Hape menynë kryesore

Changes

ska përmbledhje të redaktimeve
| statistika_viti1 = 565 e.s.{{smallsup|4}}
| sipërfaqja1 =
| popullsia1 = 26,.000,.000
| statistika_viti2 = 780 e.s.
| sipërfaqja2 =
| popullsia2 = 7,.000,.000
| statistika_viti3 = 1025 e.s.{{smallsup|4}}
| sipërfaqja3 =
| popullsia3 = 12,.000,.000
| statistika_viti4 = 1143 e.s.{{smallsup|4}}
| sipërfaqja4 =
| statistika_viti5 = 1204 e.s.
| sipërfaqja5 =
| popullsia5 = 9,.000,.000
| statistika_viti5 = 1282 e.s.
| sipërfaqja5 =
| popullsia5 = 5,.000,.000
|
| sot= {{Collapsible list|title=Vende sot|
}}
 
'''Perandoria bizantine''' ishte gjysma lindore e Perandorisë romake, që mbijetoi për një mijë vjet pas copëtimit të gjysmës perëndimore në mbretëri feudale të ndryshme dhe që ra përfundimisht pas sulmeve të vazhdueshme të turqve osmanë në 1453.
 
Vetë emri ''Bizantin'' shfaq keqkuptimet me të cilat është rënduar historia e perandorisë, duke ditur që banorët e saj nuk do ta konsideronin aspak të përshtatshëm. Sipas tyre, ata nuk i përkisnin askujt tjetër përveç Perandorisë romake, të themeluar pak përpara fillimit të Periudhës së krishterë me aprovimin e Zotit për të bashkuar popullin në pregatitje për ardhjen e të birit. Krenarë për prejardhjen e krishterë dhe romake, ata e quanin veten ''Romaioi'' ose romakë. Historianët modernë bien dakord me ta vetëm pjesërisht. Termi ''Roma Lindore'' përshkruan saktësisht njësitin politik që përfshinte provincat lindore të Perandorisë së vjetër romake deri në 476, kur akoma kishte dy perandorë. I njëjti term mund të përdoret deri në fund të pjesës së dytë të shekullit të 6-të, sa kohë që njerëzit vazhdonin të vepronin e të mendonin jo ndryshe nga ata të Perandorisë së hershme romake. Në po këtë kohë, megjithatë, pati ndryshime aq të shumta saqë pas shekullit të 7-të, shteti dhe shoqëria në Lindje ndryshonin dukshëm me format më të hershme. Për të shfaqur këtë ndryshim, historianët tradicionalisht e kanë përshkruar perandorinë mesjetare si ''Bizantine''.<ref>{{harvnb|Kazhdan|Epstein|1985|p=1}}.</ref>
 
Termi i dytë vjen nga emri Bizant, prej një kolonie të lashtë greke në anën europianeevropiane të Bosforit, midis Mesdheut dhe Detit të Zi; qyteti ishte, për shkak të vendndodhjes, një pikë natyrore tranziti midis EuropësEvropës dhe Azisë së vogël (Anadolli). I rithemeluar si Roma e re nga perandori [[Konstandini i Madh]], iu dha emri [[Stambolli|Konstandinopojë]], qyteti i Konstandinit. U quajt prej Bizantit sepse thekson një aspekt qendror të qytetërimit bizantin: shkalla në të cilën administrata dhe jeta intelektuale e perandorisë u përqendrua në Konstandinopojë nga 330 deri në 1453, viti i mbrojtjes së fundit dhe të pasuksesshme të qytetit nga [[Konstandini XI Paleologu]]. Rrethanat e mbrojtjes së fundit janë interesante, kur në 1453 e lashta, mesjetarja dhe modernia u takuan për një kohë të shkurtër. Konstandini i fundit ra duke mbrojtur Romën e re të ndërtuar nga Konstandini i parë. Muret që rezistuan në Mesjetën e hershme gjermanët, hunët, avarët, sllavët dhe arabët u hodhën poshtë nga artileria moderne, misteret e së cilës teknikët europianëevropianë ia kishin mësuar pushtuesve më të suksesshëm të Azisë qendrore: turqve osmanë.
 
