Content deleted Content added
U kthye versioni 1548744 i bërë nga 79.106.109.189 (diskutimet)
Rreshti 1:
{{Përshëndetje}}--[[User:Planeti|'''<span style="color:#000099"><big>P</big></span>'''<span style="color:#0000aa"><small>'''L'''</small></span><span style="color:#0000bb"><small>'''A'''</small></span><span style="color:#0000cc"><small>'''N'''</small></span><span style="color:#0000dd"><small>'''E'''</small></span><span style="color:#0000ee"><small>'''T'''</small></span><span style="color:#0000ff"><small>'''I'''</small></span>]] <sup>[[User_talk:Planeti|'''D'''<small><small>'''ISKUTO'''</small></small>]]</sup> 28 qershor 2015 09:09 (CEST)
 
== ZHVILLIMI I SPORTIT NE FSHATIN BORJE ==
 
ZHVILLIMI I SPORTIT NE FSHATIN BORJE
 
Sporti ka qënë dhe është pjesë e pandarë e jetës së borjanëve. "Sehiri" e "Tërka" janë pjesë e ceremonialit të dasmës dhe të synetisë. Ato përfaqësojnë gara të vërteta sportive të mirëorganizuara, ku përfshihen mundja, hedhja e gurit, hedhja e rasës, hedhja e shtizës, kërcime një dhe tre hapësh, garat e kuajve, luftat e qenëve, gjelave dhe demave etj. Për nga mënyra e organizimit, pjesëmarjes së shikuesve, pranisë së muzikës shoqëruese, ritualeve të nxemjes, të "temenas", vënjes së basteve dhe të festimit të fitoreve, ato përbëjnë spektakle të vërteta sportivo - kulturore me vlerë shumë të madhe kalitëse e edukuese. Përveç kësaj, pratikohen edhe sportet dimrore, si rrëshqitja me ski e saje. Madje në rrëshqitjet mbi borë kanë marrë e marrin pjesë edhe femrat.
Këtu ndeshen forcat më të mira sportive të fshatit edhe shumë më gjërë. Këtu pasqyrohet përgatitja vjetore dhe ballafaqohen rekordet sportive, të arritura në mejdanet e lagjeve e të fshatrave. Këtë traditë të lashtë e dëshmojnë edhe toponimet:
1. Igraleshnik, Vënd lojrash, në lartësinë 1400 m. Ndodhet në lindje të fshatit në një rafshinë të mbështetur në shpatijet e kodres "Crni vrh" (1584.8 m.) ku ndodheshin dy lisa të vetmuar shekullorë (Samo drvo), të lartë e me kurorë reth 15 m, gjë e pazakontë për lartësinë mbi detare ku ishin rritur. Besohej se këtu vinin shilarëse e koloviteshin shtojzavallet (Samovile). Kjo arenë nuk është më aktive, prej saj ka mbetur vetëm emërtimi. Lisat me vlerë të madhe për moshën, vëndndodhjen, madhësinë dhe legjendën, janë prerë nga ushtarët e kufirit për dru zjarri ?!
2. Tërçalishte, Pistë për vrapimin e kuajve, që ndodhet në veri lindje të fshatit. Aty që kur mbahet mënd, bëhen garat e vrapimit të kuajve. Ka një gjatësi prej 1 km, fillon në "Nikello brdo" (starti) vazhdon në formë harku, me pjerësi të papërfillëshme. Në 200 metërishin e fundit ka një pjerëtesi 4 - 5 % dhe përfundon në "Ivanoska Niva" (finishi). E parë në tërësi, kjo pistë i ka të gjitha parametrat e një piste të vërtetë hipizmi, ka vendin e përshtatëshën për shikuesit dhe lodraxhinjt që shoqërojnë garën, nga ku shifet e gjithë pista.
3. Igralishte, (Tani fushë futbolli) që ndodhet në veri lindje të fshatit, ku zhvillohen ndeshjet e futbollit dhe gara te tjera sportive në shkallë fshati e zone.
