Content deleted Content added
Rreshti 36:
 
Marë nga libri "Borje dhe borjanet" i autorit Elmaz Dokle
 
== RITET CIKLIT TE JETES NE KRAHINEN ETNOGRAFIKE TE GORES SE KUKESIT ==
 
RITET CIKLIT TE JETES NE KRAHINEN ETNOGRAFIKE TE GORES SE KUKESIT
 
 
Lindja e bebes:
 
 
Lindja e fëmijës në familjet Borjane është ngjarje shumë e rëndësishme. Ajo lidhet me ripërtritjen e llojit. Nusen e ardhur rishtaz në shtëpinë e burrit, mbas gjashtë shtatë muajsh, vjehra fillon ta ngacmojë: ''A ke gjë nën sqetullë". Pak pa dalë bara në shesh, ajo i tregon vjehrrës. Nga ky moment, fillon përkujdesja ndaj saj, duke e shmangur nga punët e rënda, dhe e trajtuar me ushqime.
Vjehra vë në dijeni të zotin e shtëpisë. Fillon puna për përgatitjen e shtroje mbulojeve të foshnjes së pritur. Mbështjellja e sipërme përgaditej prej leshi në veg. Pelenat e brendëshme prej pëlhure dhe djepi porositeshin në Prizren. Tregohej kujdes për të gjetur lëkurë e dhëmbë ujku ose ariu, brirë kacadreni etj. që i viheshin fëmijës në lyrek për ta mbrojtur nga syri i keq. Në këto përgatitje nuk ka diferencim sipas gjinisë. Në fshatin tonë i gzohemi njësoj si lindjes së një vajze po ashtu edhe të një djali, nuk egziston adeti sipas të cilit për të ndërprerë lindjen e vajzave njera mbas tjetrës të pagëzohen me emra si: Sose, Mbarime, Ç`bane, Shkurte etj.
Në momentin kur piqet barra dhe i fillojnë i dhimbjet, e reja lajmëron vjehrrën, kjo e fundit thërret gra me përvojë për asistencë. Në Borje këtë punë e kanë kryer Shefka Beqiri, Airka Tosuni etj.
 
Fig.1 Lehonë Fig. 2, Fëmijë në djep Fig. 3,Gjyshja lan nipin
Fig 4,Nëna i gëzohet femijës se pare Fig. 5,Babai me binjak në krahë
Fig. 6, Fëmijë në oborr të shtëpisë Fig. 7, Fëmijë në vigël
 
Ato e presnin fëmijën dhe kujdeseshin për lehonën deri në momentin e lindjes. Pasi del fëmija në jetë dhe dy asistentet i lidhin kërthizën, e shikojnë se fëmija është i plotë me gjithëçka dhe i çfarë gjinije është, lajmërojnë vjehrën: "Nusja shpëtoi, ka lind një djalë ose vajzë sipas rastit". Në këtë kohë futet vjehra tek nusja dhe duke kapur një send prej metali e uron nusen duke i thënë: "Shyqyr që ke shpëtuar, të na rojë nipi" dhe del për t’i përgatitur diçka të nxehtë për të ngrënë. Pas kësaj i rregullon shtratin lehonës me shtresat më të mira.
 
 
Myzhdja (mushtillok):
 
 
Pasi del bebja në jetë, zonja e shtëpisë nis dy deri tre fëmijë për të dhënë sihariqin, duke filluar me të zotin e shtëpisë, babain e fëmijës të sapo lindur, prindërit e lehonës dhe gjithë fisin, deri në brezin e parë. Ata shkojnë derë më derë duke çuar lajmin e gëzuar; "Mllanesta Mirenova ni rodilla dete", ose "Nise nashllo jeno dete ot mllaneshta Mirenova" (Nusja e Mirenit na ka lindur djalë, ose na është gjetur një djalë nga nusja e Mirenit.) Të lajmëruarit i urojnë "Shyqyr që ka shpëtuar nusja fëmija t`ju rroj". Për myzhde fëmijëvë u japin monedha, vezë të pa ziera etj.
 
