[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 52:
 
Basha shërbeu si Ministër i Punëve të Jashtme nga maji 2007 deri në shtator 2009. Gjatë mandatit të tij, Shqipëria u pranua në NATO, ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe filloi dialogun për të siguruar udhëtimin pa viza për qytetarët e saj në vendet e Shengenit.
[[Figura:2008 01 29 albania 600Basha-Rice.jpg|thumb|300px|left|Lulzim Basha, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe Condoleezza Rice, Sekretare e Shtetit e SHBA-së ne vitin 2008.]]
 
Pas zgjedhjeve të vitit 2009 në të cilat Lulzim Basha u zgjodh deputet i Elbasanit, ai u emërua si Ministër i Brendshëm në qeverinë e re Berisha. Si Ministër i Brendshëm, ai punoi për zbatimin e të gjitha kritereve të kërkuara për udhëtim pa viza të shqiptarëve në vendet Shengen, përfshirë modernizimin e vendkalimeve kufitare të Shqipërisë dhe sistemit të policisë së emigracionit, lëshimin i pasaportave biometrike të sigurisë së lartë dhe një luftë më të ashpër kundër veprimtarisë kriminale dhe pasurive kriminale. Këto hapa u përshëndetën nga organizmat ndërkombëtarë sidomos nga EUROPOL dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit dhe çuan në vendimin e Bashkimit Europian më [[8 nëntor]], [[2010]] për heqjen e vizave të udhëtimit për qytetarët shqiptarë duke filluar nga [[15 dhjetor]]i i vitit [[2010]].
 
Rreshti 59:
Nën drejtimin e Bashës si Kryetar i Bashkisë, Tirana u pajis për herë të parë në historinë post-komuniste me një Plan të Përgjithshëm Urbanistik, duke i dhënë fund përfundimisht, kaosit të ndërtimeve në Tiranë. Plani u përpilua pas një diskutimi të gjerë me qytetarët e Tiranës, me arkitektë, inxhinjerë, shoqatat ambientaliste dhe shoqata të tjera të interesuara. Në këtë plan përfshihen gjithashtu tre projekte të mëdha: Bulevardi i Ri dhe Sistemimi i Lumit të Tiranës, Terminali Shumëfunksional i Autobuzëve dhe Trenit dhe Linjat e Tramvajit Kinostudio-Kombinat dhe Sheshi "Nënë Tereza"-Terminali Shumëfunksional.
 
Bulevardi i Ri është vepra më e madhe urbanistike në Tiranë në 80 vitet e fundit. Ai është 70 metra i gjerë dhe zgjatet nga bulevardit egzistues deri në Paskuqan. Konkursi për projektin e Bulevardit përfundoi në vitin 2012 dhe u fitua nga studioja britanike "Grimshaw Architects". Projekti i detajuar përfundoi në vitin 2013 dhe po këtë vit filluan punimet për ndërtimin e Bulevardit. Mbas zgjedhjeve të qershorit 2013 me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste, punimet e Bulevardit u ndërprenë. [[Figura:EPP Summit, Meise. Oct. 2013 (10458130766).jpg|thumb|300px|Kryetari i [[PD]]-së Lulzim Basha dhe Presidenti i Komisionit Europian, [[Jose Manuel Barroso]] në Takimin e PPE-së në [[Meise]], [[Belgjikë]] në tetor 2013,]] Lulzim Basha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për ndërprejen e punimeve në Bulevardin e Tiranës dhe për mosfillimin e punimeve në dy projektet e tjera. Në një intervistë në emisionin "Opinion" në TV Klan në maj 2015 Basha deklaroi se Ministri i Financave Shkëlqim Cani refuzon të depozitojë firmat e Autoritetit Kontraktual në Fondin e Abu Dabit. Ai akuzoi gjithashtu Kryeministrin Rama, që refuzoi garancinë shtetërore për një financim nga qeveria franceze për ndërtimin e linjës së travajittramvajit në Tiranë, projekti i të cilit është i përfunduar dhe pret të fillohet nga puna.
 
Nga maji i vitit 2005 dhe në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.
 
Rreshti 67:
Mbas dorëheqjes së Kryetarit të Partisë Demokratike [[Sali Berisha]], Lulzim Basha shpalli kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.
 
 
Në zgjedhjet për kryeatarinkryetarin e Partisë Demokratike më [[22 korrik]] [[2013]] , Lulzim Basha fitoi kundrejt kandidatit tjetër [[Sokol Olldashi]] duke fituar 80% të votave të anëtarësisë se PD. <ref>[http://vizionplus.al/lulzim-basha-kryetari-i-ri-i-pd-se/ Lulzim Basha, kryetari i ri i PD-së]</ref>
 
== Shiko edhe ==