Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 101:
9.Fejesa (maznik):
Fejesa e dy të rinjëve zakonisht bëhej kur djali mbushte moshën për të shkuar ushtar, (18 -19, vjeç) Familja e djalit që është në dijeni se cilën vajzë do djali dhe ka kryer ritet paraprake sipas zakonit, i dërgon familjes së vajzës "Zgovornikun'' (Të dërgurin për bisedë), person që ka lidhje krushqie ose farefisnore me të dy familjet dhe ka aftësi ndërmjetësismi. Ai, në një ditë të caktuar, shkon tek prindrit e vajzës dhe u thotë: "Siç e dini vajza e juaj dhe djali i "X"-it dashurohen prej kohesh, babai i djalit më ka dërguar, që ta prisni në shtëpi për t`ju kërkuar dorën e vajzës tuaj. Kur kërkesa e të derguarit pranohet caktohet dita se kur do të priten prindrit e djalit për të marrë fjalën. Në rastet e radha, kur kërkesa refuzohet i dërguari, që është mik me të dy familjet dhe që ka dijeni të plotë se vajza dhe djali nuk ndahen, pridërëve të vajzës u thotë: "Unë u dola borxhit erdha sipas adetit, që tu propozojë që dashurinë e dy të rinjëve ta finalizojmë në martesë, ju nuk pranoni, nëse ndodh që vajza t’u ik pas të dashurit, faji dhe turpi do të bjerë mbi ju". Kjo nuk përjetohet si kërcnim ose ultimatum, por si një sygjerim prej dashamiri.Kur propozmi pranohet, në ditën e caktuar, babai i djalit vetë i tretë, me dajën e djalit dhe "Zgovornikun'' në mbrëmjen e të ejtes, ose të së hënës shkon në shtëpinë e vajzës dhe i kërkon dorën e vajzës për djalin. Pasi bisedojnë, babai i djalit i thotë babait të vajzës : "Unë të kamë pëlqyer për mik, po ashtu edhe djali dhe vajza duhen me njeri tjetrin; prandaj të kërkojë që me izën të zotit ti lidhim në fejesë". Babai i vajzës i jep dorën krushkut duke i thënë: ''Për hajr na qoftë, të na trashëgohen, me muhabet e jetë të gjatë!''. Hizmetqinjët sjellin kafenë e përhajrit. Babai pasi e pi kafenë hedh në filxhan një sasi lekësh të barazëvlefshëm me një monedhë floriri turke ''Tristarnik''. Pas kësaj vijnë në dhomë edhe gratë e shtëpisë që urrojnë për fejesën. Në fund bisedohet për ditën kur dhe si do të merret shenja e fejesës e cila zakonisht merret mbas 10-15, ditësh që nevojiten për përgaditjen e saj.Në ditën e caktuar për marrjen e mahramës (Kërpa) "Zgovorniku" ose daja i djalit i shoqëruar me 5 - 6 vetë, shkojnë për të marë shënjën e fejesës, të cilen ja venë në shpinë, ose e varrin në dy shkopinjë që të duket dhe ashtu duke kaluar nëpër rrugën kryesore të fshatit të përcjellur nga kureshtarët e çojnë mahramën në shtëpinë e djalit, ku priten me këngë, valle e urrime për çiftin e ri. Pasi futet në dhomë ja heqin mahramën nga shpina dhe e varin në faqen e murit, për ta parë të gjithë. Në këtë kohë grat dhe vajzat këndojnë:
1 2
 
Neka tije, zgovornike, hairlija, Të qoftë ore shkues, për hajër,
Ti c`ftele, zgovornike, ruke i noge! Ti t`lumshin, shkues, këmbë e duar!
Rreshti 108:
Ni si kuqa, zgovornike, zaliçelo, Shtëpin tonë, o shkues, na e hijeshove,
I sve svuje, zgovornike, nasmiallo. Dhe fare fisin, o shkues, e gazmove.
3 4
 
Neka tije, mili babo, hairlija, Të qoftë, baba i dashur, për hair,
Hairlija, mili babo, vekujeçno, Për hair, baba dashur, për jetë,
Rreshti 114:
Ot Nevena, mili babo, prva ezhda, Prej Nevenit ,baba i dashur, djalit të parë,
Da ti dojde, mili bobo, kitno kërpçe Me të sjell, babai dashur, shamin e fejesës.
5 6
 
Neka tije, mlladi junak, hairlija, Të qoftë, për hair, o trim,
Hairlija, mlladi junak, vekujeçno! Për hair, për jetë, o trim,
Dali ti se, mlladi junak, vera fati, Se të erdhi, shamija me lule, o trim,
Kitno kërpçe, Mlladi junak, ot mllanesta. Shamija, prej nuses, trimi i ri.
7 8
 
Sllushaj, ja devojko, shto velime, Pa ndigjo, o vajzë ç`po të themi,
Ti cëftele, ja devojko, tvuje ruke, Ti të lumshin, o vajzë, ato duar,