[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 22:
| Pozicioni =
}}
'''Dhërmiu''' është fshati i dytë i krahinës së [[Himara|Himarës]]. I vendosur buzë [[deti Jon|detit Jon]] dhe në shpatet e maleve Vetëtimë Pritëse, Akrokerauneve, (që poeti romak Horaci i cilëson si “infames scopulos Acroceraunia”), midis gjelbërimit të ullinjve dhe agrumeve të shumta, fshati ka një bukuri madhështorë, dhe sipas udhëtarit anglez Lir është ''më i madhërishëm në vendosjën e tij së çdo vend tjetër që kam parë në Akrokeraunet dhe që i ngjan jo pak Atranit apo Amalfit.''
 
Dhërmiu shtrihet në fund të një plazhi më tepër së pesë kilometra të gjatë, plazh i cili përfundon më një kodër, mbi të cilën ngrihet manastiri i Shën Theodhorit. Fshati përbëhet nga tre lagje : '''Kondraqa''', apo Kallami që është lagja e parë për ata që vijnë nga Llogaraja ; vijuar nga '''Gjileku''' dhe '''Dhërmiu''' - lagja e tretë dhe më e madhja që i ka dhënë edhe emrin fshatit. Në total, tërë fshati ka rreth 600 shtëpi, ku rreth 300 janë në Dhërmi, 150 në Gjilek dhe 150 në Kondraq. Fshati i Dhërmiut ndodhët 52 km në Jug të Vlorës, 72 km në vëri të Sarandës dhe rreth 210 km nga kryeqyteti i Tiranës. Nga ana administrativë Dhërmiu bën pjesë në Bashkinë e Himarës, krahinën e Himarës, rrethi i Vlorës.