Perandoria Bizantine: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Perandoria Bizantine
Rejected the last 2 text changes (by 80.78.65.99 dhe Artenio kacerri) and restored revision 1438179 by Kristian95~sqwiki
Rreshti 23:
| viti_shpërbërja = 1453
|
Artenio Kacerri MMV,bisha,matematicieni me i madh i te gjitha koherave dhe perandori me i madh i Bizantit
 
| ngjarja_para_themelimit = [[Diokleciani]] ndan administratën perandorake mes lindjes dhe perëndimit
| data_ngjarja_para_themelimit = 285
Line 410 ⟶ 408:
Armiqtë e rinj që u shfaqën në shekullin e 11-të, ndryshe nga arabët apo bullgarët, nuk kishin arsye për ta respektuar atë reputacion. Ata u shfaqën njëherazi në frontet veriore, lindore dhe perëndimore. Ishte diçka e zakonshme për bizantinët që të luftonin në dy fronte në të njëjtën kohë. Por detyra kërkonte një ushtar në fron. Peçenegët, një fis turk, njiheshin prej një kohe të gjatë si fqinjët veriorë të bullgarëve. Konstandini VII i kishte vlerësuar si aleatë të vlefshëm kundër bullgarëve, magjarëve dhe rusëve. Por, pas pushtimit të Bullgarisë, peçenegët filluan të plaçkisnin përmes Danubit në atë që atëherë ishte territor bizantin. Konstandini IX i lejoi të vendosen në jug të lumit, ku numrat dhe ambiciet e tyre u rritën. Në mes të shekullit të 11-të, ata ishin bërë një kërcënim i vazhdueshëm për paqen në Traki dhe Maqedoni dhe ata inkurajonin shpirtin e rebelimit te heretikët bogomilë në Bullgari. Detyra iu la Aleksit I që ta largonte krizën duke mundur peçenegët në betejë në 1091.
 
Ardhja e re në frontin lindor ishin turqit selxhukë, pushtimet e të cilëve do ta ndryshonin të gjithë formën e botëve bizantine dhe islamike. Në 1055, pasi kishin pushtuar Persinë, ata hynë në Bagdad dhe princi i tyre mori titullin sulltan dhe mbrojtës i kalifatit abasid. Për jo shumë kohë ata vendosën autoritetin e tyre në kufijtë e Egjiptit fatimid dhe Anadollit bizantin. Ata kryen eksplorimet e para përtej kufirit bizantin në Armeni në 1065 dhe në 1067 deri në Çezarea, në Anadollin qendror. Plaçkitësit u frymëzuan nga ideja islamike e luftës së shenjtë dhe pushtimet nuk qenë aspak sistematike. Megjithatë, ata e gjetën çuditërisht të thjeshtë të plaçkisnin fshatrat dhe të izolonin qytetit, si pasojë e neglizhimit të gjatë të mbrojtjes së frontit lindor nga perandorët në Konstandinopojë. Kjo emergjencë i dha dorë aristokracisë ushtarake në Anadoll, e cila, në 1068, përfundimisht siguroi zgjedhjen e një prej tyre, Romanit IV Diogjenit, si perandor. Romani mblodhi një ushtri për tu përballur me atë që ai e shihte si një operacion ushtarak në shkallë të madhe. Ishte një shenjë e kohës që ushtria e tij përbëhej kryesisht nga mercenarë të huaj. Në gusht 1071, ajo u mund në Manzikert, pranë liqenit Van në Armeni. Romani u kap si i burgosur nga sèplèulltanisulltani selxhur, Alp-Arsllani. Ai u lejua ta blinte lirinë e tij pasi firmosi një traktat, por kundërshtarët në Konstandinopojë refuzuan ta mbajnë si perandor dhe vendosën kandidatin e tyre, Mihalin VII. Romani u verbua tradhëtisht. Kësisoj, selxhukët ishin të justifikuar t’i vazhdonin plaçkitjet e tyret dhe madje u inkurajuan ta bëjnë këtë. Mihali VII e ftoi Alp-Arsllanin që ta ndihmonte kundër rivalëve të tij, Niqifor Brienit dhe Niqifor Botaniatit, pasi secili prej tyre ishte vetëshpallur perandor në Adrianopojë në 1077 dhe në Nike në 1078. Në ato 4 vite luftë civile nuk kishte asnjë ushtri që të mbronte frontin lindor. Në 1081, turqit kishin arritur në Nike. Zemra e fuqisë ushtarake dhe ekonomike të ushtrisë, të cilën arabët asnjëherë nuk e kishin zotëruar, ishte tashmë nën sundimin turk.
 
Armiqtë e rinj në perëndim ishin normanët, të cilët filluan pushtimin e Italisë së Jugut në fillim të shekullit të 11-të. Projekti i Bazilit II për ta rikuperuar Sicilinë nga arabët për pak sa nuk ishte realizuar në 1042 nga i vetmi gjeneral i madh në epokën pas-maqedonase, Gjergj Maniaku, i cili u rithirr nga Konstandini IX dhe u vra si pretendent për fronin. Më pas, normanët bënë avancime graduale në Itali. Të kryesuar nga Robert Giskardi, ata morën gjithçka që i dilte përpara; në prill 1071, Bari, fortesa e fundit bizantine, ra pas një rrethimi tre-vjeçar. Sundimi bizantin në Itali dhe shpresa e ripushtimit të Sicilisë morën fund.