[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 54:
Shenjat e herëshme arkeologjike të vendbanimeve të përhershme në zonën e Parisit datojnë rreth 4200 PK. <ref>{{cite web|url=http://www.paris.culture.fr/en/ow_chrono.htm|author=Mairie de Paris|title=Paris, Roman City - Chronology (Parisi, Qytet Romak – Kronologji)|accessdate=16 July 2006}}</ref> ''Parisii'', një degë e fisit Selltik Senone, që banonte në zonën pranë lumit Sena rreth 250 PK. Romakët pushtuan zonën e Parisit në vitin 52 PK, dhe u vendosën përfundimisht deri në fund të atij shekulli në bregun e majtë të Senës në kodrën Sainte Geneviève. Qyteti galo-romak u quajt fillimisht Lutetia apo Lutetia Parisorum por më vonë u Galizua në Lutèce. Ai u zgjerua në masë të madhe gjatë shekujve në vijim, duke u bërë një qytet i begatë me, pallate, banja, tempuj, teatro, si dhe një amfiteatër.
 
Rënia e perandorisë Romake dhe dyndjet gjermanike të shekullit të 5-të e çuan qytetin në një periudhë rënieje. Deri në vitin 400 MK, Lutèce, i braktisur gjerësisht nga banorët e tij, ishte pak më shumë se një qytet garnizon i kthyer me ngut në një ishull qendror të fortifikuar. Qyteti rimori emërtimin e tij origjinal "Paris", nga fundi i pushtimit romak, rreth 360 MK.
 
=== Periudha merovingiane dhe feudale ===