4. Sehiri, (Arena ku njerëzit shkojnë për të shikuar ndeshjet sportive që zhvillohen si pjesë e cermonialit të dasmës.) Ndodhet 400 m. në veri lindje të fshatit, në livadhin e Osman Çaushit. Në këto terene, janë përgatitur breza të tërë, mundësish, atletësh, skiatorësh etj, mjeshtria e të cilëve është admiruar e duartrokitur jo vetëm në fshat, zonë, rreth, në shkallë vendi, por edhe jashtë vëndit.
Ne tani me respekt dhe mirënjohje mund të kujtojmë shumë prej sportistëve, që nga më të vjetrit si: Mundësit legjendar Rushit Pelivani, Shaban Pelivani, kalëruesin Hysen Zejneli, (Pilule), Atletët Imer Qehaja, Hebil Alia, skiatorët Shahin Osmani, Selim Kare, Bajram Selmani, Nuredin Ramadani, futbollistin Mergjan Alimani, që ka luajtur edhe me ekipin e parë të Bosnjës. Janë të përmendur kuajt e vrapit : I Maksut Ollomanit, Ajdin Dërnicës, Bajram Çorapit, Shaban Kuliçit, Hazer Ollomanit, Nijaz Ollomanit, Adem Alisë, Omer Kambanës, Muharem Alimanit dhe Fatos Ollomanit.
Në vitet ‘20 të rinjtë e Borjes krijuan klubin e parë sportiv në kafen e Selim Kares, ku mblidheshin vetëm ata, e luanin tombola (lojë pararendëse e bingos), diskutonin për sportin e vinin baste për mundësit dhe kuajt e preferuar. (Në këtë kohë në fshat kishte tre klube : I Adem Palës që frekuentohej nga mosha e tretë, i Osman Çaushit që frekuentohej nga mosha e dytë, ku kishte edhe tre kabina bixhozi dhe klubi i Selim Kares ku mblidheshiun të rinjtë.)
Në një gojëdhënë që ka mbrritur deri në ditët tona përmendet tregimi i kalëruesit të famshëm të Borjes Hysen Zejneli (Pilule) "Maksut Ollomani, gjyshi i Nijazi Ollomanit, ka pas një kalë vrapi, të cilin e ka sjell nga Turnu - Severin i Rumanisë. Ai ishte i pakapëshëm në gjithë nahijen e Gorës, merrte pjesë në gara vrapimi edhe në Pollog, Tetovë e Opojë. Bëhej një dasëm në fshatin Brodosafce të Opojës, ku ishin ftuar shumë kuaj nga zona e Sharrit. Shkuam edhe ne të shoqëruar nga shumë tifozë borjanë. Sapo mbritëm na akomoduan nëpër shtëpi. Kalin e lamë në një haur, për t’u kujdesur gjatë natës për të, vetë i treti kam fjetur në haur. Sapo u shtrimë me fjetë në kashtë, na kishte zënë gjumi i parë, në këtë kohë vijnë dy veta me një kovë me ujë për ta helmuar kalin, fal zotit ne i diktuam dhe e shpëtuam kalin. Të nesërmen para se të niseshin krushqit për të marrë nusen shkuam në vendin ku zhvillohej gara. Përsëri Opojasit na punuan një reng, në gjysmën e gjatësisë së pistës anës saj, në shkure ishin mëshehur dy veta, kur unë isha shkëputur nga të tjerët rreth 50 m. hodhën kaporanet dhe ma tremben kalin, i cili doli nga pista e vrapimit. Unë për një moment u hutova, por pastaj e kapa vehten, ia ktheva "Dizginin" kalit në drejtim të pistës dhe i bërtita si për kushtrim: "Hajt çil mos e turpëro Maksut agën dhe Borjen”! " Çili" më kuptoi dhe u bë me flatra, i kapëm kuajt e tjerë dhe në finish dola i pari me gjysmën e gjatësisë së trupit të kalit. Atëherë Borjanët dhe dashamirë të tjerë, shpërthyen në brohorima, më rrethuan e përqafuan kalin dhe thirën