Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/Loni Papa: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 42:
Drama “Cuca e Maleve”, pasqyron luftën për arsimimin dhe emancipimin e gruas dhe shoqërisë shqiptare në vitet e para pas clirimit të vendit ndaj forcave regresive dhe mentaliteteve të prapambetura. Në planin e ndërtimit artistik, ”Cuca e Maleve“ është drama e parë shqiptare që mbështetet në retrospektivë. Vlera e kësaj vepre qëndron jo vetem në forcën e përgjithësimit të luftës për liri e përparim të gruas shqiptare, por dhe në mjeshtërinë artistike të fjalës me të cilën është shkruar dhe forcën emocionale në rritje që ajo përçon gjatë gjithë kohës.
 
Ne vitin 1966, drama “Cuca e Maleve” u vu në skenën e [[Teatri Migjeni|Teatrit “Migjeni“]] të Shkodrës nga regjisori [[Mihal Luarasi]] dhe pas suksesit që ajo pati, në vitin 1967, u soll në skenën e [[NationalTeatri Theater of AlbaniaPopullor|Tearit Popullor]] nga regjisori [[Pirro Mani]]. Intrpretimi i shkëlqyer dhe mjeshtëror i aktoreve ikona te skenës shqiptare vuri në dukje edhe më shumë vlerat e kësaj vepre. Drama “Cuca e maleve” ka fituar Çmimin e Republikës të Shkallës së Dytë, në vitin 1972 dhe zë një vend të rëndësishëm në fondin e artit kombëtar shqiptar.
 
Bazuar në dramën “Cuca e maleve”, në vitin 1970 u krijua nga bashkëautoret Loni Papa dhe [[Agron Aliaj]] libreti i [[Cuca e maleve (balet)|baletit “Cuca e Maleve”]]. Ky balet me muzikë nga kompozitori [[Nikolla Zoraqi]], u vu në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit Shqiptar nga baletmaestri [[Agron Aliaj]] dhe është cilësuar si një ndër pjesët më të mira te baletit shqiptar.