 
Dhënia e emrit:
 
 
Që gjatë kohës së barës, në shtëpi përzgjidhet emri që do të mbajë bebja, që pritet të dalë në jetë. Pagëzimi bëhet një ditë pas lindjes. Zakonisht atë e bëjnë gjyshi, gjyshja ose halla. Në dhomën e lehonës, në prani të pjestarëve të familjes bëhet shpallja: "Detevomu qe mu dadem ime shto imaf babo moj, qe go vikame Ramadan" (Kësaj bebeje do ti jap emrin e babait tim Ramadan.) Të gjithë e urrojnë ta gëzojë emrin dhe i hedhin monedha.
Kur një çifti, pas dy tre lindjesh, nuk u kanë jetuar fëmijët, të sapolindurin e nxjerrin në një kryqëzim rrugësh brenda fshatit dhe njeriun e parë që takojnë e ftojnë, për ta pagëzuar beben duke i thënë: "Na është gjet ky fëmijë i gjinisë femër të ftojmë t`na e pagëzosh". Kalimtari i urron: "T ju rrojë " dhe i jep emrin. pas kësaj fëmijën e kthejnë në shtëpi, ku presin me kureshtje se ç`emër ka marr bebja. Pasi u kumtohet emri të gjithë e urojnë "Ta gëzojë emrin që ka marrë". Më parë emrat viheshin duke trashëguar emrat e parardhësve.
 
 
Bakërdani :
 
 
Ditën e dytë pas pagëzimit gatuhet bakërdani. Në bakërdan ftohen të gjithë fëmijët e mahallës. Fëmijët pasi e hajnë bakërdanin i përziejnë kapuçat në tepsi që t’u shtohet familja me fëmijë të tjerë. Po ashtu u shpërndahen porcione edhe të afërmëve të nuses.
Rregjistrimi i fëmijës në gjendjen civile kryhet ditën e tretë pas lindjes. Vjehri ose më plaku i shtëpisë e shënon emrin e fëmijës në dorë, i hipën kalit dhe shkon në gjendje civile, për ta regjistruar, pas rregjistrimit kthehet në kafene dhe i qëras të pranishmit duke marë urimet e rastit.
Përgleni (përgani):
 
 
Bëhet dy deri tre javë pas lindjes së fëmijës. Thirren vetëm gratë. Të ftuarat përshëndeten me lehonën duke e uruar. Ngrejnë perçen e shamisë me të cilën është mbuluar fytyra e fëmijës dhe për t`iu shmangur paragjikimit të mësyshit nuk e lavdrojnë, por e shajnë duke thënë: “I,i,i, e paskeni lindur të zi si magjyp!” Pastaj i hedhin monedha bebes. Më të privilegjuara janë gratë e fisit të lehonës, të cilat vendosen në dhomën e saj. Ajo i pret e ulur në shtrat duke e mbajtur në krahë fëmijën të mbshtjell lyrek, ndërsa gratë e fisit të burrit vendosen në një dhomë tjetër. Të gjithë të ftuarat vinë me tepsi me fli, ose petulla dhe i sjellin peshqeshe fëmijës dhe lehonës, ndërsa nëna e lehones sjellë "gubjanik" dhe veshje komplet për të voglin dhe të bijën, vjehrës dhe vjehrit peshqirë çorape etj. Me këtë rast gatuhet: Çorbë gore, mish fasule, mish oriz, gubjanik dhe sutliaç.
Disa ninulla që u kendohen fëmijëve:
1. 1.
Nuna, nana, lludo dete, Nina, nana, djalë i vogël,
Nana qe te nina, Nana do të përkund,
V`sharena kolepka, Në djep të stolisur,
Golem da porastesh, Të rritesh i madh,
Na asker da te ispratim, Ne ushtri të të përcjellë,
Domovina da branish, Atdheun te mbrosh,
Majka da spije rahat, Nëna te flej rehat,
Ima vojnika junaka. Ka ushtarin trim. .
 
