Content deleted Content added
Rreshti 103:
Fejesa e dy të rinjëve zakonisht bëhej kur djali mbushte moshën për të shkuar ushtar, (18 -19, vjeç) Familja e djalit që është në dijeni se cilën vajzë do djali dhe ka kryer ritet paraprake sipas zakonit, i dërgon familjes së vajzës "Zgovornikun'' (Të dërgurin për bisedë), person që ka lidhje krushqie ose farefisnore me të dy familjet dhe ka aftësi ndërmjetësismi. Ai, në një ditë të caktuar, shkon tek prindrit e vajzës dhe u thotë: "Siç e dini vajza e juaj dhe djali i "X"-it dashurohen prej kohesh, babai i djalit më ka dërguar, që ta prisni në shtëpi për t`ju kërkuar dorën e vajzës tuaj. Kur kërkesa e të derguarit pranohet caktohet dita se kur do të priten prindrit e djalit për të marrë fjalën. Në rastet e radha, kur kërkesa refuzohet i dërguari, që është mik me të dy familjet dhe që ka dijeni të plotë se vajza dhe djali nuk ndahen, pridërëve të vajzës u thotë: "Unë u dola borxhit erdha sipas adetit, që tu propozojë që dashurinë e dy të rinjëve ta finalizojmë në martesë, ju nuk pranoni, nëse ndodh që vajza t’u ik pas të dashurit, faji dhe turpi do të bjerë mbi ju". Kjo nuk përjetohet si kërcnim ose ultimatum, por si një sygjerim prej dashamiri.Kur propozmi pranohet, në ditën e caktuar, babai i djalit vetë i tretë, me dajën e djalit dhe "Zgovornikun'' në mbrëmjen e të ejtes, ose të së hënës shkon në shtëpinë e vajzës dhe i kërkon dorën e vajzës për djalin. Pasi bisedojnë, babai i djalit i thotë babait të vajzës : "Unë të kamë pëlqyer për mik, po ashtu edhe djali dhe vajza duhen me njeri tjetrin; prandaj të kërkojë që me izën të zotit ti lidhim në fejesë". Babai i vajzës i jep dorën krushkut duke i thënë: ''Për hajr na qoftë, të na trashëgohen, me muhabet e jetë të gjatë!''. Hizmetqinjët sjellin kafenë e përhajrit. Babai pasi e pi kafenë hedh në filxhan një sasi lekësh të barazëvlefshëm me një monedhë floriri turke ''Tristarnik''. Pas kësaj vijnë në dhomë edhe gratë e shtëpisë që urrojnë për fejesën. Në fund bisedohet për ditën kur dhe si do të merret shenja e fejesës e cila zakonisht merret mbas 10-15, ditësh që nevojiten për përgaditjen e saj.Në ditën e caktuar për marrjen e mahramës (Kërpa) "Zgovorniku" ose daja i djalit i shoqëruar me 5 - 6 vetë, shkojnë për të marë shënjën e fejesës, të cilen ja venë në shpinë, ose e varrin në dy shkopinjë që të duket dhe ashtu duke kaluar nëpër rrugën kryesore të fshatit të përcjellur nga kureshtarët e çojnë mahramën në shtëpinë e djalit, ku priten me këngë, valle e urrime për çiftin e ri. Pasi futet në dhomë ja heqin mahramën nga shpina dhe e varin në faqen e murit, për ta parë të gjithë. Në këtë kohë grat dhe vajzat këndojnë:
 
Neka tije, zgovornike, hairlija, <sub>Të qoftë ore shkues, për hajër,
Ti c`ftele, zgovornike, ruke i noge! Ti t`lumshin, shkues, këmbë e duar!
Si donesllo, zgovornike, kitno k`rpçe, Ke sjellë, shkues, shamin me lule,
Rreshti 146:
Dani praish ja mllanesto svetni daroj, Të përgatisësh oj nuse çezë të kuqe,
Digni dremka ja mllanesto na polica, Gjumin qit, oj nuse, në policë,
Qe prespivash ja mllanesto na stolica. Tani do flesh oj nuse në stolicë.</sub><br />
<br />
 
 
Në hyrje të mahalles së nuses i presin krushka me të vetët, që i shoqërojnë po me këngë deri në shtëpi. Aty hahet buka dhe pasi marin peshqeshet, që ka përgatitur vajza për shtëpinë e të fejuarit nisen të përcjellur me këngë duke i ekspozuar peshqeshet që ka përgadit nusja. Në pokllonin e dytë pala e djalit i çon të fejuarës së tijë, fondin themelor të lëndëve të para me të cilat përgatitet paja, bashkë me shumë darovitje. Atë e çon publikisht e me këngë nëna e djalit, e shoqëruar me bijat, hallat, tezet dhe nuset e shtepisë. Në këtë pokllon, familjae djalit i çon nuses: lesh, borja për ngjyrosje penjë për vegun dhe hargjete tjera që nevojiten për përgaditjen e qilimit, sixhadeve, tlynave, mbështjeseve, brezit, çorapeve, xhybeve, terlkut etj. Gjatë kohës që vajza përgaditë pajën përjashtohet nga punët në bujqësi. Në vek ndihmohet nga motrat e martuara dhe kunatat, për krehjen dhe tjerrjen e leshit nga gjyshet ose gra të tjera që thiren edhe argat.