Dallime mes rishikimeve të "Wikipedia:Konflikt interesi"

ska përmbledhje të redaktimeve
v (Mbrojti Wikipedia:Konflikt interesi: Faqe administrative që flet për normat dhe rregullore të wikit. ([Redaktimi=Blloko përdoruesit pa llogari] (i pacaktuar) [Zhvendosja=Blloko përdoruesit pa llogari] (i pacaktuar)))
Redaktimi në raste konflikti interesi dekurajohet, meqë mund të shkaktojë turpërim të individëve apo grupeve që po promovohen, dhe nëse shkakton përçarje të enciklopedisë llogari të caktuara mund të bllokohen.
Të gënjyerit mbi lidhjet me individë apo entitete caktuar, përbën një cënim të Termave të Përdorimit të Wikipedias.
 
 
== Zërat promovues/me elozhe ==
Një zë/artikull promovues apo që bën elozhe është një artikull i formuluar në një formë, qëllim dhe organizim të caktuar të përmbajtjes, që shpesh shpie në grisjen e vet zërit/artikullit. Megjithëse nuk ekzistojnë kritere të prera për të dalluar karakteristikat e një artikulli promovues, shpesh këto janë të deduktueshme nga intonacioni i përgjithshëm i zërit, nga përmbajtja dhe nga mënyra e strukturimit të informacionit.
 
=== Shembull i një zëri/artikulli promovues ===
<blockquote>'''Filan Fistëku''' (lindur në Rrapashtrrupë, [[31 shkurt]] [[2045]]) është një artist dhe intelektual nga FshatQyteti. Pas diplomës në Institutin e Arteve regjistrohet në fakultetin e Letërsisë në [[Universiteti i Tiranës|Universitetin e Tiranës]], pa i përfunduar studimet. Është i martuar me Filanesh Fistëkun dhe ka 5 fëmijë. Mes pasioneve të tij janë leximi dhe ekonomia. Kur ishte fëmijë u ndikua shumë nga Xhixhi Xhixhaj dhe ëndërronte të bëhej mjek, ndërsa tani dëshira e tij më e madhe është të bëhet shkrimtar i famshëm.</blockquote>
 
;Çfarë ka të gabuar me këtë tekst?
Natyrisht asgjë personale për sa i përket zotit Filan Fistëku, por është e dukshme se ky zë nuk mund të ketë asnjë dobi për një enciklopedi si Wikipedia shqip. Toni dhe formulimi në dukje korrekt nuk paraqet promovime të dukshme, por është vet ekzistenca e zërit/artikulli që është promovuese: duke mos treguar asnjë aktivitet të denjë të kryer nga personazhi dhe duke mos specifikuar se për cilën arsye duhet të ketë një zë/artikull enciklopedik...
 
Për sa u përket aspiratave, mendimeve, pasioneve dhe çështjeve emocionale private apo formimit emotiv... këto janë aspekte që nuk i nevojiten një enciklopedie (madje edhe kur iu atribuohen personazheve të famshme), përveç rasteve kur kanë ndikuar drejtëpërdrejtë në aktivitetin e personave që janë bërë të famshëm, dhe në këtë rast janë të verifikueshme objektivisht dhe domethënëse.
 
 
 
[[Kategoria:Wikipedia]]