[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
shife vet
U kthye versioni 1532695 i bërë nga 79.106.109.144 (diskutimet)
Rreshti 8:
Për të shpëtuar ka qenë e nevojshme që edhe njerëzit vetë të dëshironin këtë dhe që të kenë mundësi që t'i ndihmojnë vetes. Për këtë arsye Prometheu ua nguliti shpresën dhe ua dha fuqinë. Nga zjarri i shenjtë në Olimp (sipas versionit tjetër nga furra e zotit Hefest në malin Moshil, në ujedhesën Lemnos e vodhi zjarrin dhe ua dha njerëzve. Me përvetësimin e këtij elementi, njerëzit filluan të jetojnë me një jetë të vetëdijshme dhe të arsyeshme. E kuptuan se zjarri është jo vetëm zotëri, por edhe shërbëtor i mirë, u bënë të pavarur nga teket e natyrës, e përgatitnin ushqimin e bollshëm dhe u forcuan fizikisht e shpirtërisht. Mirëpo, kjo kuptohet se nuk ka qenë e tëra. Prometheu i mësoi që me ndihmë të zjarrit ta shkrijnë metalin dhe t'i punojnë veglat, ua mësoi zejet, pastaj i mësoi të llogarisin, të shkruajnë dhe të lexojnë. Për ta e zbuti demin e egër dhe e vun në zgjedhë, që të mund ta shfrytëzojnë fuqinë e tij për lavrimin e fushës. I vuri në qerre kuajt dhe i detyroi që ta dëgjojnë njeriun, pastaj edhe ua ndërtoi anijen e parë. Mënë fund, ua ka bërë të njohur njerëzve barërat dhe ua ka treguar fshehtësinë e shërimit të të sëmurëve, shkurt, i ka udhëzuar se si të jetojnë të lumtur, pasi që tani më kanë ardhur në botë.
 
Me këtë Prometheu u bë "krijues i vërtetë i njeriut", të paktën në atë kuptim, që e nxori nga gjendja e mirëfilltë natyrore dhe prej tij e krijoi qenien e arsyeshme. Mirëpo, kjo do të ishte më tepër se sa ka qenë i gatshëm Zeusi të durojë: për shërbimin që ua bëri njerëzve e dënoi Prometheun me dënim të rëndë. U urdhëroi shërbëtorëve të vet, PushtetitForcës dhe DhunesFuqisë për ta mposhtur Prometheun dhe ta çojnë në skaj të botës. Atje zoti Hefest qe i detyruar ta gozhdojë në shkëmb të lartë.
 
Prometheu u mund, por nuk u thye. Nuk u dëshpërua, sepse e ka ditur se sundimi i pamëshirshëm i Zeusit nuk do të zgjasë përherë, dhe pasi që prej nënës së vet e trashëgoi dhuntinë e profetizimit, ka ditur edhe atë se kur dhe si do të bie Zeusi dhe se si kësaj, me kohë do të duhej t'ia kalojë. Kur për këtë arriti lajmi deri te Zeusi, menjëherë e dërgoi zotin Hermes për ta hulumtuar çështjen. Mirëpo, Prometheu nuk deshti të lëshohet në negociata me Zeusin dhe kasnecin e tij: "O, ju zotëra, të gjithëve ju urrej! Nuk dua t'i ndërroj mundimet e mija me shërbimin skllavëror ndaj një tirani!" Kur Hermesi ia sjell Zeusit përgjigjen e Prometheut, zoti suprem e gjuajti me rrufe dhe e rroposi shkëmbin me Prometheun e ngujuar në thellësirat e Tartarit.