorik Tipologjik i Këngës Popullore Mbarëqytetare që zhvillohet në Elbasan; si dhe përfshirja (2) në projektet e turizmit kulturor siç janë Festivali i Fyellit Magjik, Festivali Ndërkombëtar CIOFF-it,Festivali i valles dyshe dhe Festivali i Veglave Popullore; (3) përfshirja në kolanën muzikore zyrtare të trashëgimisë “Trashëgimia shpirtërore në CD”, duke bërë regjistrimin e materialit muzikor dhe përgatitjen e masterit, kryerjen e studimit shkencor mbi këtë material, pjesë e tekstit të CD (shqip dhe anglisht), duke riprodhuar 1000 copë CD me këtë traditë muzikore dhe duke bërë shpërndarjen e tyre në institucionet e kulturës, shkencës dhe të arsimit. (4) Gjithashtu do të kryhen ekspedita të përbashkëta gjurmuese dhe mbledhëse me Akademinë e Shkencave ,ekspozita fotografi ke, botime të ndryshme si përralla për fëmijë, transkiptime muzikore dhe organizim pavionesh etnografi ke dhe zejeve të ndryshme të traditës rome; (5) duke nxitur anëtarësimin e shoqatave kulturore rome në organizma ndërkombëtare si p.sh. në seksionin shqiptar të CIOFF-it; dhe në vazhdim është menduar (6) hartimi i një projekti pilot për ngritjen e një bibloteke publike dhe qendër informacioni pranë vendbanimeve të mëdha rome.
 
==Gjuha==
Gjuha rome ka ngjashëri me gjuhët e folura në Indinë e veriut dhe Pakistanin lindor. Shumë nga romët flasin dhe gjuhën e vendit ku ata kanë emigruar.