Dizajni industrial: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 11:
Paraqitja publike e dizajnit të produktit industrial zyrtarisht bëhet atëherë kur dizajni ka qenë i paraqitur për publikun nëse është publikuar me procedurën e regjistrimit apo në mënyrë tjetër i ekspozuar apo përdorur në tregti apo është bërë i njohur në mënyra tjera. Nuk konsiderohet se dizajni ka qenë i njohur për publikun edhe nëse nën kushtet e mësheftësis, është njoftuar personi i tretë.
{{art-cung}}
== Burimi i të dhënave ==
<small><references /></small>
sovo Industrial Property Office" />
Shqip English Srpski Vegëza Harta e faqës Kontakti Ballina Rreth nesh Rreth sistemit të DPI-së Objektet e PI Legjislacioni Publikimet Strategjia Lajme Video gallery Strategjia Kombëtare për DPI
PatentatMarkat tregtareDizajni industrialEmërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografikTopografitë e qarqeve të integruara Dizajni industrialÇfarë është dizajni industrial?Dizajni industrial është aspekti dekorativ apo estetik i një artikulli. Dizajni mund të përbëhet nga karakteristika tridimensionale, si forma ose sipërfaqja e një artikulli, ose nga tipare dydimensionale, si motive, vija ose ngjyra.Dizajnët industrial zbatohen në një gamë të gjerë produktesh të industrisë dhe artizanatit: që nga instrumentet teknike e mjekësore tek orat, bizhuteritë dhe mallra të tjera luksi; nga programet kompjuterike didaktike dhe pajisjet elektroshtëpiake te strukturat arkitekturore; nga dizajnët e tekstilit te mallrat e argëtimit. Në mënyrë që të jetë subjekt mbrojtjeje, një dizajn duhet të jetë tërheqës për syrin. Kjo nënkupton se dizajni industrial është, pikësëpari, i një natyre estetike dhe nuk mbron asnjë karakteristikë teknike të artikujve në të cilët zbatohet. Përse mbrohet dizajni industrial?Dizajnët industrial janë ata që e bëjnë një artikull tërheqës dhe të pëlqyeshëm. Për rrjedhojë, ata i shtojnë vlerën tregtare një produkti dhe rrisin tregtueshmërinë e tij. Kur dizajni industrial mbrohet, pronarëve – individit ose shoqërisë që ka regjistruar dizajnin – iu sigurohet e drejta ekskluzive kundrejt kopjimit ose imitimit të paautorizuar të dizajnit nga palët e treta. Kjo ndihmon që të merret një fitim i drejtë nga investimet. Një sistem efektiv mbrojtjeje i sjell përfitime edhe konsumatorëve e publikut në tërësi duke nxitur praktikat e konkurrencës së drejtë dhe tregtisë së ndershme.Mbrojtja e dizajnëve industrial ndihmon zhvillimin ekonomik duke nxitur elementin krijues në sektorët industrialë dhe prodhues, si edhe në artet e artizanatin tradicional. Ato ndikojnë në zgjerimin e veprimtarive tregtare dhe eksportin e produkteve vendase. Krijimi dhe mbrojtja e dizajnëve industrial mund të jenë relativisht të thjeshta dhe jo të kushtueshme. Ato mund të sigurohen në mënyrë të arsyeshme nga ndërmarrjet e vogla e të mesme, si edhe nga artistët apo artizanët individualë. Cilat janë të drejtat e pronarit të dizajnit industrial?Pronari i dizajnit industrial ka të drejtë të vendosë se kush mund ta përdorë ose jo dizajnin industrial. Pronari i dizajnit industrial mund t’iu japë autorizim ose licensë palëve të tjera për përdorimin e dizajnit, në bazë të kushteve për të cilat është rënë dakord në mënyrë të ndërsjellë. Pronari, gjithashtu, mund t’ia shesë të drejtën mbi dizajnin industrial dikujt tjetër, i cili, më pas, bëhet pronari i ri i dizajnit industrial. Mbrojtja e dizajnit industrial mbaron në datën e skadimit të afatit të saj dhe dizajni industrial hyn për përdorim publik. Si mund të mbrohet dizajni industrial? Në mënyrë që të gëzojë mbrojtje, dizajni industrial duhet të regjistrohet, në bazë të Ligjit për Dizajnin Industrial. Me qëllim që të regjistrohet, dizajni duhet të jetë “i ri” ose “origjinal”. “I ri” nënkupton që asnjë dizajn i njëjtë apo shumë i ngjashëm të mos ketë ekzistuar më parë. Kur dizajni regjistrohet, lëshohet një certifikatë regjistrimi. Periudha e mbrojtjes zgjat për pesë vjet, me mundësinë e ripërtëritjes së mëtejshme deri në 25 vjet.Sipas ligjit për të drejtën e autorit, dizajni industrial gjithashtu mund të mbrohet si vepër arti nëse plotëson kushtet e përcaktuara me ligjin për të drejtën e autorit. Dizajni mund të gëzojë mbrojtje paralele me të drejtën e autorit dhe të regjistrimit të dizajnit. Si regjistrohet një dizajn industrial? Duhen ndërmarrë hapat procedural në vijim:
Parashtrimi i aplikimit për regjistrim të dizajnit, që përmban:
Formularin e aplikimit për regjistrim të dizajnit, Reprezentimin grafik të dizajnit, fotografitë ose mostrën, Dëshminë e pagesës së tarifës, Autorizimin (nëse paraqitësi i aplikimit nuk e ka selinë në vend),Certifikatën e përparësisë, nëse ka aplikim të mëhershëm të huaj.
Ekzaminimi formal dhe pagesa e tarifave,
Regjistrimi dhe publikimi i dizajnit industrial.
 
 
[[Kategoria:Industri]]