2. 2.
Lulalo, pishalo, Përkundu, flije,
dete mallovo, Djali i vogël
Vo lula sharena, Ne djep të stolisur,
Vo bele pelene, Në pelena të bardha
Begajte, kuqiça ! Largohuni, qenë!
Idite, vuçishta ! Ikni, ujq!
Dete qe mi spije, Djali do të me flejë,
Jadite drugogo, Kafshoni te tjer,
Koj ne shllusha nana, Qe s’dëgjon nënën,
Dete qe mi spije, Djali im do të flej,
Golemo da poraste. Që të bëhet i madh.
 
 
( Harun Hasani,Goranske narodne pesne)
 
Dalja e dhëmbëve:
 
 
Për këtë rast zihet misër kokërr. Misri i zier hidhet në një kovë dhe dy -tre fëmijë të moshës deri 10 vjeç e shpërndajnë nëpër fshat me një kanaqe. Kudo marrin urrimin: "Damu bidet zhelezne" (T’i bëhen të hekurtë). Fëmijëve lajmëtar u japin vezë ose monedha metalike.
 
 
Prerja e parë e flokëve:
 
 
Bëhet kur fëmija ka mbushur 2-3 vjeç. Për t`ia prerë flokët thirret daja, axha, njeri nga shokët e babait të fëmijës ose berberi, i cili në fillim ja pret flokët me gërshërë, i bie me shuplak lehtas në qafë duke i thënë: “Të dalshin me shëndet”. (Tek ne nuk egziston adeti i kumbarës)
 
 
Fig. 1, Prerja e parë e flokëve
Tufën e flokëve të prera i`a dorëzojnë nënës së djalit, e cila i mbeshtjellë në një shami dhe i futë në sëndyk për t’i mbajtur për gjithënjë. Me këtë rast djalit i blihet për herë të parë kapuç leshi dhe i falen shamija që ia venë në koke si çallmë.
 
 
Synetllëku (rethprerja):
 
 
Festohet si dasëm. Bëhet në grup për të gjithë fëmijët e vllazërisë në moshën nga 3 - 10 vjeç. Synetllëku mund të bëhet duke iu ngjitë një dasme, brenda vllazërisë ose i veçantë. Në fillim të vitit familja bënë nijet për ti bërë fëmijët synet dhe fillojnë përgaditjet. Syneti fillon ditën e hënë dhe finalizohet ditën e ejte. Hapja e synetit bëhet duke venë bajrak në derën e shtëpisë, pas kësaj fillon regullimi i kapuçave të synetlijve, duke i qëndisur sipas rastit me monedha të argjenda e floriri dhe me fije varaku shume ngjyrshe, pa haruar kokrra hudhre thonjë shqiponje dhëmbë ujku etj për ta mbrojt synetliun nga syri i keq, qëndisja dhe regullimi i kapuçave shoqërohet me këngë që improvizohen nga gratë dhe vajzat.
Fig. 1, Qeleshe suetlinjsh Fig. 2, Sunetlinjë
Kapuçat varen në murin e dhomës ku bëhet pritja e grave, të cilat i darovitin me qëndisma e pare dhe urojnë: ”Për hajr ju qoftë synetllëku”. Nga e hëna që hapet syneti deri të mërkurën në mbremje, i zoti i shtëpisë e hap shtëpinë për të pritur urimet. Burrat mblidhen në dhoma të veçanta e pasi përshëndeten me të pranishmit dhe i urrojnë synetllëkun e fëmijve të zotit të shtëpisë, pijnë kafen dhe pastaj të ndarë në grupe luajnë filxhanas. Ditën e mërkurë synetlinjët te shoqëruar nga kushrinjë më të mdhenjë në moshë shkojnë shtëpi më shtëpi për të grishur njerëzit në synet, po atë ditë mbas dite vijnë lodrat dhe curlet të cilat pritën në “Gorno Bërce” një kodër nga shifet i gjithë fshati. Për t’i pritur dalin pjestarët e familjes, synetlinjët dhe gati i gjithë fshati. Që andej, me këngë e valle, shkojnë në shtëpinë e synetlinjeve, ku fillon dhe vazhdon vallja deri natën vonë me pjesmarjen e grave nuseve djemëve vajzave.
Fig. 3, `9 Sunetlinjët
Ditën e ejte është dita kulmore e ceremonisë së synetllekut. Synelijët vishen me roba tradiciaonale, duke veshur edhe fustanellen, shamit e dhuruara i vendosin krahe qafë, në kokë kapuçat me qëndismat.
 
Fig. 4, Fig. 5,
Prindërit me fëmijë që do të bëhen synet
Fig. 6, Nisja e sunetlijve për të shetitur nëpër rrugët e fshatit
 
 
Rreth ores 9ºº Prindrit dajallarët ose axhallarët e fëmijëve synetlinjë hipin në kuaj të qëndisur e mbuluar me qilima e sëxhade, i marin në preher synetlijët dhe të shoqëruar nga kalorës e këmbësor nisi shetitjen e synetlijve në unazën e fshatit.
 
Fig.7, Fig.8,
Fig. 9, Fig.10,
Shetitja e synetlinjëve
Karvanit i prijnë dy flamur mbajtës i pari flamuri kombëtar dhe i dyti flamuri i dasmave, pastaj imami i fshatit e me radhë sipas moshes. në fund të vargut të kembësoreve janë kalorësit me synetlinjët e pas tyre lodrat dhe ahengxhit, shetitjen e synetlinjëve e shoqëron duke ecur sa para sa mbrapa “Pepelushi” (hi hedhësi ), i cili mban një torbë me hi kraha qafë, e një shami në shkop që e valvit, hedh hi dhe bërtet: "Mashalla, Mashalla koj ima lloshi oçi du mu puknet" (Mashalla, mashalla kush i ka syt e këqinjë le ti pëllcasin).
Fig. 11, Ndalesa tek sheshi i xhamisë për të kënduar lutjen e rastit
 
Me këngë e valle, kur arijnë para xhamisë së fshatit, ndalen për të ndigjuar duan e rastit nga imami dhe bëjnë amin, pasi përfundon duaja imami i fton që të brohorasin, duke thënë rroftë mbreti. (Mbreti, Presidenti, Kryeministri Numëri një i shtetit). Pas kësaj vazhdojnë shetitjen deri në shtëpinë e synetlinjeve. Me të mbëritur në shtëpi, synetlinjet futen në një dhomë të vaçanë, zhvishen duke mbetur vetëm në këmisha të gjata të qepura enkas për këtë rastë dhe të shoqëruar nga prindrit shkojnë një nga një duke filluar nga më i vogli, në dhomën e synetit. Aty i pret berberi i ulur në gjunjë me çantën e veglave. Synetliun e kap nga mbrapa për dy duarësh një burrë në moshë mesatare, i ve gjurin në prapanicë, ja ngren këmishën lartë, në këtë moment berberi bënë rrethprerjen. Të gjithë burrat e pranishëm bërtasin një zëri u krye (U bë) dhe duartrokasin.
 
Fig. 12, Fig.13,
Festimi i synetllëkut
Ndërsa lodrat jashtë i bien një ritmi luftarak që ndërpritet pas çdo rethprerje, pas prerjes u hidhet në plagë një lloj pluhuri për mpiksjen e gjakut, që përfitohet nga një lloj kërpulle dhe u vihet një shënjë në ballë, për ti mbrojtur nga syri i keq. Pasi bëhet synet fëmija shoqërohet në një shtroje për toke të sajuar për këtë qëllim, kështu vazhdon deri tek fëmija e fundit. pastaj fillon vizita që u bëjnë të ftaurit, duke u hedhur bakshishe. Ndërsa burrat dalin për të drekuar, futen gratë për t’i parë synetlinjtë, më trimat kujdesen për dhuratat, ndërsa të tjerët të frikësuar qajnë. Është adet që fëmijët e skamnorëve invalidëve të bëhen synet me fëmijët e më të kamurëve, duke i konsideruar si të vet dhe duke i mbajtur në shtëpi deri sa tu përthahet plaga.
 
 
Mosha e adoleshences:
 
 
Që në moshën 15 -16, vjeçare djemët dhe vajzat fillojnë me lojrat e dashurisë (Da se gledaje) Djali që ja vë syrin një vajze quhet “Gledanik”, ndërsa vajza “Gledanica”. Nëse vajza ja ka vënë syrin e para djalit, i dërgon një tufë me lule djalit me “Povratika” (Lulja e përtritjes) të lidhur me një fije nga brezi i saj, gjë që simbolizon besën. Nëse djali ja vënë syrin i pari, ai një ditë para Shëngjergjit në ditën e "Potkave" i vënë në derën e vajzës një shelg, gjë që tregon se vajza e shtëpisë është e zënë, edhe shelgu është symbol i vegjetacionit dhe i përtritjes. Pas kësaj fillojnë takimet në xhiron e mbrëmjes kur pas punëve të ditës, vajzat ndrojnë rrobat e punës dhe sipas mahallave dalin në sofatet e dyerve, ku këndojnë këngët "Haj more kurto budalla shto da ti kazhe zejnepa" dhe këmbejnë sinjale me djemtë.
 
Fig.1, Djemë duke shikuar vajzat që kërcejnë
 
Fig. 2, Valle e shoqëruar me dajre dhe saze 1957
Në rastet kur dashuria e adoleshencës shkon duke u forcuar familja e djalit me rastin kur shkojnë nuset në gosti ose kur i dërgojnë hargjet vajzave të fejuara u dergojnë vajzave te dashuruara nga djemët e shtëpisë "Pogaçe'' (Bukë gruri e zënë me sodë buke e sheqer dhe e qëndisur me molla çokollata dhe fije varaku shumë ngjyrëshe.)
 
Fig. 3, Dy devojka Fig.4, Dy beqarë
Ky është sinjali i parë kur familjet e kuptojnë se djali dhe vajza duhen me njeri tjetrin. Kur nusja kthehet nga gostia, familja e vajzës i dërgon familjes së djalit një tufë me lule, një palë norta ose një shami dore të qëndisur nga vajza. Ndërsa djali dhe vajza e thellojnë dashurinë në fillim duke u takuar fshehtas në mbrëmje, familjet fillojnë formalitetet për t’i lidhur në fejesë. Në rastet kur njëra nga familjet për shkaqe nga më të ndryshme nuk është dakord që ta martojë djalin ose vajzën me atë që don, të rinjët vendosin vet. Sipas traditës një martesë e till quhet “grabitje" (Baganica) ose ikje pas të dashurit. Nuk duhet lënë pa përmendur se në fshatin Borje shumica e martesave bëhën brenda fshatit, me njohje dhe periudhë e dashurie para fejesës, kështu ka qënë që kur mbahet mënd. Nga ky regull përjashtohen lëneshat prej arsyesh nga më të ndryshme.
 
 
Fejesa (maznik):
 
 
Fejesa e dy të rinjëve zakonisht bëhej kur djali mbushte moshën për të shkuar ushtar, (18 -19, vjeç) Familja e djalit që është në dijeni se cilën vajzë do djali dhe ka kryer ritet paraprake sipas zakonit, i dërgon familjes së vajzës "Zgovornikun'' (Të dërgurin për bisedë), person që ka lidhje krushqie ose farefisnore me të dy familjet dhe ka aftësi ndërmjetësismi. Ai, në një ditë të caktuar, shkon tek prindrit e vajzës dhe u thotë: "Siç e dini vajza e juaj dhe djali i "X"-it dashurohen prej kohesh, babai i djalit më ka dërguar, që ta prisni në shtëpi për t`ju kërkuar dorën e vajzës tuaj. Kur kërkesa e të derguarit pranohet caktohet dita se kur do të priten prindrit e djalit për të marrë fjalën. Në rastet e radha, kur kërkesa refuzohet i dërguari, që është mik me të dy familjet dhe që ka dijeni të plotë se vajza dhe djali nuk ndahen, pridërëve të vajzës u thotë: "Unë u dola borxhit erdha sipas adetit, që tu propozojë që dashurinë e dy të rinjëve ta finalizojmë në martesë, ju nuk pranoni, nëse ndodh që vajza t’u ik pas të dashurit, faji dhe turpi do të bjerë mbi ju". Kjo nuk përjetohet si kërcnim ose ultimatum, por si një sygjerim prej dashamiri.
Fig.1, Shenjë e lidhjes së fejesës (1943) Fig. 2, Shenjë e lidhjes së fejesës (2007)
 
Kur propozmi pranohet, në ditën e caktuar, babai i djalit vetë i tretë, me dajën e djalit dhe "Zgovornikun'' në mbrëmjen e të ejtes, ose të së hënës shkon në shtëpinë e vajzës dhe i kërkon dorën e vajzës për djalin. Pasi bisedojnë, babai i djalit i thotë babait të vajzës : "Unë të kamë pëlqyer për mik, po ashtu edhe djali dhe vajza duhen me njeri tjetrin; prandaj të kërkojë që me izën të zotit ti lidhim në fejesë". Babai i vajzës i jep dorën krushkut duke i thënë: ''Për hajr na qoftë, të na trashëgohen, me muhabet e jetë të gjatë!''. Hizmetqinjët sjellin kafenë e përhajrit. Babai pasi e pi kafenë hedh në filxhan një sasi lekësh të barazëvlefshëm me një monedhë floriri turke ''Tristarnik''. Pas kësaj vijnë në dhomë edhe gratë e shtëpisë që urrojnë për fejesën. Në fund bisedohet për ditën kur dhe si do të merret shenja e fejesës e cila zakonisht merret mbas 10-15, ditësh që nevojiten për përgaditjen e saj.
 
 
Fig. 3, Ceremonia e marrjes së së shenjës së lidhjes së fejesës ( 1944)
 
 
Në ditën e caktuar për marrjen e mahramës (Kërpa) "Zgovorniku" ose daja i djalit i shoqëruar me 5 - 6 vetë, shkojnë për të marë shënjën e fejesës, të cilen ja venë në shpinë, ose e varrin në dy shkopinjë që të duket dhe ashtu duke kaluar nëpër rrugën kryesore të fshatit të përcjellur nga kureshtarët e çojnë mahramën në shtëpinë e djalit, ku priten me këngë, valle e urrime për çiftin e ri. Pasi futet në dhomë ja heqin mahramën nga shpina dhe e varin në faqen e murit, për ta parë të gjithë. Në këtë kohë grat dhe vajzat këndojnë:
 
Neka tije, zgovornike, hairlija, Të qoftë ore shkues, për hajër,
Ti c`ftele, zgovornike, ruke i noge! Ti t`lumshin, shkues, këmbë e duar!
Si donesllo, zgovornike, kitno k`rpçe, Ke sjellë, shkues, shamin me lule,
Kitno k`rpçe, zgovornike, mllanestino. Shamin me lule, o shkues, të nuses.
Ni si kuqa, zgovornike, zaliçelo, Shtëpin tonë, o shkues, na e hijeshove,
I sve svuje, zgovornike, nasmiallo. Dhe fare fisin, o shkues, e gazmove.
 
Neka tije, mili babo, hairlija, Të qoftë, baba i dashur, për hair,
Hairlija, mili babo, vekujeçno, Për hair, baba dashur, për jetë,
Shto si mirat, mili babo, ti doçekaf, Për miradin, baba i dashur, që ke mbrit,
Ot Nevena, mili babo, prva ezhda, Prej Nevenit ,baba i dashur, djalit të parë,
Da ti dojde, mili bobo, kitno kërpçe Me të sjell, babai dashur, shamin e fejesës.
 
Neka tije, mlladi junak, hairlija, Të qoftë, për hair, o trim,
Hairlija, mlladi junak, vekujeçno! Për hair, për jetë, o trim,
Dali ti se, mlladi junak, vera fati, Se të erdhi, shamija me lule, o trim,
Kitno kërpçe, Mlladi junak, ot mllanesta. Shamija, prej nuses, trimi i ri.
 
Sllushaj, ja devojko, shto velime, Pa ndigjo, o vajzë ç`po të themi,
Ti cëftele, ja devojko, tvuje ruke, Ti të lumshin, o vajzë, ato duar,
Da ti cëftet, ja devojko, ka c`veçina, Ti të lumëshin, o vajzë, si lulet,
Ka karafil, ja devojko, ka tërndafil, Si karafili, o vajzë si tërndafili,…
Si imalla, ja devojko, Zllatne ruke Paske qënë, o vajzë, duar artë,..
 
Për të pranishmit shtrohet bukë. Shenjën e fejesës pas tre katër ditë ekspozimi, nëna e djalit e futë në arkën e saj, për t`ja nxjerrë djalit ditën e martesës, të cilën kur vishet dhëndër e vë në anën e majtë, nën kindën e xhamadanit. Në rastet e prishjes së fejesës mahrama i kthehet vajzës.
 
 
Përgaditja për martesë :
 
 
Ditën e fejesës, caktohet edhe zgjatja e kohës së saj, periudhë që zgjat 2 - 3 vjet, e nevojshme për përgaditjen e pajës.
 
Fig.1, Fig. 2,
“Pokllonarke”
 
Fig. 3, Pokllonarke
 
Fig. 4,Kthim nga poklloni
Dy - tre muaj pas fejesës nëna e djalit çonë harxhet e para (Pafte, muline, mëndafsh për qëndisje, beze për këmisha, dy - tre kg. lesh për të përgadit çorape e norta për pokllonin e dytë, shami koke që t’i mbajë gjatë kohës së fejesës, basma të ndryshme për jelek e mitan që nusja e ardhshme "thyej e dorën ".
Fig. 5, Në vek
Ky ritual quhet "Përf pokllon". Nëna e djalit me pesë deri shtatë gra e vajza (Nuse te shtëpisë, bija ose kunata), përgatit pogaçen dhe në një ditë feste (natë e madhe, dita e dytë e Bajramit ose dita e tretë e Shëngjergjit, ditë e henë ose e ejte; niset për ti çuar hargjet (pokllon) Ceremonia kryhet para dite. Gratë që shkojnë për te çuar harxhet shoqërohen deri në dalje të mahallës së tyre me këngë:
 
Neka tije, ja mllanesto, hairlija, Ti qoftë, oj nuse, për hair,
Hairlija, ja mllanesto, kiten pokllon, Për hair, oj nuse, hargjet me lule,
Sve svileno, ja mllanesti, i sërmeno, Të mëndafshat, oj nuse, t`sërmta,
Telosono, ja mllanesto, i aspreno! Me tel varaku oj nuse, e pare sërmi!
Imash nana, ja mllanesto, meraklija, E ke nënën, oj nuse, meraklije,…
 
Neka tije milla nane hairlija, Për hair të qoftë nënë e dashur,
Ti qe idesh milla nane vo mllaneste, Ti do të shkosh te nusja nënë e dashur,
Vo mllaneste milla nane Shabanove, Te nusja e Shabanit nënë e dashur,
Ti nosime ja mllanesto teshko gajle, Po të sjellim oj nuse gajle të madhe.
Teshko gajle ja mllanesto bella vovna , Gajle të madhe oj nuse lesh të bardhë,
Dani tkajesh ja mllanesto da ni pletesh, Të punosh oj nuse qilima e çorape,
Dani praish ja mllanesto svetni daroj, Të përgatisësh oj nuse çezë të kuqe,
Digni dremka ja mllanesto na polica, Gjumin qit, oj nuse, në policë,
Qe prespivash ja mllanesto na stolica. Tani do flesh oj nuse në stolicë.
 
Në hyrje të mahalles së nuses i presin krushka me të vetët, që i shoqërojnë po me këngë deri në shtëpi. Aty hahet buka dhe pasi marin peshqeshet, që ka përgatitur vajza për shtëpinë e të fejuarit nisen të përcjellur me këngë duke i ekspozuar peshqeshet që ka përgadit nusja. Në pokllonin e dytë pala e djalit i çon të fejuarës së tijë, fondin themelor të lëndëve të para me të cilat përgatitet paja, bashkë me shumë darovitje. Atë e çon publikisht e me këngë nëna e djalit, e shoqëruar me bijat, hallat, tezet dhe nuset e shtepisë. Në këtë pokllon, familjae djalit i çon nuses: lesh, borja për ngjyrosje penjë për vegun dhe hargjete tjera që nevojiten për përgaditjen e qilimit, sixhadeve, tlynave, mbështjeseve, brezit, çorapeve, xhybeve, terlkut etj.
 
Fig. 6, Detaj veku në punë Fig. 7, Qilim
Fig. Çorape burrash Fig. 9, Çorape grash
 
 
Fig. 10, Kustum burrash Fig. 11, Kostum vajzash Fig. 12. Sëxhade
Fig. 13, Golem urnek Fig. 14, Mallof urnek
Fig. 15, Qilim (model boshnjak)
Gjatë kohës që vajza përgaditë pajën përjashtohet nga punët në bujqësi. Në vek ndihmohet nga motrat e martuara dhe kunatat, për krehjen dhe tjerrjen e leshit nga gjyshet ose gra të tjera që thiren edhe argat.
Koha e fejesës është periudha më e lumtur për çiftin e lidhur, ata takohen shpesh, e më shpesh ndërrojnë dhurata. Vajzat zokonisht dhurojnë lule dhe shami dore të qëndisura me simbole dashurie, ndërsa djemtë sipas mundësive u dhurojnë vajzave, gjerdan, shami Stambolli etj. Kështu për ata që ndodhen në vëndlindje, ndërsa djemet e fejuar që ndodhen në gurbet ose në shërbimin ushatrak, mallin e shprehin me letra që këmbejnë me të dashurat.
 
 
Ndarja e ditës për martesë (kinene papuçe) :
 
 
Pasi ka mbaruar koha për zgjatjen e fejesës dhe nusja ka përgaditur pajën, caktohet dita e dasmës. Babai i djalit i shprehet krushkut: ''Kam bërë nijet që ta martojë sivjet djalin a je gati me ma dhënë vajzën në vjeshtën që vjen''. Nëqoftëse krushku është gati në vjeshtën e parë bëhet ndarja e ditës se dasmës (Kinene den ot svadba).
Babai i djalit i shoqëruar me gruan e tijë, dajën ose axhën e djalit shkojnë tek krushku për të ndarë ditën e dasmës. Aty priten nga i njejti rang. Pas përshëndetjeve të rastit, babai i djalit i propozon krushkut një ditë që është optimale për të, dhe që ka lidhje me mbledhjen e bereqeteve, kthimin e farefisit nga gurbeti, nisjen e femijëve nëpër shkolla dhe kaparimin e lodrave. Krushku paraqet variantin e tij dhe mbasi i shoshisin, arijnë të këpusin ditën e dasmës, me këtë rast krushku i thotë: Për hajr na qoftë jamë dakord që me dt.'X' ditën e djelë, jam gati ta nxjerr vajzën nuse dhe i jep dorën mikut.
Pas kësaj fillon biseda për përcaktimin e modaliteteve të dasmës, siç janë dajallëku, (Shumë fikse e unifikuar në shkallë fshati sa për sajdisje) dhuratat nga të dy palët, pagesa e "majmarices" (mbarëstores, gruas që do të rregulloj nusen),''Hërka'' e gjyshes etj, etj.
Në këtë bisedë marin pjesë edhe dy krushkat, këputja e ditës së dasmës bëhet me mirëkuptim, nuk ka kushtëzime ekstreme nga palët, por tolerime e marrëveshje bazuar në mundësitë financiare të palëve (po kërkove dhurata duhet të japësh dhuarta) Asnjë herë nuk ka ndodhur që të gjobitet miku për tekat e dajës a të ndonjë tjetri. Këputja e ditës së dasmës zakonisht bëhet një deri dy muaj para ditës të paracaktuar për dasëm. Pas kësaj dhëndrit dhe nuses së ardhshme u kufizohet lëvizja dhe punët me rrezik potencial dhe të pashoqëruar. 10 - 8 ditë para dasmës fillon lyerja e shtëpisë. Dhoma e dhëndrrit mbyllet për të evitur magjitë.
 
 
MARE NGA LIBRI "BORJE DHE BORJANET" I AUTORIT ELMAZ DOKLE, BOTIM I VITIT 2010 I