Jezerca (Ferizaj): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 8:
 
== Turizmi ==
[[File:Pamje nga Fshati Jezerc 2015-05-31.jpeg|left|thumb|Bukurit natyrore të fshatit Jezerc]]
Në Jezercin e thellë malor, ka filluar të zhvillohet turizmi rural, fshat ky cili ka resurse të mëdha për zhvillimin e turizmit. Relievi i Jezercit ofron kushte të mira për argëtim me biçikletë, natyra me male dhe livadhe të shumëta e kroje japin mundësi marrshimi në shtigje të gjata dhe të shkurtëra. Natyra ofron edhe mundësi argëtimi me fluturake aeronautike, ofron mundësi edhe për alpinizmin, kalërimin, gjuetinë, peshkimin, skijimin dhe tjera.
 
== Beteja e Jezercit ==
[[File:Ushtria Çlirimtare e Kosovës.jpg|thumb|Ushtria Çlirimtare e Kosovës]]
Policia dhe ushtria serbe, nga data 25-28 shtator 1998 filluan një ofensivë të ashpër kundër forcave të UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimes. Asokohe Jezerci ishte i rrethuar në tre rrathë prej forcave armike. Fillimisht sulmet serbe filluan prej granatimeve të ashpra prej vend-pozicioneve të ndryshme, si nga bashkimi i lumenjve, nga "Maja e Buqes", nga pishat e Shtimes e nga Duhla, nga "Antena" që gjendej mbi fshatin Jezerc, pastaj nga pozicionet serbe të fshatit Sushicë, prej Livadheve të Burrnikut, prej Semajes, nga "Ujësjellsi i Pleshinës" dhe nga kazerma ushtarake e Ferizajt. Në këto kushte, i gjithë efektivi ushtarak i Zonës Operative të Nerodimes, në bashkëveprim me komandën e Kaçanikut ishte i mobilizuar si asnjëherë më parë në luftë kundër forcave serbe. Pas sulmeve me armë të artilerisë së rëndë, forcat serbe filluan të sulmojnë edhe me këmbësori, e cila mbështetej me makineri dhe teknike të sofistikuar luftarake. Kështu që, me 27 dhe 28 shtator, forcat serbe me këmbësori dhe teknike luftarake sulmuan nga drejtimi i Nerodimes, pikat 1 dhe 2 nga drejtimi i Dremjakut dhe Mollopolcit. Forcat e këmbësorisë sulmuan drejt pikës 3 nga drejtimi i Budakoves dhe antenës mbi Jezerc. Me këmbësori dhe teknike te rëndë luftarake u sulmua pika 6. Këto luftime të ashpra në mes forcave te UÇK -së dhe atyre serbe, u zhvilluan deri në momentin kur arsenali luftarak i forcave ishte shpenzuar dhe luftëtaret e kësaj Zone nuk kishin me çfarë të luftonin. Në një gjendje të tille, shtabi i Zonës Operative të Nerodimes, komanda për Ferizaj dhe Kaçanik, vendosi të vërë në zbatim planin e tërheqjes taktike, i cili parashihte që të gjithë ushtarët, nga pikat mbrojtëse të tërhiqeshin duke marrë me vete edhe popullatën civile, me të cilën do të depërtonin në drejtim të barakave të rojeve të pyllit, që gjendeshin në thellësi të fshatit. Prej aty duhej te lëviznin në drejtim të maleve të Sharanikut. 28 shtatori i vitit 1998, ishte dita e zhvillimit të një beteje të përgjakshme, e njohur si Beteja e Jezercit. Efektivi ushtarak i Zonës, i përbërë prej 400 ushtarësh dhe i pajisur me armatim të lehtë, luftonte kundër një ushtrie me mijëra forca militare e paramilitare. Në këto luftime të përgjakshme, forcat armike pësuan humbje të mëdha në njerëz dhe në teknikë luftarake. Ushtria dhe policia serbe kishte njoftuar se në këto luftime ishin vrarë: Nebojsha Jeftiq (30) nga Obrenovei, Sasha Simeunoviq (29), prej Beogradit, Zhelko Joviqiq (32) nga Sopoti. Kështu, me këtë rast mund të kuptojmë se nga goditjet e luftëtarëve tanë në pikat mbrojtëse 1, 2, 3 dhe 6 u vranë me dhjetëra pjesëtarë të forcave armike dhe u plagosen shumë të tjerë. Në këtë betejë të ashpër, në pikën e pestë mbrojtëse, bie heroikisht në fushën e nderit ushtari i UÇK-së Lulëzim Guta, si dhe bashkëluftëtarët e tij: Arsim Zeqiri dhe Sali Baliu në pikën e Gjashtë, Gursel Sylejmani në pikën e Tretë, Sejdi Sejdiu, Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu në piken e Dytë, Bajram Sylejmani dhe Kemajl Hetemi në pikën e Parë. Ndërsa, plagosen Daut Ilazi dhe Islam Hasaj.