[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 49:
 
Klubi u themelua më [[4 Mars]] [[1930]] në [[Kukësi|Kukës]] me emrin "Shoqëria Sportive Kosova", duke u bërë i njohur në Shqipëri. Klubi u bë fillimisht nga të rinjtë e [[Rrethi i Hasit|Hasit]], Lumës dhe nga [[Goranët|goranët]] e [[Shishtaveci|Shishtavecit]], që konkuruan në sporte si atletika dhe mundja sëbashku me futbollin. Ndeshja e parë në historinë e klubit ishte më 20 Prill 1930 kundër Internati [[Kruma|Krumë]], e cila u mbyll në barazimin 0–0. Më 13 Korrik klubi humbi për herë të parë në historinë e saj kundër Dibrë në [[Peshkopia|Peshkopi]], me sfiduesit që fituan 4–1. Në Gusht 1931 skuadra konkuroi në një turnament lokal ku merrnin pjesë Kallabaku ([[Borje]]), Shkëlzeni ([[Tropoja|Tropojë]]) dhe Internati Krumë, dhe skuadra të tjera ushtarake. Me themelimin e [[Federata Shqiptare e Futbollit|Federatës Shqiptare të Futbollit]] në vitin 1932, Shoqëria Sportive Kosova u regjistrua nën emrin Sport Klub Kosova. Megjithatë, klubi nuk mori pjesë në asnjë kampionat të organizuar në atë kohë. Në vitin 1949, pas mbylljes së [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]], Federata Shqiptare e Futbollit vazhdoi kampionatin e saj. Në vitin 1953, Shoqëria Sportive Kosova mori pjesë për herë të parë në një kampionat kombëtar, duke konkuruar në [[Kategoria e Tretë|Kategorinë e Tretë]].
 
===Përparimi===
 
Në vitin 1958 klubi u ngjit për herë të parë në [[Kategoria e Dytë|Kategorinë e Dytë]], dhe ndryshuan emrin e tyre duke e bërë Klubi Sportiv Përparimi në të njëjtën kohë. Trofeu i parë madhor i klubit erdhi në vitin 1967, duke fituar Kategorinë e Tretë dhe duke u ngjitur sërisht në Kategorinë e Dytë. Ata qëndruan në atë ligë për një dekadë deri në vitin 1977, ku ata fituan titullin e Kategorisë së Dytë, arritja më e madhe e klubit që nga themelimi në vitin 1930. Pavarësisht se ranë shpejtë, ata u ngjitën sërisht në Kategorinë e Dytë. Shumë veta i konsiderojnë vitet 70' dhe 80' si epokën e artë të klubit.
 
Me rënjen e komunizmit në Shqipëri në vitin 1991, klubi përjetoi probleme të mëdha financiare duke u mbështetur në forndet e shtetit për të drejtuar klubin për vite të tjera. Bashkia e Kukësit sëbashku me një bisnezmen lokal filluan të financonin klubin pas fundit të regjimit komunist në Shqipëri, por për shkak të mungesës së fondeve klubi nuk përjetoi ndonjë sukses për gati dy dekada pas rënies së komunizmit.
 
== Stema dhe Bluza ==