[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Corretto errore di battitura
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular
Rreshti 51:
Rrethi i Fierit ofron dhe potenciale të rëndësishme natyrore për zhvillimin e tij. Në përgjithësi kemi te bëjmë me një rajon fushor me lartësi nga 1
-100 m mbi nivelin e detit dhe me toka shumë pjellore.
Edhe relievet kodrinore janë përgjithësisht të buta dhe të mundshme për
shfrytëzim bujqësor. Ne zonat e rrafshëta zhvillohen tokat e hirta kafe.
Kemi edhe lloje te veçanta tokash si aluvionale që takohen në luginat e Semanit e Vjosës, tokat e kripura që shtrihen në Hoxhare si dhe tokat moçalishte të Roskovecit. Në rrethin e Fierit shtrihet një pjesë e Myzeqese së Madhe, Myzeqeja e Vogël dhe fushat e Frakullës e të Cakranit.
 
Fieri ashtu si e gjithë Shqipëria bën pjesë në brezin e klimës mesdhetare, dhe dallohet për tipare më të shprehura mesdhetare, e cila karakterizohet nga vera e nxehtë dhe e thatë me shkëlqim të madh të diellit dhe dimër i butë dhe me rreshje të mëdha. Ngricat dhe dëbora janë dukuri tepër të rralla. I nxehti fillon që prej mesit të pranverës dhe vazhdon deri në fund te tetorit. Klima e Fierit është e ngrohtë sepse Fieri laget nga deti dhe është i mbrojtur nga lindja prej erërave të ftohta. Fieri dallohet për numerin e lartë të ditëve me diell, mesatarisht 2800 ore në vit. Rreshjet kanë rregjim kohor shumë të çrregullt ato janë përqendruar kryesisht në gjysmën e ftohtë të vitit, sasia mesatare e tyre arrin 980-1000 mm/vit.