lodraxhinjtë për t’i bërë fitimtarit Nibetin e plotë që zgjati dy orë. Atë ditë nga bakshishet që më hodhën tifozët kamë fitur aqë pare sa nuk kam fituar për dy vjet kur kam punuar hyzmeqar në Tuzlla të Bosnjes. Pas disa vitesh Maksuti ra nga vakti dhe u detyrua që ta shes kalin e pamposhtur. E çoi në pazarin e Ferizajt, aty ja shiti një beu, duke i vënë një kusht, që si do që të vijë puna, e sa do që ti ofronin, këtë kalë mos ta rishisiste në Gorë. Shaban Kuliçi rivali i Maksutit në garat e vrapimit të kuajve sapo mori vesh se Maksuti e ka shit kalin, u nis për ta kërkuar se ku ndodhet, e gjeti në Ferizaj, pronarit të ri i ofroi një grusht me florinj, e mori kalin dhe e solli në Borje. Maksuti kur e pa kalin e tijë në duart e rivalit të tij ka luajt nga mëndja dhe pa kaluar 3 muaj ka vdekur"
Në vjeshtën e vitit 1928, me nismën e të rinjëve të klubit sportiv dhe të mësuesit kosovar Latif Imer Jaka, u krijua Shoqëria sportive "Kallabak" Borje. Emri i saj lidhet me bjeshkën e Borjes me të njëjtin emër. Kryetar i parë i kësaj ka qënë Shahin Osman Emini. Aktiviteti i shoqërisë financohej nga kuotat e antarësisë dhe donacionet që jepnin kurbetçit.
Shoqëria sportive Kallabak e krijuar në Borje ishte e para e këtij lloji në prefekturën e Kosovës dhe ndër tre të parat në shkallë vëndi për fshatin, pas shoqërisë sportive të fshatit Dardhë të Korçës dhe Shirokës në Shkodër. Kjo shoqëri ka luajtur rol të madh në jetën sportive të prefekturës së Kosovës. Veprimtaria e saj jo vetëm që ruhet e gjallë në kujtesën e popullit, por është mëse e dokumentuar.
Në vitin 1931, (28.06.1931) në një letër drejtuar Kryeinspektorit të edukatës fizike në Kukës. Borjanët kërkojnë me këmbëngulje rikthimin në shkollën e Borjes të mësuesit Latif Imeri se ndryshe do të pengohej mbarëvajtja e punëve të shoqërisë sportive "Kallabak" e posakrijuar. Ndërsa rubrika sportive e gazetës "Besa" të datës 28 gusht 1931, na sjell lajmin se".....asht zhvillue ndeshja miqësore në mes të shoqërisë "Kallabak" Borje dhe "Kosova". Dje u zhvillua kampionati atletik i qarkut ku morën pjesë anëtarët e shoqërive sportive "Shkëlzeni" dhe "Kallabaku". Garat ishin hedhje disku, shtize, gjyles, topit me dorë, vrapime 100, 200, 400 e 1500 m., kërcim së larti, kërcim tre hapësh e vrap me pengesa. Ky takim i bukur u fitua nga sportistët e shoqërisë sportive "Kosova" të qytetit të Kukësit, që ishte formuar pas shoqërisë "Kallabak" të Borjes.
Pjesëmarja në disa takime kombëtare tregon për nivelin e mirë sportiv të shoqërisë së Borjes. Një kartolinë e nisur nga Shkodra, që mban datën 9 shtator 1933, na sjell një njoftim interesant: Kryetari i shoqërisë së bashku me katër sportistë, kishin marrë pjesë në një kampionat kombëtar. Gjatë Luftës II botërore u ndërpre aktiviteti, për tu rigjallëruar në vitet e pas çlirimit. Një relacion i vitit 1946, dërguar nga Kukësi, Komitetit të Kulturës Fizike e Sporteve në Tiranë; tregon për riorganizimin e shoqërisë sportive "Kallabak". Këtu nënvizohet e kaluara aktive e kësaj shoqërie.
