[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 22:
Augustine Aloysius Joyce u lind më [[2 shkurt]] [[1882]] nga John Stanislaus Joyce dhe Mary Jane Murray në periferi të Dublinit, në Rathgar. Familja e babait të tij, origjina e të cilëve ishte nga Fernoy,Cork; kishte dikur në zotërim një kripore të vogël dhe një punishte gëlqereje. Vdiq më [[13 janar]] [[1941]] në [[Zyrih]], [[Zvicër]].
 
== VepratXhojsi ''dhe'' shqipja ==
 
=== Xhojsi, Irlanda, mërgimi ===
== Referencat ==
Duke pasur parasysh opinionin e gjerë lexues të së përditshmes sonë, po i  sjellim disa njoftime më të përafërta. Xhjems Xhojsi, njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit tonë lindi më 1882 në Dablin të Irlandës. Më 1898 ai e fillon Kolexhin Universitar në Dablin, e më 1902 ai vendos të mërgojë. Së pari do të vendoset në Paris, ku do të jetojë në mjerim material, e më 1905 do të bëhet profesor i anglishtes në Trieshtë të Italisë. Një vit më vonë do të përfundonte librin me tregime '''''Dublinasit''''' (''Dubliners''), që do ta botojë, pas shumë përpjekjesh më 1914. Më 1915 burgoset me kusht në Trieshtë dhe po atë vit merr autorizimin për të hyrë në Cyrih të Zvicrës. Më 1917 do të botojë romanin '''''Portreti i artistit në rini''''' (A portrait of the artist as young man), pastaj '''''Exiles''''' (''Mërgimet''), 1918 dhe një vit më vonë do të kthehet përsëri në Trieshtë. Më 1922 e boton '''Uliksin''' (Ulisses) në Paris dhe po atë vit e fillon romanin tjetër '''Finnegans Wake''' në Paris, ku do ta përfundojë e botojë më 1939. Në prag të Luftës së Dytë, në situatën e rëndë të luftës në Evropë, Xhojsit i lejohet të hyjë në Zvicër në Cyrih, ku më 13 janar të vitit 1941, pas një operacioni të shpërthimit të ulçerës (të thatit) në lukth, vdes.
 
            Mbas këtyre të dhënave mund të themi se Xhojsi gjithë jetën e tij e kaloi në mërgim, e në Irlandë për herë të fundit ishte më 1912. Në të gjitha veprat e tij, Dablini dhe Irlanda, ishin tema qëndrore dhe lajtmotiv i përhershëm. Raporti i tij me atdheun ishte i fuqishëm dhe u ngrit në shumë plane në veprën e tij në kuadër të historisë së njerëzimit. Irlanda vend i perëndimit të diellit, siç i thonë evropianët e kontinentit, pati një histori të rëndë. Së pari ishte e populluar, me keltë e galë, një shekull para epokës së re. Më 795 u shtrua para barbarëve: danezëve, saksonëve, normanëve që e shkretëruan vendin. Më 1534 aty rikthehen anglezët e vendosën me dhunë, duke shkretëruar edhe më shumë vendin dhe kjo do të zgjasë deri në kohën tonë. Në shekullin XIX me ngritjen e lëvizjes kombëtare për çlirim nga anglezët, Irlanda bie në një greminë më të madhe nga represionet e përgjakshme të Anglisë, nga deportacionet dhe uria, deri më 1918 kur shpallet Republikë, por pa u stabilizuar deri më 1949. Kështu më 1840, Irlanda kishte tetë milion e gjysmë banorë e nga dhuna e angleze popullsia e saj u përgjysmua dhe sot numëron katër milionë e diçka banorë, siç vëren njëri nga studiuesit e tij frëngë, Zhan Pari (Jean Paris). Kështu në historinë evropiane Irlanda njihet si një vend martirologjik në luftën e gjat për liri e pavarësi si dhe vend mitik.
== Shiko edhe këtë ==
            Në kushte të tilla historike, Irlanda nuk mundi të zhvillojë si duhet kulturën e vet. Pos në mesjetë që Evropës i dha Skot Erigenin e të tjerë, ajo ruajti traditën e vet gojore të pasur dhe në shekullin e XIX e XX i dha botës shkrimtarë të mëdhenj si Suiftin, Le Fanu, Jejtsin, Sheun, Xhojsin, Beketin e të tjerë. Po ashtu, pos traditës folklorike, përmendet shpirti ironik irlandez i prirur për humor e sarkazëm, mbi të cilin, thonë, bazohet humori i njohur anglez.
 