Fatet e perandorisë ishin kësisoj të lidhura ngushtë me popujt e tjerë, arritjet dhe dështimet e të cilëve karakterizuan historinë mesjetare të EuropësEvropës dhe Azisë. Jo gjithmonë pati armiqësi në marrëdhëniet midis bizantinëve dhe atyre që ata i quanin ''barbarë''. Edhe pse intelektuali bizantin besonte thellë se qytetërimi mbaronte në kufijtë e botës së tij, ai e hapi atë edhe për barbarin, nëse ky i fundit (bashkë me fisin) do të pranonte të pagëzohej dhe të shprehte besnikëri ndaj perandorit. Falë lëshimeve që vinin prej këtyre politikave, shumë emra, në dukje grekë, fshihnin origjina të ndryshme: sllave, ose ndoshta turke. Si pasojë, analfabetizmi barbar errëson brezat e hershëm të disa familjeve të destinuara për të qenë parësore në shërbimin civil ose ushtarak të perandorisë. Bizanti ishte një shoqëri e përzierë, e karakterizuar në shekujt e tij të hershëm nga një shkallë mobiliteti shoqëror që hedh poshtë stereotipin shpeshherë të atribuar të një shoqërie të palëvizshme dhe të vendosur me kastë.<ref>{{harvnb|Kazhdan|Constable|1982|p=12}}.</ref>
 
Një burim fuqie në Mesjetën e hershme, pozita gjeografike e Bizantit i shkaktoi dëm perandorisë pas shekullit të 10-të. Pushtimet e asaj epoke sollën probleme të reja të organizimit dhe asimilimit dhe këto perandorët duhej t'i përballnin në të njëjtën kohë kur çështje më të vjetra të politikave sociale dhe ekonomike kërkonin zgjidhje në forma të reja dhe afat-shkurtra. Asnjëherë nuk u arritën zgjidhje të kënaqshme. Në shekujt e vonë të perandorisë u shquan armiqësi fetare dhe etnike të ashpra duke dobësuar Bizantin para armiqve të rinj që shfaqeshin nga lindja dhe perëndimi. Perandoria përfundimisht ra kur strukturat administrative nuk mund të përballonin më tej barrën e drejtimit të vendosur mbi to pas pushtimeve ushtarake.
[[Skeda:Venice – The Tetrarchs 03.jpg|thumb|300px|Tetrarkët, një skulpturë porfiri e plaçkitur nga një pallat bizantin në 1204, sot qëndron në cepin jugperëndimor të Bazilikës së Shën Markut, [[Venecia]]]]
 
Përkufizimi i një politike të qëndrueshme perandorake u vendos nga dy perandorë-ushtarë të mëdhenj, [[Diokleciani]] (sundoi 284-305) dhe Konstandini I (perandor i vetëm 324-337), që sëbashku i dhanë fund një shekulli anarkie dhe rithemeluan shtetin romak. Ka shumë ngjashmëri mes tyre, një prej tyre problemet që u deshën të përballnin: të dy nxorrënnxorën mësimin nga anarkia e shekullit të 3-të se një burrë i vetëm dhe pa ndihmë nuk mund të shpresojë të kontrollojë botën shumëformëshe romake dhe as të mbrojë kufijtë e saj; si ushtarakë, të dy konsideronin reformën e ushtrisë si nevojë parësore në një epokë që kërkonte mobilitetin më të lartë të mundshëm; të dy e panë Romën e vjetër dhe Italinë si baza ushtarake të pakënaqshme për shumicën e forcave perandorake. Të ndikuar thellësisht nga prirja e ushtarit për hierarki, sistem dhe rregull, që e kishin të përbashkët me shumë nga bashkëkohësit e tyre si dhe perandorë paraardhës, ata u tmerruan nga mungesa e sistemit dhe parregullsia karakteristike e ekonomisë dhe shoqërisë në të cilën jetonin. Të dy, si pasojë, ishin të vendosur për të përmirësuar dhe familjarizuar disa masa të dëshpëruara të marra nga paraardhësit e tyre ushtarakë për të komanduar aferat e shtetit romak. Çfarëdo bindjesh fetare kishin, të dy besonin se çështjet e perandorisë do ecnin për mbarë vetëm nëse nënshtetasit e perandorit besonin në zotat e vertëtë në mënyrën e saktë.<ref>{{harvnb|Jones|1986}}.</ref>
 
Rrugët me të cilat adoptuan këto qëllime ndryshojnë kaq shumë nga njëra-tjetra saqë njëri, Diokleciani, sheh nga e shkuara dhe mbaron historinë e Romës; tjetri, Konstandini, sheh nga e ardhmja dhe themelon Bizantin. Kësisoj, në çështjet e pasardhësisë së ofiqit perandorak, Diokleciani adoptoi precedent që mund ta gjente në praktikat e shekullit të 2-të. Ai e shoqëronte veten me një bashkëperandor, ose August. Secili August pastaj adoptonte një koleg të ri, ose Çezar, për të ndarë sundimin dhe përfundimisht për të marrë vendin e partnerit të vjetër. Ky sundim katërsh, ose tetrarki, dështoi në qëllimin e vet dhe Konstandini e zëvendësoi atë me parimin dinastik të pasardhjes trashëguese, një procedurë e ndjekur përgjithësisht në shekujt në vazhdim. Për të ndarë përgjegjësitë administruese, Konstandini zëvendësoi prefektin e vetëm pretorian, që tradicionalisht ushtronte funksione civile dhe ushtarake në afërsi të perandorit me prefektë rajonalë të vendosur në provinca që gëzonin këtë autoritet civil të vetëm. Me kalimin e shekullit të 4-të, katër ''prefektura rajonale'' të mëdha dolën nga fillimet e Konstandinit dhe praktika e ndarjes së pushtetit civil nga ai ushtarak vazhdoi deri në shekullin e 7-të.<ref name="Kuhoff">{{harvnb|Bury|1923|loc=[http://penelope.uchicago.edu/Thayer/E/Roman/Texts/secondary/BURLAT/1*.html#1 p. 1]}}; {{harvnb|Kuhoff|2002|pp=177–178}}.</ref>
=== Kriza e mesit të shekullit ===
 
Kërcënimi i dy luftërave të njëkohësishme rrezikonte planet e Justinianit. Gjatë viteve 550, ushtria e tij qe e aftë t’i bënte ballë kësaj sfide, por një fatkeqësi madhore e pengoi ta bënte këtë mes viteve 541 dhe 548. Fatkeqësia ishte murtaja bubonike e viteve 541-543, e para nga këto goditje, ose trauma të përmendura sipër që e transformuan Romën lindore në Perandorinë bizantine mesjetare. Murtaja u vu re për herë të parë në Egjipt dhe nga atje kaloi në Siri dhe Azi të Vogël deri në Konstandinopojë. Në 543 ajo arriti Italinë dhe Afrikën dhe mund të ketë goditur edhe ushtrinë perse në fushatë atë vit. Në Azinë lindore kjo sëmundje ka vazhduar deri në shekullin e 20-të, duke i dhënë mundësi shkencës mjekësore ta studiojë me imtësi. I transmetuar te njerëzit nga pleshtat e infektuar prej brejtësve, murtaja sulmon gjendrat e trupit dhe shfaqet fillimisht me fryrje (buboes) në sqetulla dhe ijë, nga vjen dhe emri bubonike. Po ta gjykosh nga përshkrimi i simptomave nga [[Prokopi]] në 542, sëmundja atëherë dukej më shumë si një formë virale pneumonike, ku bacilet vendosen në mushkëritë e viktimave. Shfaqja e formës pneumonike ishte shumë e rrezikshme sepse mund të transmetohej drejtpërdrejt nga një person te tjetri, duke shpërndarë infeksionin me lehtësi dhe me shkallë vdekshmërie tmerrësish të lartë. Studimet krahasuese, të bazuara në statistika nga përphapja e së njëjtës sëmundje në EuropënEvropën e mesjetës së vonë, sugjerojnë se një e treta deri një e dyta e popullsisë së Konstandinopojës mund të ketë vdekur, ndërkohë që qytetet më të vogla të perandorisë dhe fshatrat nuk qenë në asnjë mënyrë më pak të rrezikuara.<ref>{{harvnb|Laiou|Morisson|2007|pp=3, 45, 49–50, 231}}; {{harvnb|Magdalino|2002|p=532}}.</ref>
 
Ndikimi afat-shkurtër i murtajës mund të vërehet në disa forma të aktiviteteve njerëzore gjatë viteve 540. Legjislacioni i Justinianit i atyre viteve ishte padyshim i preokupuar me amanetet dhe pasardhjen e pasurive që linin njerëzit pa testamente. Krahu i punës qe shumë i pakët dhe punëtorët kërkonin rroga aq të larta, saqë Justiniani u përpoq t’i kontrollojë me edikt siç monarkët e Francës dhe Anglisë bënë gjatë murtajës së shekullit të 14-të. Sa për çështjet ushtarake, ato vite ishin vite humbjesh, qëndrimi në vend dhe mundësish të pashfrytëzuara. Në vend të një opozite efektive romake, ishte lodhja e Kosraut nga një luftë pa fitim që e bëri atë të nënshkruajë një traktat paqeje ku pranonte haraç nga Justiani dhe ruante pushtimet perse në Lazika. Hunët, sllavët, antët dhe bullgarët plaçkitën dhe shkatërruan Ilirinë pa kundërshtimin më të vogël nga ushtritë romake. Në Afrikë, një garrizon i zvogëluar nga murtaja përballi me vështirësi kërcënimin e një pushtimi maur. Në Itali, Totila filloi sulmin, duke marrë Italinë jugore dhe [[Napoli]]n dhe shkoi edhe në Romë (546) megjithë përpjekjet e Belisarit për të çliruar rrethimin. Dëshpërmisht, gjenerali i madh i Justinianit kërkoi përforcime nga Lindja; edhe pse erdhën, ato erdhën shumë vonë dhe ishin nga ana numerike aspak të mjaftueshëm për tu përballur me detyrën që u ishte vënë.<ref name="B236-258">{{harvnb|Bury|1923|loc=[http://penelope.uchicago.edu/Thayer/E/Roman/Texts/secondary/BURLAT/19B*.html pp. 236–258]}}; {{harvnb|Evans|2005|p=xxvi}}.</ref>
Nën Konstandinin V, lufta kundër ikonave u bë një luftë kundër mbrojtësve të tyre kryesorë, komunitetit manastiror. Shkatërrimi i menjëherëshëm i dhënë nga Konstandini dhe pasuesit e tij fanatikë është, megjithatë, me ndikim më të shkurtër sesa efekti i përherëshëm që la persekutimi i klerit ortodoks. Thënë shkurtimisht, kisha u bë një institucion i mbizotëruar nga faksionet, ku pakënaqësia popullore gjeti një mënyrë për tu shprehur. Ikonodulët e papajtueshëm donin t’i gjenin udhëheqësit e tyre nga murgjit e Studionit, një manastir i themeluar nga Studi dhe ata e gjetën një: abati i manastirit, Shën Teodor Studiti (759–826). Te patriarku Injac (847–858; 867–877) ata gjetën një zëdhënës që i përshtatej: i nxjerrë nga radhët e murgjëve dhe përbuzës ndaj të gjitha tundimeve të botës sekulare. Më të rëndësishëm se burrat e ekstremit tjetër, patriarkëve ikonoklastë, përfshirë Anastasin dhe Johan Gramatikun, ishin përfaqësuesit e partisë së moderuar, e përbërë nga patriarkët Taras, Niqifor, Metod dhe Fot. Megjithëse simpatizonte më shumë ikonodulët, grupi pati lidhje të dobëta me fanatikët e manastireve. Ndryshe nga murgjit e zakonshëm, ata ishin laikë të arsimuar mirë, të trajnuar në shërbimet perandorake dhe të gatshëm për të bërë kompromis me autoritetin perandorak.
 
Jo vetëm që Ikonoklazma ishte një ngjarje madhore në historinë e Bizantint ose të Kishës Ortodokse, por ajo pati ndikim të përherëshëm në marrëdhëniet mes perandorisë dhe EuropësEvropës katolike. Për shkak të përparimit lombard, autoriteti bizantin në Itali ishte reduktuar në Ekzarkatin e Ravenës dhe në këtë cep papat e shekullit të 7-të, vetë me origjinë greke ose siriane, ishin strehuar për mbrojtje kundër armikut të përbashkët. Duke filluar nga shekulli i 8-të, dy çështje kishin armiqësuar Romën me Konstandinopojën: Ikonoklazma dhe grindjet për shkak të çështjes së juridiksionit mbi Ilirikumin dhe Kalabrinë në Italinë jugore. Papa Gregori II refuzoi të pranojë doktrinën ikonoklaste të Leonit III; pasardhësi i tij, Gregori III, dënoi hapur atë. Sapo Ravena ra në duart e lombardëve dhe ekzarkati pushoi së ekzistuari, papatit i duhej të gjente një mbrojtës të ri. Ky ishte udhëheqësi frank Pepini III, i cili kërkonte të ligjëronte marrjen e kurorës nga duart e dobëta të përfaqësuesit të fundit të dinastisë merovinge. Prandaj papa Stefan II (ose III) e ligjëroi Pepinin si mbret të frankëve në 754 dhe ky i fundit hyri në Itali për të luftuar kundër mbretit lombard. As rikthimi i adhurimit të ikonave në 787 nuk mundi të përmirësojë marrëdhëniet mes Bizantit ortodoks dhe EuropësEvropës katolike, sepse këshilltarët e djalit të Pepinit, Karlit të Madh, e dënuan qëndrimin ikonodul po aq shumë sa një brez më përpara kishin dënuar dekretet ikonoklaste të Leonit III. Në të njëjtën kohë, njerëzit e kohës së Karlit të Madh nuk mund ta pranonin që një femër—perandoresha Irenë—të zotërojë dinjitetin e duhur të perandorit të romakëve. Për të gjitha këto arsye, Karli i Madh, mbret i frankëve dhe lombardëve si e drejtë pushtimi, u kurorëzua si perandor i romakëve në Krishtlindjen e vitit 800 nga Papa Leoni III. Jo më një mbret barbar, Karli i Madh u bë, sipas simbolizmit të kohës, një Konstandin i ri. Këtë bizantinët nuk mund ta pranonin, sepse, nëse kishte një Zot dhe një besim, atëherë nuk mund të kishte përveçse një perandori dhe perandor; dhe ata me siguri sundonin në Konstandinopojë, jo Ahenin e Karlit të Madh. Mosmarrëveshjet e mëpasme ndërmjet Romës dhe Konstandinopojës më shumë dukeshin të përqendruara në çështjet e disiplinës klerike; përveç këtyre ndryshimeve ishin edhe dy çështje të rëndësishme që nuk mund të injoroheshin. Teorikisht kishte vetëm një perandori; mirëpo, qartësisht, ishin dy. Dhe ndërmjet Romës dhe Konstandinopojës qëndronte një grupim popujsh të hapur ndaj konvertimit: sllavët e EuropësEvropës qendrore dhe bullgarët në Ballkan. Cilin nga këto dy juridiksione do të pranonin këto popuj? Kujt, si rezultat, do t’i kishin detyrim shpirtëror?
 
Sundimi i Mihalit III i solli bashkë këto çështje bashkë me të tjera nga e shkuara. Adhurimi i ikonave u rehabilitua në 843 dhe kjo u bë në një mënyrë aq diplomatike, saqë nuk shkaktoi grindje të reja, megjithëse ndarja në grupime mbeti me caktimin e një murgu, Injacit, si patriark. Fanatizmi i papajtueshëm i këtij të fundit nuk pati mbështetje nga Çezari Bardas, xhaxhai i Mihalit, i cili kishte marrë pushtetin në duar nga Perandoresha Regjente në 856. Dy vite më vonë Injaci u dëbua dhe u zëvendësua nga një i moderuar: studiuesi laik Foti. Askush nuk është shembull më i mirë i epokës dhe në të njëjtën kohë personi që luajti rolin më të madh në rilindjen kulturore dhe aktivitetet misionare ndër sllavët, bullgarët dhe rusët, gjatë mesi të shekullit të 9-të. Po i njëjti shpirt agresiv dhe aventurier u shfaq në fitoret ushtarake në kufirin e Azisë së Vogël, duke kulmuar me fitoren e Petronasit në Poson (863) mbi emirin musliman të Melitenës.
 
 
Fushatat e Johan Cimishës, i cili e uzurpoi fronin në 969, u drejtuan kundër emirit të Mosulit në Tigër dhe kundër kalifit fatimid të Egjiptit, i cili kishte plane për të marrë Sirinë. Në 975, pothuajse e gjithë Siria dhe Palestina, nga Çezarea në Antiok, ashtu si dhe një pjesë e madhe e Mesopotamisë në lindje të Eufratit, ishte në kontrollin e Bizantit. Rruga shfaqej e hapur për Cimishën që të avanconte në kryeqytetin abasid të Bagdadit në njërën anë dhe në Jeruzalem dhe Egjipt në anën tjetër. Por ai vdiq në 976 dhe pasardhësi i tij, Bazili II, pasardhësi ligjor i dinastisë maqedonase, i përqendroi shumicën e burimeve të tij në mposhtjen e bullgarëve në EuropëEvropë, megjithëse ai nuk e braktisi idenë e ripushtimeve të mëtejshme në Lindje. Mbretëria e Gjeorgjisë (Iberia) u bashkua me perandorinë me anë të një traktati. Një pjesë e Armenisë u pushtua, ndërsa pjesa tjetër i kaloi Bizantit me vdekjen e mbretit të saj. Bazili II personalisht drejtoi dy ekspedita ndëshkuese kundër fatimidëve në Siri; megjithatë, politika e tij lindore konsistonte në mbajtjen dhe konsolidimin e asaj që ishte fituar. Fitimet mund të maten nga numri i temave (provincave) të reja të krijuara në fillimin e shekullit të 11-të në zonën ndërmjet Vaspurakanit në Kaukaz dhe Antiokut në Siri. Marrja nën kontroll e Armenisë, atdhe i shumë prej perandorëve dhe ushtarëve të mëdhenj të Bizantit, ndihmoi në forcimin e murit lindor të Perandorisë Bizantine për gati një shekull.
 
=== Marrëdhëniet me sllavët dhe bullgarët ===
==== Kryengritja bullgare ====
 
Bullgarët, megjithatë, nuk ishin të kënaqur si vasalë të Bizantit dhe rebeluan nën Samuelin, më i riu nga katër djemtë e një guvernatori provincial në Maqedoni. Samueli e bëri Ohrin kryeqytetin e tij dhe krijoi një perandori bullgare që shtrihej Adriatiku deri në Detin e Zi dhe madje, për ca kohë, deri në Greqi, ndonëse Selaniku mbetej bizantin. Zgjidhja përfundimtare e problemit bullgar erdhi nga Bazili në një fushatë të pamëshirshme dhe metodike ushtarake që zgjati për rreth 20 vjetë, derisa, më 1018, rezistenca e fundit u shtyp. Zotërimet e Samuelit u bënë një pjesë thelbësore e Perandorisë Bizantine dhe u ndanë në tre tema të reja. Në të njëjtën kohë principatat sllave të Serbisë (Rashka dhe Dioklea) dhe Kroacia u bënë shtete vasale të Bizantit. Po ashtu porti adriatik i Dyrrahut erdhi nën kontrollin bizantin. Perandoria nuk kishte patur kaq shumë territore europianeevropiane që nga koha e Justinianit. Por pushtimi i Bullgarisë do të thoshte se Danubi tanimë ishte e vetmja vijë e mbrotjes kundër fiseve më veriore si Peçenegët, Kumanët dhe Magjarët.
 
=== Ftohja ndaj Perëndimit ===
[[Skeda:Perandoria Bizantine 1025.jpg|300px|thumb|left|Perandoria Bizantine në 1025]]
Zgjerimi i interesave bizantine në Adriatik, për më tej, kishte ngritur edhe një herë çështjen e pretendimeve bizantine në Italinë e jugut dhe në të tërë pjesën perëndimore të perandorisë së vjetër romake. Ndarja fizike e perandorisë në Lindje dhe Perëndim ishte theksuar nga vendosja e sllavëve në Gadishullin e Ballkanit dhe Greqi dhe që nga shekulli i 7-të të dy botët kishin zhvilluar mënyrat e tyre. Ndryshimet midis tyre shfaqeshin hapur në konfliktet kishtare, si Skizma Fotiane. Konvertimi i sllavëve kishte krijuar urrejtje mes agjentëve të juridiksioneve rivale. Por rivendosja e autoritetit bizantin në Greqi dhe EuropëEvropë lindore, shtuar fitoret kundër fuqive islamike në Azi, përforcuan besimin bizantin në universalitetin e perandorisë, sipas të cilit Italia dhe Perëndimi me siguri do ribashkoheshin në kohë. Derisa të vinte koha, ruhej fantazia se sundimtarët në EuropënEvropën perëndimore, si ata të sllavëve, e mbanin autoritetin e tyre të mbështetur në marrëdhënien e tyre të veçante me perandorin e vetëm të vërtetë në Konstandinopojë.
 
Disa herë u sugjerua se një aleancë e lidhur nga martesa mund të sillte bashkë pjesët Perëndimore dhe Lindore të perandorisë dhe kështu do ofronin një mbrojtje të bashkuar kundër armikut të përbashkët në Sicili—arabëve. Në 944 Romani II, djali i Konstandinit VII, u martua me një vajzë të Hugos së Provansës, pretendentit karoling të fronit italian. Konstandini VII gjithashtu mbajti kontakt diplomatik me Oton I, mbretin sakson të Gjermanisë. Por situata u ndryshua dramatikisht kur Oto u kurorëzua perandor i romakëve në 962, sepse kjo ishte një përplasje direkte me pozicionin unik të perandorit bizantin. Oto u përpoq dhe dështoi në rrënjosjen e pretendimit të tij ose me forcë në provincën bizantine në Itali, ose me negociata në Konstandinopojë. Ambasadori i tij, Liutprandi i Kremonës, shkroi një përshtypje të misionit të vet në Bizant në 968 me perandorin Niqifor Foka dhe të refuzimit përbuzës të perandorit për martesën e propozuar ndërmjet djalit të Otos dhe një princeshe bizantine. Incidenti ilustron qartazi sjelljen prej superiori të bizantinëve ndaj perëndimorëve në shekullin e 10-të. Johan Cimisha u zbut deri në një pikë duke ujdisur martesën e një prej të afërmëve të tij me Oton II në 972, megjithëse kjo nuk nënkuptonte njohjen e pretendimit perëndimor të perandorisë. Bazili II ra dakord se Oto III gjithashtu duhet të martonte një princeshë bizantine. Por ky bashkim nuk u arrit kurrë; pas kësaj Bazili riorganizoi administratën e Italisë bizantine dhe u përgatit për një tjetër fushatë kundër arabëve në Sicili në kohën kur ai vdiq më 1025. Miti i Perandorisë Romake universale vdiq kur akoma ishte i fortë.
Themeluesi i dinastisë, [[Bazili I]] dhe djali i tij, Leoni VI, e bënë të qartë qëllimin e tyre për ta inauguruar këtë epokë të re duke ripërpunuar ligjet perandorake. Bazili shpresonte t’i bënte një redaktim të plotë kodit ligjor, por në kohën e tij vetëm një tekst preliminar (Procheiron) sëbashku me një hyrje (Epanagog) u shkruan. Megjithatë, Leoni VI e përfundoi punën me publikimin e 60 librave të Bazilikës, i cili helenizoi kodin ligjor të Justinianit dhe e bëri më të kuptueshëm për juristët. Shtimet dhe korrigjimet e bëra për të ruajtur hapin e kohës u përmblodhën në 113 novelat (dekretet) e Leonit, të cilat përfaqësojnë reformën e fundit të rëndësishme të kodit civil bizantin. Si themel i shenjtë i këtij legjislacioni ishte parimi i autokracisë absolute të perandorit, figura e të cilit ishte ligj më vete. Senati, mbetja e fundit e institucioneve republikane romake, u shpërnda përfundimisht. Vetëm në çështjet e mirëqënies shpirtërore perandori njihte kufizime në autoritetin e tij. Në një seksion të Epanagogës së Bazilit, me siguri shkruar nga Foti, ishte përshkruar marrdhënia ideale diarkike mes perandorit dhe patriarkut.
 
