Ndryshimi mes inspektimeve të "Allahu"

4 bytes removed ,  4 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
v (→‎Referenca: All info is kept in Wikidata, removed: {{Link GA|en}} using AWB (10903))
 
== Prejardhja e fjalës ==
Nga ana gjuhësore, fjala ''allāh'' ka afërsi të ngushtë me atë ''elo<SUP>a</SUP>h'' në [[Gjuha hebraike|hebreisht]], të përdorur më tepër në formën e shumësit ''[[elohim]]'' (hebreisht אלהים). Fjala ''elo<SUP>a</SUP>h/Elohim'' duhet të ketë paturpasur fillimisht kuptimin „i fortë“, „i fuqishëm“. Fjala ''elohim'' përkthehet në [[Bibla|bibël]] në përgjithësi me „zot“ por në disa vende në të ajo përdoret edhe për engjëj dhe madje për njerëz ([[Bibla|Eksodi 4,16]]). Në trashëgiminë çifute, zoti, si krijues dhe gjyqtar, cilësohet me fjalën ''elohim'', ndërsa fjala [[JHVH]] (''jahve'') përmban kryesisht aspektin e mëshirshëm të zotit. Edhe në [[Gjuha arameike|arameikisht]], e cila bën pjesë po ashtu në familjen e gjuhëve semite, thuhet ''alah'' ose ''alaha,'' sipas dialektit edhe me ngjyrimin ''aloho''.
 
Termat ''zot,'' ''allah'', ''elohim'' janë kështu në shqip, arabisht dhe hebreisht [[Sinonimi|sinonime]].
 
Trashëgimia letrare islamike shkruan se emri ''allah'' njihej edhe nga politeistët dhe se i ati i [[Muhammedi|Muhametit]] e ka paturpasur emrin [[Abdullah ibn Abd al-Muttalib-i|Abdullah]], emër i cili përbëhet nga kjo fjalë. I dëshmueshëm arkeologjikisht është në të kundërt përdorimi paraislamik i fjalës ''allah'' nga ana e të krishterëve ([[Historia e shkrimit arab#Mbishkrimet paraislamike|Umm al-xhimal]]).
 
Ka dy hipoteza alternative historiko-gjuhësore; sipas njërës prej tyre fjala ''allah'' është formuar nga [[elipsa]] e rrokjeve arabe الإله = al-ilāh = perëndia. Sipas tjetrës, nëpërmjet përvetësimit të termit arameik ''alaha''. E para është shpjegimi me akceptancën (''njohjen'') shkencore më të gjerë sot.
Nga 114 suret e kuranit, 113 fillojnë me [[basmala]]n. [[Shpallja e besimit|Njohja]] e ''allahut'' si i vetmi zot, [[deklarata Islame|shahada]], është një nga [[feja Islame#Pesë shtyllat|pesë shtyllat e fesë islame]]. Kur [[Myslimani|myslimanët]] flasin për zotin ose ''allahun'', shtojnë shpesh edhe shprehjen „qoftë i lëvduar dhe i lartë“ (arabisht سبحانه وتعالى = subḥanahu va ta'ālā).
 
Allāhu (zoti) është i vetmi emër (gati) i përveçëm i zotit në fenë islame. ''[[99 emrat e All-llahut|99 emrat e allahut]]'' të bërë tashmë proverbialë, janë [[Atributi|atribute]] (''mbiemra'') por nuk janë veç të gjitha nga kurani. Disa emra të kësaj liste e kanë prejardhjen nga [[hadithi|hadith-i]], trashëgimia e fjalëve të profetit [[Muhammedi|Muhamet]]. Për shembull emri i 91-të ''ad-dārr'' („plagosësi, rrezikuesi“) gjendet vetëm tek hadithet. Në kuran ka në të vërtetë më tepër se 99 atribute. Janë gjithësej rreth 114. Lista e 99 emrave përshkruhet me „emrat më të bukur“ ''(asma’ul husna)''. Nga të gjithë këto atribute rrjedhin edhe emrat e përhapur arabë si psh. Abdullah („shërbyes i allahut“) ose edhe Abdul Hayy („shërbyes i të gjallit“), Abdul Maxhid („shërbyes i të lavdishmit“). Duhet paturpasur parasysh këtu se bëhet fjalë për shkallën sipërore të vetive të përmendura („më i mëshirëshmi“, „më i plotëfuqishmi“, „gjithë-shikuesi“ etj.)
 
Vetitë ose definimet [[Teologjia|teologjike]] të zotit në fenë islame përmenden si në kuran ashtu edhe në ''hadith''. Cilësia kryesore aty e zotit është që ai është i pavarur nga krijesat e tij. Ai është i pavarur nga koha (sipas tyre, zoti ka ekzistuar përpara kohës dhe do të mbesë edhe pas mbarimit të saj). Zoti është krijuesi i botës por jo pjesë e botës materiale. Zoti, sipas përcaktimit islamik nuk ka as gjini, as fëmijë dhe as partnerë. Gjithashtu nuk ekziston asnjë qenie e barazvlefshme me të. Përveç kësaj zoti është i pranishëm kudo, i plotëfuqishëmplotfuqishëm dhe në dijeni të gjithçkaje, dmth. ai e di në çdo moment se ç'ndodh, ç'ka ndodhur dhe ç'do të ndodhë në çdo vend si dhe ç'do të kishte ndodhur sikur një ngjarje (që pritej) të mos kishte ndodhur.
 
Kurani e përcakton allahun kështu:
: (22) ''Ai është zoti, përveç të cilit nuk ka asnjë zot tjetër. (Ai është) ai që ka dijeni për të fshehtat (enigmat) dhe për ato që dihen nga të gjithë. Ai është ai i mëshirëshmimëshirshmi dhe i dhembshuri.''
: (23) ''Ai është zoti, përveç të cilit nuk ka asnjë zot tjetër. (Ai është) mbreti i shenjtë, (në të cilin është) mirësia. (Ai është ai që) jep siguri dhe qartësi (?), i fuqishmi, i madhi dhe krenari. Zotit i qoftë i lavdi! (Ai është i lartë) mbi ata (dmth. të pafetë) që i vënë atij përbri (perëndi të tjera).''
: (24) ''Ai është zoti (i vetëm), krijuesi dhe formuesi. Atij i takojnë të gjithë emrat e bukur. Atij i thur lavdi (gjithçka) që është në qiell dhe në tokë. Ai është i fuqishmi dhe i urti (i dituri)''.
: — (59:22-24)
 
Për të kuptuar unicitetin (''të qënit një'') e allahut në kontekstin islamik duhet paturpasur parasysh termi i ''[[Teuhidi|tauhīd-it]]''. Shqyrtimi i kuptimit të allahut sipas konceptimit islamik është i pamundur pa ''tauhīd''-in.
 
== Allahu si term fetar kristian ==