Wikipedia:Mirësjellja: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Rreshti 31:
 
== Sjellja e padëshiruar ==
Sjellja e padëshiruar ose mungesa e mirësjelljes, përbëhet nga një ose më shumë prej sjelljeve të mëposhtme, veçanërisht kur kryhet në mënyrë agresive: sulme personale, komente me mungesë respekti dhe me fyerje. Këto shpesh armiqësojnë redaktorët dhe prishin projektin nëpërmjet konflikteve joproduktive dhe të panevojshme. Ndërsa disa incidente të vogla e të ashpra që askush nuk ankohet nuk janë domosdoshmërisht një shqetësim, një vazhdimësi e fyerjeve dhe mungesës së respektit është e papranueshme. Nëse veprimet e pasjellshme janë ngacmime të përsëritura apo sulme skandaloze personale kundër një ose më shumë individëve, atëherë ato mund të rezultojë në [[Wikipedia:RregullatPolitikat e bllokimit|bllokime]]. Edhe një akt i vetëm i një veprimi të rëndë të pasjellshëm mund të rezultojë në bllokim, për shembull, një episod i vetëm i fyerjeve personale apo fjalëve abuzive vulgare të drejtuara një kontribuesi tjetër, ose një kërcënim ndaj një personi tjetër.
 
Në përgjithësi, jini mirëkuptues dhe jo hakmarrës kur përballeni me sjellje të padëshiruara. Nëse të tjerët janë të paqytetëruar, mos iu përgjigjni me të njëjtën mënyrë. Mos i përfillni shembujt e izoluar të keqsjelljes, dhe thjesht vazhdoni më tej me çështjen e përmbajtjes. Nëse është e nevojshme, theksoni në mënyrë të sjellshme që ju mendoni se komenti mund të konsiderohet i paqytetëruar, dhe bëni të qartë se ju doni të vazhdoni të përqëndroheni në thelbin e çështjes. Wikipedia redaktohet nga njerëz me prejardhje të ndryshme, dhe standardet ndryshojnë.