Administrata e kësaj periudhe ishte edhe më tepër e përqendruar në Konstandinopojë, me një burokraci të ndërlikuar me shumë zyrtarë që vendoseshin dhe paguheshin nga perandori. Perandori gjithashtu kontrollonte makinerinë po aq të ndërlikuar të shërbimit diplomatik. Disa nga nëpunësit e tij, megjithatë, qenë mjaftueshëm të fuqishëm sa të luanin rolin e mbret-bërësit, veçanërisht Bazili, shambellani që bëri të mundur ngjitjen në fron të Niqifor Fokës dhe Johan Cimishës. Rendi dhe sistemimi i tregtisë, ekonomisë dhe industrisë në qytet ishin në duart e prefektit të qytetit, funksionet e të cilit ishin të përmbledhura në “Librin e Eparkëve” (shkruar në shekullin e 9-të). Ai kishte për detyrë organizimin dhe kontrollimin e esnafeve ose kolegjeve të zejtarëve dhe shitësve me pakicë, që kishin të drejta ligjore dhe detyrime ndaj shtetit që zbatoheshin rreptësisht. Provincat në EuropëEvropë dhe Azi administroheshin sipas ndarjes së tyre territoriale në tema, të cilat, në shekullin e 10-të, numëronin më shumë se 30. Temat, ndonëse kishin nënndarje dhe ishin të zvogëluara në madhësi, ruanin karakterin e tyre ushtarak. Guvernatorët e tyre, ose stratēgoi, kombinonin autoritetin civil me atë ushtarak dhe i përgjigjeshin direkt perandorit, i cili i emëronte ata. Ushtria dhe flota rekrutonin, shumicën e kohës, bujq-ushtarë të cilëve u ishin dhënë toka me të drejtë trashëgimi brenda territorit të çdonjërës prej temave. Provincat kufitare mbroheshin nga një kontigjent trupash të frontit, të drejtuar oficerët e tyre. Bëmat dhe aventurat e tyre u romantizuan në epikën popullore të shekullit të 10-të, Digjenis Akrita. Por lufta studiohej dhe perfeksionohej si shkencë dhe ishte subjekt për traktate si “Taktika” e Leonit VI, që e kishte prejardhjen nga “Strategjikoni” i perandorit Mauric.
 
=== Ndryshimet shoqërore dhe ekonomike ===
[[File:Bizansist touchup.jpg|thumb|250px|Konstandinopoja u bë qyteti më i madh dhe më i pasur në EuropëEvropë ndërmjet shekullit të 9-të dhe 11-të]]
Luftërat e ripushtimit në frontin lindor në këtë periudhë dhe orientimi i përgjithshëm ushtarak i politikës perandorake nxorri në dritë një klasë të re aristokracie, pasuria dhe pushteti i së cilës bazohej në pronësinë e tokës dhe që mbante shumicën e posteve të larta ushtarake. Tregtia dhe industria në qytete ishin kaq rreptësisht të kontrolluara nga qeveria saqë e vetmja formë e përfitueshme e investimit ishte blerja e tokës. Kësisoj, aristokracia ushtarake filloi të blinte fermat e ushtarëve dhe fshatarëve të lirë duke i lënë ata në një gjendje varësie. Me fuqizimin e perandorisë, të pasurit u bënë edhe më të pasur. Duke ditur sistemin bujqësor që mbizotëronte në Anadoll dhe në Ballkan, çdo dështim në të korrura, çdo zi buke, thatësirë apo murtajë prodhonte një numër të caktuar fshatarësh-ushtarë që, për shkak të gjendjes së mjerueshme, ishin të gatshëm t’i dorëzonin veten dhe tokën për mbrojtje një prej pronarëve të mëdhenj të tokave. Perandori i parë që e kuptoi rrezikun e këtij zhvillimi ishte Roman Lekapeni, i cili, në 922 dhe 934, kaloi ligje për të mbrojtur pronarët e vegjël ndaj instikteve blerëse të të “fuqishmëve”, sepse ai e kuptoi që fuqia ushtarake dhe ekonomike e perandorisë varej nga mirëmbajtja brenda sistemit të temave e institucionit të fermerëve-ushtarë dhe fshatarëve që ishin të lirë, por në të njëjtën kohë edhe taksapaguesë. (Vetëm qytetarët e lirë ishin të detyruar për shërbim ushtarak).