Content deleted Content added
Rreshti 291:
Pas kësaj nëna përfundon gatimin e kulaçit, duke futur në brumë një monedhë metalike. Me ç’ rast këndohet:
 
<small>Neka tije,mlladi junak, hairlija, Të qoftë, për hajër, o trimi i ri,
Hairlija,mlladi junak, sivna pushka! Për hajër, pushka e fortë, o trimi i ri!
Ke zamesish, mlladi junak, bllagi kollaç Do të zësh,kulaç të ëmbël, o trimi i ri ,
Da sevije, mlladi junak zaranite, Për ta provuar, s`pari, o trimi i ri,
Zaranite,mlladi junak, so mllanesta. Për ta hangër, me nusen, o trimi i ri.
</small>
 
Ndërkohë dhëndri, me mbarërstorin, të ndihmuar nga djemët e fisit, ngrejnë në sofatet e derës së jashtme të oborit, ose në ballkonin e shtëpisë, flamurin shtetëror dhe flamurin e dasmës.
(Flamuri i dasmës përgaditet nga familja e një të riu fatëkeq, që vdes mbasi ti këputet dita e dasmës ose në ditët e dasmës. Në të vihen reliket e të ndjerit. Si kapuçi, shamija e fejesës, kutia e duhanit, shamija që vejnë krushqit në kapele etj, ai mbahet nga familjae të ndjerit dhe meret në të gjitha dasmat). Në këtë moment në shtëpin e nuses, dërgohen 2- 4 arka (kofçexi) ku janë vendosur Jorganët, halijat e blera dhe pasi i ngarkojnë në kuaj të shoqëruar nga djemët e fisit i`a dërgojnë nuses për t’i mbushur me pajën që ka përgaditur. Nisja e arkave për në shtëpin e nuses shoqërohet me këngë: