[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 79.106.109.154 (diskutimet) në versionin e fundit nga Goelia.
Rreshti 1:
{{Qytet në Shqipëri
| EMRI = Berati
'''Berati''' është qytet me rreth 65.000 banorë dhe njëra nga dy bashkitë e [[Rrethi i Beratit|Rrethit të Beratit]] që bën pjesë në [[Qarku i Beratit|Qarkun e Beratit]]. Trojet e Beratit, sipas arkeologëve kanë qenë të banuara nga njerëz të civilizuar që nga shekulli VII para erës sonë.
| EMRIIPASHQUAJTUR = Beratit
| FOTO = Berat Albania.jpg
| gjerësi = 40.7058333
| gjatësi = 19.9522222
| SIPERFAQJA =
| POPULLSIA = 69,000
| POPULLSIA_DENDESIA =
| SHTETI = [[Shqipëria]]
| RRETHI = [[Rrethi i Beratit]]
| KODI_POSTAR = 5001-5006
| PREFIKSI = 32
| FAQJA_ZYRTARE = [http://www.bashkia-berat.net/ Bashkia e Beratit]
| KRYETARI = Fadil Nasufi
| PARTIA = PS
| SKEDA_EMBLEMA =
| IATA = TIA
| AEROPORTI = [[Aeroporti Nënë Tereza|Nënë Tereza]]
| DISTANCA_NGA_AEROPORTI =
| VENDASIT = Beratas
| PORTAL = PO
}}
'''Berati''' është qytet me rreth 65.000 banorë dhe njëra nga dy bashkitë e [[Rrethi i Beratit|Rrethit të Beratit]] që bën pjesë në [[Qarku i Beratit|Qarkun e Beratit]]. Trojet e Beratit, sipas arkeologëve kanë qenë të banuara nga njerëz të civilizuar që nga shekulli VII para erës sonë.
 
== Gjeografia ==
Line 13 ⟶ 35:
 
== Historia ==
[[Skeda:Berat 1830.png|thumb|Berati ne vitin 1830]]
[[Skeda:Berat Albania 15.jpg|thumb|Hyrja e kalajes të Beratit]]
Berati u përket qyteteve të rrallë ku jeta fillon qysh në lashtësinë e thellë dhe vazhdon pa u ndërprerë deri më sot. Dy çekanë guri e datojnë fillimin e jetës në të para Periudhës së Bronzit (2600-1800 P.Kr.). Dëshmitë arkeologjike tregojnë se në shek. VII-VI P.Kr. Këtu është zhvilluar një vendbanim paraqytetar, me punishtet e tij të qeramikës dhe me një jetë shoqërore të diferencuar. Në kufijtë e legjendës dhe të historisë, ky vendbanim thuhet të ketë qenë Orestiada e lashtë, i quajtur kështu ngaqë aty banonin një fis i pellazgëve, orestët, i pari i të cilëve ishte Oresti, i biri i Agamemnonit. Qyteti i mirëfilltë u themelua më 313-310 P.Kr. si qytet-kështjellë i Dasaretisë, i quajtur Antipatrea nga mbreti [[Kassandër]] në kujtim të gjeneralit mëkëmbës të Lekës së Madh. Ky është emri i parë i qytetit. Pas pushtimit romak në shek. II P.Kr. ai u quajt prej tyre Albanorum Oppidum (Fortesa e Arbërve). Në shek. V, nën perandorinë Bizantine, u përforcua dhe e ndryshoi emrin në Pulheriopolis (Qytet i bukur). I pushtuar nga bullgarët në shek. IX, u quajt Belgrad (Qytet i bardhë) – Berati i sotëm.
=== Muzakajt ===
Nën zotërimin e Muzakajve, në shek. XIII-XIV, qyteti filloi të shtrihej jashtë mureve të kështjellës. Në këtë kohë Berati arrin shtrirjen më të madhe territoriale, zhvillohet dhe bëhet një qendër e rëndësishme ekonomike, tregtare, administrative e kulturore. Në 1417 qyteti pushtohet nga turqit dhe zhvillimi i tij u ul ndjeshëm, por nga fillimi i shek. XVI ai e mori veten, për tu bërë përsëri një nga qytetet më të mëdhenj të Shqipërisë. Në shek. XVII ai vazhdonte të ishte qyteti më i madh i Shqipërisë, me 500 shtëpi të shpërndara në 30 lagje dhe me 5 medrese. Berati në këtë kohë bëhet qendra kryesore ekonomike e vendit, me zhvillim të madh të zejtarisë e të tregtisë. Tani Berati ishte kryeqendra e sanxhakut të Vlorës të përbërë nga kazatë e: Myzeqesë, Tomoricës, Skraparit, Përmetit, Pogonit, Tepelenës e Vlorës. Në Berat tregtonin mallrat e tyre tregtarë të huaj. Në shek. XVIII Berati bëhet qendër e pashallëkut të madh të Ahmet Kurt Pashës. [[Ali Pashë Tepelena]] e bashkoi atë me pashallëkun e tij të Janinës dhe përforcoi muret e kështjellës. Në këtë periudhë tregtarët e mëdhenj beratas kishin marrëdhënie me Venetikun, Triesten, Raguzën, Ankonën, Korfuzin, Maltën, Aleksandrinë, Izmirin, Selanikun, Stambollin, Sofien, Nishin, Belgradin, etj. Berati përdorte dy skela: Vlorën dhe Durrësin. Ai ishte bërë kështu kryeqendër e një sistemi të madh ndërkrahinor. Tregtarët beratas kishin agjencitë e tyre në Durrës, Vlorë, Elbasan, Korçë. Tregtarët e mëdhenj shkodranë kishin në Berat agjencinë e tyre tregtare.berati vjen nga iliret bir ate qe simbas legjendave filluan ndertimin e kalase per tu mbrojtur nga sulmusit.
 
=== Pas tërmetit ===
.
Berati mori pamjen e sotme në shek. XVIII dhe sidomos në shek. XIX, pas tërmetit të vitit 1851. Në fund të viteve 30 të shek. XIX Berati kishte 8000 banorë dhe si të gjithë qytetet e tjerë ruante karakterin e ekonomisë së vogël zejtare. Tashmë ishin shfaqur punishtet e tipit të manifakturave, por ende të paçliruara nga normat tradicionale esnafore. Nga mesi i shek. XIX Berati zinte vendin e dytë pas Shkodrës për fuqinë ekonomike të tregtarëve të mëdhenj, të cilët kishin korrespondentë ose agjenci në Durrës e Vlorë si edhe në Trieste, Korfuz e Maltë. Ekzistonin punishte me 5 deri 10 krahë pune dhe disa fabrika të vogla mielli e vaji. Në fund të viteve 1800 në qytet kishte 820 punishte zejtare e dyqane, duke qenë kështu qendra më e lulëzuar ekonomike, tregtare e kulturore e Shqipërisë së Jugut.
 
Deri në mes të shek. XX në Berat ekzistonin ende tre tregje të gjerë të cilët funksiononin rregullisht çdo të shtunë: Pazari i misrit, Pazari i bulmetit dhe Pazari i gjësë së gjallë. Tregu kishte 4 qendra kryesore: të opingarëve, të mestexhijve, të tabakëve dhe të kazanxhijve. Ekzistonte edhe tregu i ri, me 100 dyqane moderne ku përfaqësoheshin të gjitha llojet e tregtive.
Për nga numri i zejtarëve Berati ishte në vend të parë; ushtroheshin rreth 23 lloj zeje. Çdo zeje sistemohej në një rrugë të cilës i jepte emrin. Deri në gjysmën e dytë të shek. XX vazhdonin të ekzistonin rrugët e: kazanxhinjve, bakërxhinjve, xhokaxhinjve, leshpunuesve, rrobaqepësve, kazazëve (qëndistarë), argjendarëve, armëtarëve, opingarëve, kujinxhinjve, samarxhinjve, etj.
 
== Kultura ==
Line 22 ⟶ 52:
 
Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.
 
Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë :
 
====Kështjella====
Kështjella ose kalaja, siç quhet nga beratasit është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta. Me themelet e saj ilire, e rindërtuar disa herë në shekujt VI, XIII, XV dhe XIX ajo është sot jo vetëm një nga kështjellat më të mëdha të banuara, por edhe një arkiv i gurtë që ofron varietete stilesh dhe kontributesh të epokave të ndryshme : ilire, romako-bizantine, shqiptare e turke. Kështjella është pjesë e legjendës së vjetër e të bukur të Tomorit dhe Shpiragut.
 