            Xhojsi mërgoi në Evropë i shtyrë nga imperializmi anglez, nga hierarkia kishtëtare  dhe nga gjendja e rëndë, për të realizuar ëndrrën e tij krijuese, po në të gjitha veprat e tij Dablini dhe Irlanda mbetën epiqendër. Mërgimi i tij shpirtëror dhe fizik, ishte martirizim për veprën e tij, me të cilën e madhëroi atdheun e tij dhe e pasuroi historinë në përgjithësi me përvojën historike të popullit të vet. Ai duke realizuar këtë temë të përjetshme, përmes formësimit plot inovacione letrare, kërkonte gjetjen e ligjeve të historisë dhe të artit në përgjithësi.
== Lidhje të jashtme ==
 
=== '''Fenegan Ueik''' ===
Këtu nuk po ndalemi shumë të vlera e veprave të Xhojsit, po vetëm po theksojmë se me '''Uliksin,''' duke zbatuar një procedim të ri, që i themi modern, ai e çrregulloi kritikën dhe opinionin e kohës. Duke lidhur parabolikisht kornizën antike të '''Odisesë''' të Homerit me bashkëkohësinë, përmes teorive moderne shkencore e filozofike, ai solli një model të ri romani. Këtë e thelloi me romanin e tij të fundit '''Fennegans Wake,''' në të cilin punoi plot 17 vite me radhë. Të gjithë romanin e realizoi simbas konceptit filozofik të Xhanbatista Vikos, filozofit italian mbi ciklesinë në zhvillimin historik të njerëzimit me identifikimin e historisë së kombeve të ndryshme. Cikli i parë ka të bëjë me kohën e zotrave në shoqërinë primitive; koha e dytë (II) është koha e heronjve, karakterizuar me ngjarje revolucionare dhe e treta është koha e  popujve, si konsekuencë përfundimtare e nivelizimit të ndikimit në revolucione. Në veprën e vet Xhojsi bazuar në Vikon nxjerr katër faza që lidhen me fatin e njerëzimit, shoqërive: teokracia, aristokracia, monarkia dhe anarkia. Këto faza ndërrohen me saktësi simbas rendit kozmik pas të cilave vjen ringjallja e shoqërive. Një si kthim i përjetshëm një si fillim i përjetshëm. Pos konceptit kryesor të veprës, Xhojsi zbatoi edhe teorinë e kohës si të Frojdit, Jungut, Ajnshtajnit duke krijuar një roman të ndërdijës po me theks të madh ironik mbi fatin e kombeve dhe të njeriut në histori të përshkuar me epizëm të thellë. Duke u marrë me konceptin e përgjithshëm të histories, Xhojsi këtë e realizoi përmes përdorimit të shumë gjuhëve në veprën e tij, që përmes një universi shumëgjuhësor të paraqes universin njerëzor e kombëtar të popujve të ndryshëm. Kështu në këtë vepër ai përdori fjalë e shprehje nga rreth 50 gjuhë e dialekte të ndryshme indoevropiane e të tjera. Përdorimi i këtyre fjalëve e shprehjeve në origjinal, siç vërejnë studiuesit, këtë vepër në shumë vende e bën të vështirë për kuptim e përkthim, prandaj në kohën e fundit u botuan mjaft studime për praninë e këtyre gjuhëve në vepër dhe për aluzionet e ndryshme. Titullin e veprës Xhojsi e mori nga një baladë ironike irlandeze  me titull '''Finnegan’s Wake''', e konstaton Hogarti dhe shton se apostrofi në titull të baladës është korrekt po në libër jo. Titulli na tregon se ka të bëjë me zgjimin, vigjilimin e Fineganit, po rëndomë nuk po përkthehet, e kështu vepruam edhe ne.
            Pos konceptit filozofik mbi historinë, Xhojsi në këtë vepër inkuadroi personazhe, ide, mite e koncepte nga kulturat e shumë popujve. Duke u bazuar në librin e Xhems A. Athertonit, (James A. Atherton), '''Librat te Ueiku''' (The books of the Wake), Nju Jork, 1959, 1974, del se Xhojsi ka përdorur dorëshkrime të ndryshme të vjetra, shkrimtarë irlandez, Suifti, pastaj Levis, Karrol, etër të kishës: Augustinin, Sh. Jeronimin, T. Akuinin e të tjerë. Nga librat e shenjtë: Dhjatën e vjetër, Dhjatën e re, liturgjitë, Librin e vdekjes të egjiptasve të vjetër, Kuranin e të tjera. Kështu studiuesit nxorën me qindra aluzione gjuhësore, historike, filozofike, letrare, kulturore e të tjera nga '''Finegani.'''  
 
=== Fjalë e shprehje shqipe ===
Fjalët e shprehjet e gjuhëve të ndryshme te '''Finegani''' i bënë studiues të kulturave përkatëse, kurse ato shqipe i bëri xhojsologu i njohur Prof. Metju Hodgart që përmendëm më sipri. Që më 1964 ai botoi një studim me titull '''Word Hoard (Albanbian, Kiswahili''' '''and Basque).''' (I.1.1 – 5;1.2.9-10). Pastaj, më vonë më 1978 rezultatet e veta për gjuhën shqipe i jep edhe në librin që e përmendëm më lart në f. 136 dhe 143. Hodgarti konstaton se Xhojsi fliste frengjishten, gjermanishten dhe italishten, pjesërisht norvegjishten e latinishten klasike dhe greqishten e vjetër, por ai përdori fjalë edhe nga hebraishtja, arabishtja e kinezishtja, si gjuhë të mëdha kulturore, po me të njëjtën masë edhe nga shqipja dhe armenishtja. Ne nuk patëm mundësi ta kemi studimin e veçantë të Hodgartit që e botoi më 1964, që me siguri flet më gjerësisht për këtë çështje. 
            Një punë më të madhe në drejtim të nxjerrjes dhe të evidencimit të fjalëve dhe të shprehjeve nga gjuhët e ndryshme dhe të gjitha aluzioneve të tjera te'''Finegani''' e bëri Prof. Roland Makhag (McHugh) në veprën '''Anëshkrime nga Finegan Uelk''' (Annonations to Finnegans Wake), London and Henley, 1980. Libri i Mekhangut në mënyrë të hollësishme i nxjerr të gjitha shprehjet e fjalët dhe aluzionet e tjera me referenca të verifikuara në 628 faqe sa ka edhe vetë romani i Xhojsit. Vetëm me këtë libër analitik romani i Xhojsit bëhet më i lexueshëm dhe do të jetë udhërrëfyes për përkthyesit e ndryshëm që t’u ikin gabimeve të ndryshme kuptimore e gjuhësore.
            Në bazë të Mekhagut dhe të krahasimit që bëmë me botimin e romanit në anglisht, botim i vitit 1975 të Londrës, del se Xhojsi përdori rreth 70 fjalë e shprehje shqipe. Në vazhdim po i japim këto fjalë simbas interpretimit të Mekhagut. Në fq. 110, Xhojsi përdori këto fjalë shqipe: ultë–low, naltë–high, (I) madh-big, verdhë-yellow, tambel-milk, trandafili-rose, me kene-if, seeing that, Zot-God, bojë-kolor, prandverë-spring, prill-aprill, kishë-church, sahat-hour; f. 111: sermë-silver, zog-young, leter-paper; fq. 112: copë-piece, ar-gold, lumë-river, me fol- to speak, falemi nderës-thank you, ari-bear, nadje-morning (in the), kapak kapak-litle by little, minzë pupil of eye, plak-old, smut-sick, mollë-aple, vogel-small; f.114: Nemc-Austrian, German, bukur-beautifull, rahat-quiet si zbërthim i emrit të Bukureshtit, mal-mountain rrënjë për Malësinë, vet-person, hangër-to eat, sot-today, ftohtë-cild, qiri-candle, karrigë-chair, odë-room, darkë, supper, dinner; ve, voe-egg, gotë-glass, tumbler, raki-brandy, portokal-orange, bukë-bread, sofer-table, moter-sister, bir-son, nip-nephew, mbesë-niece. Në f. 284: hapni-open; në f.343: zotni-sir, popo-alas, shpirt-spirit, shpirtua-match, schrepes.match, duhan-tabacco, (from Arab duhan, smok), allafranka-European, allaman-german) f. 344: akshan-morning, altipalter-revolver, me marrues, me shkewer, me gnaas, me fiet, f.350: nji herë, dy herë, tre herë.
{{lit-cung}}