[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Skeda FK_Kukësi_Logo.png u largua pasi që është shlyer nga Commons prej INeverCry
No edit summary
Rreshti 43:
}}
 
'''Futboll Klub Kukësi''' është një klub profesionist [[Futbolli|futbollistik]] shqiptar me vendndodhje në qytetin e [[Kukësi|Kukësit]]. Klubi i luan ndeshjet si vendas në [[Stadiumi "Zeqir Ymeri"|stadiumin Zeqir Ymeri]] dhe aktualisht konkurojnë në [[Kategoria Superiore|Kategorinë Superiore]], elita e futbollit shqiptar. Klubi ka luajtur në divizionet më të ulta që nga viti 1930, para se në vitin 2012 të ngjiteshin për herë të parë në Superiore, duke përfunduar si nënkampion në tre sezonet e ardhshme.
'''FK Kukësi''' është një klub profesionist futbolli, i vendosur në [[Kukësi|Kukës]], [[Shqipëria|Shqipëri]] <ref>[http://www.weltfussballarchiv.com/club_profile.php?ID=2047 - - - Club Profile, Club History, Club Badge, Results, Fixtures, Historical Logos, Statistics] Weltfussballarchiv.com</ref>. I themeluar më 4 Mars 1930, ekipi ka ndërruar 3 emra dhe disa herë ngjyrat e bluzës. Aktualisht ngjyrat e ekipit janë bardhë e blu.
Që prej Gushtit 2011, FK Kukësi është një shoqëri aksionere, ku shumicën e aksioneve e ka [[Bashkia Kukës]]. President i ekipit është biznesmeni [[Safet Gjici]]. Ekipi i luan ndeshjet e veta në [[Stadiumi Zeqir Ymeri|stadiumin Zeqir Ymeri]] që mban emrin e një prej futbollistëve legjendarë të klubit.
 
== Historia ==
===Themelimi dhe vitet e para===
 
Në pranverën e vitit 1930 u themelua në [[Kukësi|Kukës]], Shoqëria Sportive "Kosova", ku rol kryesor kishte ekipi i futbollit. Në gusht të vitit 1931, ky ekip merr pjesë për herë të parë në një turne lokal, ku u vu përballë "Kallabakut" të Borjes, "Shkëlzenit" të Tropojës, "Internatit" të Krumës dhe paraushtarakëve. Me themelimin e [[Federata Shqiptare e Futbollit|Federatës Shqiptare të Futbollit]], në vitin 1932, Shoqëria Sportive "Kosova" regjistrohet me emrin Sport Klub "Kosova". Gjithsesi ky ekip nuk mori pjesë në kampionatet kombëtare që u zhvilluan gjatë atyre viteve.
 
==== Lista e Antarëve të teseruem të Sport Klub “Kosova”, 1934 ====
*1. Nr. i letërës së njoftimit të antarit 392 [[Ahmet Dervishi]] <ref>[http://vargmal.org/dan6295 1934: Lista e anëtarëve të Shoqërive Sportive]</ref>
*2. -//- 393 [[Ibrahim Kodra]]
*3. -//- 394 [[Ismail Vuçiterni]]
*4. -//- 395 [[Kadri Hoxha]]
*5. -//- 396 [[Muharrem Koshi]]
*6. -//- 397 [[Qazim Imaduna]]
*7. -//- 398 [[Ramadan Çitaku]]
*8. -//- 399 [[Ruzhdi Varvarica]]
*9. -//- 400 [[Sadih Stavileci]]
*10. -//- 401 [[Turfan Hoxha]]
*11. -//- 402 [[Xhaferr Zhubi]]
*12. -//- 553 [[Hasan Shala]]
*13. -//- 556 [[Ejup Binaku]]
[[Skeda:Kukesi-Kampion i Kategorise se Dyte.jpg|right|thumb|Shpallja e FK Kukësit, Kampion i Kategorisë së Dytë të Shqipërisë për sezonin 2010-2011|250px]]
=== KF Përparimi i Kukësit 1949–1990 ===
Në vitin 1949, pas përfundimit të Luftës II Botërore, rifilloi Kampionati Kombëtar i Futbollit. Në vitin 1953 Kukësi u përfshi në [[Kategoria e Tretë|Kategorinë e Tretë]] (sot Kategoria II). Në vitin 1958, ekipi ndryshoi emrin në Klubi Sportiv [[FK Kukësi|Përparimi]] i Kukësit. Në vitin 1967 [[FK Kukësi|Përparimi]] kaloi për herë të parë në [[Kategoria e Dytë|Kategorinë e Dytë]] (sot [[Kategoria e Parë]]) duke qëndruar aty deri në vitin 1977. Pas kēsaj periudhe, ekipi qēndroi pēr pesē vjet nē [[Kategoria e Tretë|Kategorinë e Tretë]]. [[FK Kukësi|Përparimi]] u rikthye edhe dy herë të tjera në [[Kategoria e Dytë|Kategorinë e Dytë]] në vitet 1982 dhe 1987, por pa mundur të përsëriste suksesin e periudhës 1967-1977. Do të duheshin 24 vjet që Kukësi të rikthehej në [[Kategoria e Dytë|Kategorinë e Dytë]] (sot [[Kategoria e Parë]]).
 
=== KF Përparimi i Kukësit 1990–2010 ===
Rrëzimi i sistemit komunist, solli shkurtim të fondeve për futbollin dhe sportin në [[Kukësi|Kukës]], duke bërë që ato të kalonin në degë të tjera më të rëndësishme për qytetin e varfër verilindor. Megjithë përpjekjet e bashkisë dhe donatorëve të ndryshëm, ku ndër më të njohurit janë firmat [[Western Union]] dhe [[Hotel Dardania]], ekipi nuk arriti ndonjë sukses mbresëlënës.
 
=== FK Kukësi 2010–2012 ===
Në vitin 2010, ekipi ndryshoi për herë të tretë emrin, duke vendosur emrin e ri Futboll Klub Kukësi. President i ekipit u zgjodh deputeti i Kukësit, [[Fatos Hoxha]] kurse Bashkia kishte pronësinë. U soll një trajner i ri, [[Shahin Berberi]], dhe u kryen disa blerje cilësore. Për gjatë [[Kategoria Superiore 2010-2011|sezonit 2010/11]], Kukësi tregoi një formë të shkëlqyer duke dalë në vendin e parë në [[Kategoria e Dytë|Kategorinë e Dytë]], në grupin e Veriut. Më pas në ndeshjen përballë [[KF Himara|Himarës]], për titullin kampion të [[Kategoria e Dytë|Kategorisë së Dytë]], ekipi kuksian mundi himariotët me rezultatin 1-0. Kështu pas më shumë se 20 vitesh, FK Kukësi u rikthye në [[Kategoria e Parë|Kategorinë e Parë]], (dikur [[Kategoria e Dytë]]). Në [[Kategoria Superiore 2011-2012|sezonin 2011/12]], Kukësi e mbylli fazën dimërore si nënkampion (me një ndeshje të pa luajtur). Në fund të sezonit pas dy përballjesh dramatike me kundërshtarin e drejtëpërdrejtë, [[KS Luftëtari|Luftëtarin]], Kukësi ia doli të mbyllte kampionatin në vendin e dytë dhe si pasojë, siguroi kalimin e menjëhershëm për herë të parë në historinë e vet në [[Kategoria Superiore|Kategorinë Superiore]].
[[Skeda:Stema e Perparimit te Kukesit 1992-2010.gif|right|thumb|Stema e KF Përparimi i Kukësit në vitet 1992-2010|250px]]
[[Skeda:Perparimi Kukes 1958-1992.PNG|right|thumb|Stema e KS Përparimi i Kukësit në vitet 1958-1992|250px]]
 
===FK Kukësi Sezoni 2012–2013===
 
FK Kukësi debuton për herë të parë në historinë e saj në [[Kategoria Superiore|Kategorinë Superiore]]. Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, drejtues i klubit u bë [[Safet Gjici]]. Presidenti i ri mori fillimisht [[Armando Cungu]]n si trajner të ri të ekipit. Më pas u mor [[Sulejman Starova]] si drejtor teknik. Me ardhjen e këtyre dy drejtuesve u bë e mundur edhe ardhja e dy lojtarëve të rinj, [[Rrahman Hallaçi]] dhe [[Roland Peqini]], që do të shërbejnë si shtyllat e mbrojtjes. Pas rikonstruksionit, stadiumi u bë me 10.000 mij ulëse.
 
Kukësi në sezonin e parë si debutues e mbylli sezonin në vendin e dytë me 52 pikë, 6 pikë më pak se kampioni [[KF Skënderbeu]]. Ata arritën të siguronin një vend në fazën e kualifikueseve të [[UEFA Europa League]]. Ata arritën deri në gjysmë–finalen e [[Kupa e futbollit e Shqipërisë|Kupës së Shqipërisë]] ku u eleminuan nga [[KF Laçi]], që më vonë fitoi titullin.
 
== Stema dhe Bluza ==