====Ura e Goricës====
Ura e Goricës është një nga monumentet e kulturës dhe të arkitekturës së Beratit dhe njëkohësisht një nga simbolet e tij. Rreth viteve 1780 me përkujdesjen e Ahmet Kurt Pashës, nga urë druri në pjesën e sipërme, ajo u ndërtua e gjitha prej guri. Ajo u rindërtua përsëri duke marrë pamjen që ruan sot, me parmakë betoni, në vitin 1922 nga bashkia e qytetit. Është 129,3 m e gjatë, 5,3 m e gjerë, ngrihet 10 m mbi lumë dhe ka 7 harqe me hapësira 9 deri 16,7 m.
[[Skeda:berat-ura e gorices.png|thumb|left|250px|Ura e Goricës]]
 
====Ndërtesat e kultit====
Disa kapitole dhe kolonada dëshmojnë se në Berat kanë ekzistuar kisha paleokristiane të shekujve IV–VI (Shën Todri). Ndër kishat më të bukura të ndërtuara në shekujt XIII-XIV janë : Shën Mari Vllaherna, Shën Triadha dhe Shën Mëhilli. Në Berat ka edhe një numër ndërtesash të fesë islame, me vlera të shquara arkitektonike e artistike, si : [[Teqeja halevite (Berat)|teqeja e Helvetive]], [[Xhamia e Beqarëve]], [[Xhamia e Plumbit (Berat)|Xhamia e Plumbit]], [[Xhamia e Hysen Pashës]], [[Xhamia e mbretit (Berat)|Xhamia e mbretit]], [[Xhamia e Telelkave]], [[Xhamia e Kuqe]] [[Xhamia e Bardhë]] etj. Këto kisha, xhami dhe ndërtesa të tjera urbane, sidomos ansamblet e lagjeve Mangalem, Kala e Goricë, janë perla të arkitekturës mesjetare. Nga përshtypja e veçantë që të krijon ansambli i Mangalemit, Berati është quajtur edhe qyteti i një mbi një dritareve.
[[Skeda:berat-mangalemi.png|thumb|250px|Pamje e Lagjes Mangalem]]
 
====Arti dhe zejet====
Line 27 ⟶ 70:
 
Kishat e Beratit janë të zbukuruara me piktura të stilit bizantin e pas-bizantin, të krijuara nga artistë të ndryshëm të shekujve XII-XIV dhe nga mjeshtrat e shekullit XVI: Onufri dhe biri i tij Nikolla. Katedralja e Shën Marisë shquhet për ikonostasin e saj, të gdhendur në dru të larzuar me ar, një vepër artistike e cilësisë së parë.
[[Skeda:berat-kisha e shen spiridhonit.jpg|thumb|250px|Kisha e Shën Spiridhonit në Lagjen Goricë]]
 
Me një fanatizëm të denjë që të quhet i shenjtë, në Berat janë ruajtur dëshmi dorëshkrimore, të cilat dëshmojnë nivelin veçanërisht të lartë të kulturës së qytetit. Më e rëndësishmja nga këto dëshmi është Kodiku i Purpurt (Codex Purpureus Beratinus O) i shekullit VI, i shkruajtur në pergamen të purpurt. Ai është një nga katër/gjashtë kopjet e vetme të gjetura në të gjithë botën. I dyti është Kodiku i Artë (Codex Aureus) i shekullit IX, i shkruajtur në pergamen me shkronja ari. Që të dy këta kodikë përmbajnë pjesë nga ungjijtë të shkruajtura në greqishen e vjetër. Këta kodikë u rizbuluan në kështjellë në 1972 dhe ruhen sot në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.
 
Në malin e Tomorit, qysh nga viti 1996, një zonë prej 4.000 ha është shpallur Park Kombëtar. Për nga numri i vizitorëve ai renditet i dyti në vend, pas Parkut Kombëtar të Dajtit.
 
== Politika ==
*
Aktualisht në Berat ndodhet në pushtet Partia Socialiste që nga viti 2003.{{Kryesor|Zgjedhjet partiake në Berat}}
=== Ndarja Administrative ===
Rrethi Berat është i perbere prej 2 bashki e 10 komuna.
=== Kryetarë të Bashkisë ===
*[[Iliaz Bej Vrioni|Ilias Bej Vrioni]] - 1919, 1921
*[[Yzedin Vrioni]] - 1922, 1924, 1925–1928, 1935, 1937
*[[Seit Vrioni]] - 1922, 1923
*[[Xhevdet Mehqemeja]] – 1924
*[[Dhimitër Tutulani]] – 1925
*[[Neki Starova]] - 1926, 1929, 1930, 1932
*[[Abdyl Dilaveri]] – 1933-1934
*[[Tef Naraçi]] – 1935
*[[Zenel Prodani]] - 1937, 1939, 1943, 1944
*[[Ylli Ruli]] - 1992-1996
*[[Milika Jaho]] - 1996 – 2000
*[[Nikollaq Mata]] – 2000-2003
*Fadil Nasufi - 2003 e në vazhdim
 
