Gjeografia e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 83:
Mali i Tomorit është një mal i larte në Shqipërinë jugore në afërsi të qyteteve të Beratit dhe Poliçanit. Maja më e lartë e tij, quka e Partizanit, arrin një lartësi prej 2401 metra. Mali përmendet për [[Tyrbja e Kulmakut|tyrben e Kulmakut]]<ref>http://www.panorama.com.al/2012/08/21/nis-pelegrinazhi-ne-malin-e-tomorit/</ref>, një vend pelegrinazhi për besimtarët bektashian, që gjendet në majën më të lartë të tij, si dhe për disa kampe të ndryshme skijimi. Tomori gjithashtu ka një histori te pasur mitologjike duke qenë vend strehimi i shumë figurave të ndryshme të mitologjisë shqiptare nga ku ka marrë dhe emrin "Olimpi i Shqipërisë". Parku Kombëtar i Malit të Tomorit mbulon një sipërfaqe prej 4,000 hektarësh. Në park bredhin lirshëm shumë kafshë endemike, duke i dhënë vizitorëve një eksperiencë të paharrueshme dhe unike.<ref>http://www.mtkrs.gov.al/web/Burimet_e_Turizmit_Natyror_te_Rrethit_te_Beratit_308_1.php</ref>
 
===Selami Mustafa :04/01/1991 ===
===Fushat===
 
Fushat zëne kryesisht pjesën perëndimore, përgjatë bregdetit Adriatik dhe lumenjve kryesore të vendit si Vjosa, Devolli, Osumi, Shkumbini, Erzeni, Mati e Drini, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqësore e qendra të mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë të rëndësishme komunikimi. Fushat më të larta gjenden në pellgun e Korçës, mbi 800 m mbi nivelin e detit ndërsa fusha më e madhe është [[fusha e Myzeqesë]] e shtrirë në anën perëndimore, që është dhe fusha më e madhe e Ballkanit perëndimor.<ref>sek. "Natyra"http://gjeografiaerepublikesseshqiperise.blogspot.com/2009/03/republika-e-shqiperise.html</ref>