Perandoria Bizantine: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 144:
Edhe përpara përfundimit të çerekut të parë të shekullit të 5-të, këto ndryshime provinciale ishin të dukshme; dhe në një shkallë jo të vogël ato ndihmojnë në shpjegimin e mbijetesës së qeverisë perandorake dhe qytetërimit greko-romak në Lindje kur të dyja këto ishin zhdukur në Perëndim. Në provincat lindore popullsia ngeli e lartë dhe perandorët në Konstandinopojë kurrë nuk iu duhej të kërkonin (të paktën deri në shekullin e 6-të) për burra që të mbushnin ushtrinë. Siç mund të pritet nga ato toka lindore ku qytetërimi urban ishte disa shekuj i vjetër, qytetet qëndruan dhe me to një ekonomi monetare dhe një klasë tregtarësh. Tregtarët lindorë, të njohur në burime si tregtarë, ndërmorën trasnportimin e mallrave midis Lindjes dhe Perëndimit, shpeshherë duke vendosur koloni në qytetet e dëmtuara të Perëndimit.
 
Më e rëndësishmja, perandori në Lindje kurrë nuk e humbi aksesin ose kontrollin mbi burimet e tij të krahut të punës dhe parasë. Një klasë e vjetër dhe e pasur senatoriale aristokratike konsolidoi pronat e saj të mëdha në Perëndim dhe ndërmori mbrojtjen dhe patronazhin e klasave punëtore rurale, duke i hequr shtetit shërbime financiare dhe ushtarake që i duheshin dëshpërimisht. Klasa senatoriale në Lindje nuk kishte origjinë aq të vjetër dhe fillimet e tyre gjendeshin te favoritët e Konstandinit apo parvenytë që e kishin ndjekur në kryeqytetin e tij të ri. Në fillim të shekullit të 5-të, pasuria e tyre ishte shumë më e vogël se ajo që homologët e tyre në Perëndim zotëronin; pronat e tyre ishin shumë të shpërndara dhe ruralët e varur nën ta shumë më të pakët. Ata ishin kështu më pak të aftë për të sfiduar vullnetin perandorak dhe të viheshin mes shtetit, në njërën anë, dhe ushtarëve apo taksapaguesve potencialë në tjetrën. <ref>{{harvnb|Cameron|2009|pp=54, 111, 153}}.</ref>
 
=== Marrëdhëniet me barbarët ===