== Turizmi ==
[[Skeda:Berat Albania.jpg|thumb|Berati me malin Tomor në horizont]]
Pas tronditjes që pësoi reputacioni i qytetit në vitin 1997, ka një rivendosje të imazhit të mirë, sidomos këto dy-tre vitet e fundit, kur janë shtuar ndjeshëm flukset e vizitorëve nga vendi, nga Kosova e të huaj. Vërehet një riaktivizim i traditave më të mira të qytetit kundrejt vizitorëve. Tradicionalisht në Berat vizitori ka gjetur mikpritje të veçantë, përjetimin e një ambienti të këndshëm e shlodhës, rastin që të shijojë një kuzhinë karakteristike tradicionale të kombinuar me atë moderne, ku përfshihen ullinjtë e famshëm, mishi i qengjit dhe ai i gjelit të detit dhe verërat e prodhuara nga vreshtat rreth qytetit.
 
Line 44 ⟶ 106:
Turizmi është një ndër drejtimet më premtuese të zhvillimit ekonomik të Beratit. Qyteti trashëgon nga e kaluara një varg të gjatë e të pasur vlerash historike, kulturore, etnografike, arkitektonike e të besimeve, të tilla që përbëjnë një potencial të konsiderueshëm për turizmin. Me burimet turistike të qytetit është e mundur që të zhvillohet turizmi familiar dhe ai i organizuar. Në disa zona të rrethit (Tomor) mund të zhvillohet turizmi malor me shumë aspekte brenda tij, si edhe gjuetia.
 
{{wide image|Panorama Albania Tour 003.jpg|1020px|<center>Pamje e Beratit e marë nga Kalaja</center>}}
Tashmë vërehet se komuniteti është ndërgjegjësuar në shkallë të ndjeshme për këto vlera, por akoma nuk janë gjetur rrugët adekuate për futjen e shpejtë në eficiencë të këtyre burimeve. Ka shumë për të bërë në drejtim të restaurimit e ruajtjes së vlerave të trashëguara, në sigurimin e infrastrukturës së nevojshme urbane dhe në promovimin turistik të zonës.
 
Line 52 ⟶ 115:
 
Berati është ngritur në një pozicion gjeografik të mrekullueshëm klimaterik, me aftësi komunikimi, tranziti, prodhimi e përpunimi që rrallë i ka ndonjë qytet tjetër. Aktualisht Berati ka vetëm një dalje me rrugë kombëtare, atë që e lidh me Lushnjen e që prej aty degëzohet për Fier-Vlorë e Durrës-Tiranë. Lidhjet e tjera janë me rrugë dytësore, me parametra teknikë të ulët e të pamirëmbajtura. Ndërtimi i segmenteve të tjerë rrugorë, sipas studimeve të ndryshme, do të përmirësonte komunikimet me zona të tjera, duke hapur mundësi për një zhvillim më të shpejtë dhe intensiv të Beratit. Rrjeti rrugor brenda rrethit ka 180 km, nga të cilat 65 km rrugë të asfaltuara, 18 km rrugë nacionale dhe 113 km rrugë rurale. Rrethi kategorizohet ndër ata me 26-50 mjete të transportit rrugor për 1000 persona.
*
 
== Personalitete ==
*
* [[Babë Dudë Karbunara|Babë Dud Karbunara]] (Jorgji Karbunara) - mësues, nënshkrues i [[Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë|Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë]]
* [[Iliaz Bej Vrioni|Ilias Bej Vrioni]] - nënshkrues i [[Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë|Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë]]
* [[Mehmet Ali Pashë Vrioni|Mehmet Ali Vrioni]] - politikan, nënkryetar i [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes Shqiptare të Prizrenit]]
* [[Sami Bej Vrioni]] - nënshkrues i [[Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë|Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë]]
* [[Dhimitër Tutulani|Taq Tutulani]] - avokat, nënshkrues i [[Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë|Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë]]
* [[Vexhi Buharaja]] - orientalist, përkthyes
* [[Sotir Kolea]] - publicist, folklorist, leksikograf
* [[Shpendi Sollaku]] - shkrimtar, poet, përkthyes e veprimtar per mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut,lindur ne nje familje beratase.
 
== Lidhje të jashtme ==
* [http://www.beratinews.com/ Portali i Lajmeve Berati News]
* [http://www.cciberat.com/ Dhoma e Tregëtisë Berat]
* [http://www.beratmuseum.net/ Monumentet e Beratit]
* [http://www.darberat.net/ Drejtoria Arsimore]
* [http://www.beratmuseum.net/ Qendra e muzeumeve Berat]
* [http://www.guidaeberatit.net/ Turizmi në Berat]
* [http://www.lajmetari.net/ Berati portal]
* [http://www.cciberat.com/ Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë]
 
== Referencat ==
<references/>
 
== Shiko dhe këtu ==