Në këtë periudhë shquhen futbollistet: Mergjan Alimani, Dallfit Alimani, Mevlan Ollomani, Nesim Dalaçi, Ajdin Tale, Osman Tale, Nuredin Ramadani, Sejdi Dokle, Ismail Kasemi, Hasan Çorapi, dhe më të rinjt mundësit Behlul Ramadani, Hasan Çorapi, Sahit Çorapi e Fatos Alimani, skiatorët e talentuar Mirhat Emini, Fuat Kare dhe Arif Hoxha. Natyrisht, pas garës së kuajve dhe mundjes, dy sporte tradicionale të Gorës, të rinjtë u dashuruan shumë edhe pas futbollit. Aq sa i thurnin edhe këngë skuadrës së Borjes, ku ajo fitonte. Për fat të keq kanë mbetur në kujtesë vetëm dy vargje për portierin e skuadrës së Borjes:
 
Ajdin Tale nije shalla Ajdin Tale s`bën shaka
Fatif llopka sa penalla. Kapi topin n`penallti
 
Një librezë antarësie e gjetur kohë më parë, flamuri i shoqërisë që ruhet në muzeun historik të Kukësit, uniforma e saj e plotë dhe e lexueshme në disa fotografi të viteve 1928 - 1930, janë dëshmi të tjera materiale që flasin shumë. Deri vonë, veteranët mbanin distiktivin e shoqatës që kishte formën e flamurit në miniaturë.
Në vitet ’50, për shkak të vështirësive ekonomike dasmat dhe synetit nuk bëheshin më me lodra, për rrjedhojë nuk organizoheshin garat e vrapimit të kuajve dhe sehiri, aktiviteti i Shoqatës u zbeh shumë. Me krijimin e kooperatives bujqësore, klubi sportit u mbyllë. Baza materiale për rrëshitjet dimërore, në veçanti skitë nuk u përtrinë. Më 1967, u ndaluan festat fetare dhe të kremtet e motmotit si dita e verës, Shëngjergji, Bajrami etj, në të cilat organizoheshin gara sportive. Në këtë mënyrë aktivititeti sportiv u reduktua vetem në disa gara sporadike vrapimi kuajsh e sehire në dasma.
Më 6 nëntor 1999, me inisiativën e Muhamet Dalaçit, Sevair Dokles, Xhemil Dalaçit, Nevruz Mehmetit, Munir Dalaçit, Islam Berishës, Rrahim Fejzës, Selman Dishës dhe Sulmues Bajramit, u riorganizua shoqëria sportive “Kallabak” Borje dhe me këtë rast doli dhe gazeta “Sport Kallabak Borje”, me anë të cilës u bë lobingu për mbledhjen e fondeve dhe sensibilizimin i opinionit. Por kjo gazetë doli vetëm në tre numra.
Me daten 12. nëntor 1999 asambleja e përgjithëshme miratoi statutin e shoqërisë dhe paraqiti kërkesën për t`u regjistruar sipas ligjit mbi OJQ-et. Me vendimin Nr. 3, datë 06.12.1999 të gjykatës së rrethit Kukës u bë rregjistrimi i Shoqërisë.
Me datën 22 janar 2000 u bë mbledhja e përgjithëshme e asamblesë së shoqërisë sportive Kallabak Borje, e cila bazuar në statutin e shoqërisë zgjodhi organet drejtuese të shoqërisë me përbërje si më poshtë:
Muhamet Dalaçi, president i shoqërisë.Sevair Dokle, kryetar i klubit shumë sportesh. Nevruz Mehmeti, sekretar i shoqërisë. Fidan Beqiri, administrator, Venehat Kuliçi, kordinator për atletikën, Sulmues Bajrami, kordinator për mundjen. Muhran Dalaçi, kordinator për shahun. Fatos Ollomani, kordinator për hipizmin. Jusuf Dalaçi, kordinator për futbollin. Hermegan Halimi, kordinator për skitë. Xhemil Dalaçi, kryetar i degës për Borjen. Kontrollorët e financave të shoqërisë: 1.Ylber Uka2. Bajram Sadiku 3. Feruzan Dokle. (Sportistët veteranë, antarë të shoqrisë sportive të krijuar ne vitin 1928, Jusuf Alia dhe Abdyl Munishi u shpallën antarë nderi të shoqërisë të sapo riorganizuar)Pranë bankës së kursimeve (sot Raiffaissen bank) u hapën numrat e llogarisë, u bë lobingu për sigurimin e donacianeve (Shoqata Austriake dhuroi 150 palë ski dhe paisjet përkatëse, Shoqata Skoceze "SHETLAND AID TRUST ME MR.EDWIN MOAR GENELAL DIREKTOR'' i dhuroi shoqërisë sportive Kallabak Borje 7 komplete veshjesh sportive për të gjitha ekipet sportive. Me kërkesën e deputetit të zonës në legjislaturën e atij viti ; Namik Dokle, drejtori i gazetës « Koha Jonë » Z. Nikoll Lesi sponsorizoi aktivitetin inagurues të shoqërisë me 190.000 lekë të reja, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Postave të Shqipërisë, z. Dhimitër Rafti, dha një donacion prej 1.900.000 lekë të reja për rikonstroksionin e fushës së futbollit, duke e sjell atë në parametrat e federatës së futbollit shqipëtar.
