Shtetësia e shumëfishtë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v fixing dead links
Peshkopi
Rreshti 10:
* Investim - Disa shtete garantojnë shtetësi të menjëhershme nëse bëhet një investim i rëndësishëm në favor të shtetit (zakonisht shuma të mëdha)
* Fe - ''Ligji i Kthimit'' në [[Izrael]] u jep shtetësinë gjithë hebrejve që mund të vërtetojnë përkatësinë etnike ose fenë e tyre dhe emigrojnë në Izrael.
* ''Jus Oficii'' - Ky është një rast i veçantë (dhe tejet i rrallë) ku shtetësia "caktohet" për këdo zhvillon një funksion të përcaktuar. Zakonisht edhe tërhiqet sapo mbaron marrëdhënia punësore. Shembull tipik i kësaj praktike është [[Vatikani]], që u jep shtetësi të gjithë atyre që punëson brenda shtetit (0.44 km²). Diçka e ngjashme mund të ndodhë edhe me Bashkë-Princat e [[Andorra|Andorrës]]: Presidenti francez dhe [[Ipeshkvi|Peshkopi]] i Urgjellit, [[Spanjë]].<br>
Jo të gjitha shtetet japin mundësinë të heqësh dorë nga shtetësia e tyre. Shtetet që vendosin si kusht për natyralizim dorëheqjen nga shtetësitë e mëparshme, mund të kërkojnë një dorëheqje zyrtare. Kur individi i natyralizuar vjen nga një shtet që nuk parashikon dorëheqjen e shtetësisë, i mban dyja pavarësisht zgjedhjes së tij për ta lënë të parën.<br>
Në rastet kur shtete të ndryshme kanë pretendime sovraniteti për të njëjtin territor, banorët e atij territori zakonisht konsiderohen shtetas të të dyja subjekteve. [[Tajvani]] dhe [[Kina]], duke mos njohur autoritetin e qeverisë së ndërsjellët, trajtojnë ligjërisht të gjithë kinezët si shtetas të secilës (megjithatë, Tajvani nuk u jep të drejtë të zhvendosen në shtet banorëve të Republikës Popullore për arsye logjistike). Qeveria e [[Qipro]]s konsideron shtetas banorët e gjithë ishullit, por gjyma veriore (me shumicë etnike [[Turqit|turke]]) ka shpallur pavarësinë dhe u jep qytetarëve të vet një shtetësi më vete. Meqenëse shtetësia vlen vetëm kur njihet sovraniteti i një shteti, në këtë rast kjo shtetësi njihet vetëm nga [[Turqia]]. Këto situata janë analoge në disa aspekte me atë ndërmjet [[Kosova|Kosovës]] dhe [[Serbia|Serbisë]], por në këtë rast Kosovën e njohin më shumë se 100 shtete të ndryshme<sup><ref name=k>[http://www.kosovothanksyou.com Shtete që njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës]</ref></sup> anëtare të [[OKB]].