Me këto donacione dhe përkushtimin e drejtuesve të rinj të Shoqërisë u bë e mundur që me datën 6 maj 2000, ditën Shëngjergjit, të organizohen gara sportive në shumë disiplina. Ndeshjen e futbollit midis degës së Borjes dhe të Kukësit e fitoi dega e Kukësit, në hipizëm garën e fitoi kali i Fatos Ollomanit, stafetën "Kallabak" e fitoi atleti Buljan Mehmeti, mundjen e fitoi Selman Safet Hyseni etj. Ekipi i skiatorëve të Borjes u federua në federatën kombtare të skive, kryetari i klubit shumë sportesh z.Sevair Dokle, u zgjodh anëtar i kryesisë së federatës kombëtare të skive.
Ekipi i skiatorëve të Borjes në garat e zhvilluara në Voskopojë të Korçës në vitin 2002, i drejtuar nga anëtari i kryesisë së federatës shqipëtare të skive, z. Sevair Dokle dhe tranjeri z. Xhemil Dalaçi. Dha rezultate të mira në disiplinat, sllallom gjigand dhe sllallom special. Skiatorët Kushtrim Beluli dhe Ritan Dokle zunë vendet e para, ndërsa Mirdash Dalaçi doli i dytë. Në vitin 2007, në kampionatin kombëtar të skive që u zhvillua në Voskopojë, skiatorët e Borjes u paraqitën shumë mirë, duke u renditur si më poshtë: Brilant Alia zuri vëndin e II-të, Rezart Pala, vëndin e II-të, Mirdash Dalaçi vëndin e I-rë, Fisnik Dalaçi vëndin e II-të, Elez Beqiri u skualifikua dhe Kreshnik Alia zuri vendin e I-rë.
Në bazë të këtyre rezultateve ekipi i skiatorëve të Borjes u shpall kampion i vendit për vitin 2007. Në vitin 2008, në kampionatin kombëtar të skive, që u zhvillua në Dardhë të Korçës, ekipi i skiatorëve të Borjes mori pjesë me tre skiatorë: Valon Alia i cili zuri vëndin e dytë, Dorian Dokle, që u klasifikua në vend të parë dhe Mirdash Dalaçi i cili doli gjith- ashtu i pari. Në shkurt të vitit 2010, në Voskopojë të Korçës u zhvillua kampionati kombëtar i skive. Ekipi skiatorëve të shoqërisë sportive “Kallabak” Borje, në bazë të rezultateve të arritura u shpall kampion i vëndit. U dalluan për rezultate të mira sportistët Fisnik Misin Dalaçi, i cili zuri vendin e parë në disiplinat 2 garësh dhe sllallom gjigand, vëndin e dytë në sllallom special, Tarzan Dalaçi, u klasifikua në vendin e dytë në disiplinën sllallom special dhe vendin e tretë në disiplinën sllallom gjigand.
Ekipi i skiatorëve të Borjes ka marrë pjesë në gara sportive rajonale të zhvilluara në Brezovicë e Rugovë të Kosovës, në Mavrovë të Maqedonisë dhe në Rodope të Bullgarisë.
 
 
Marë nga libri "Borje dhe borjanet" i autorit Elmaz Dokle