Dallime mes rishikimeve të "Gjeografia e Shqipërisë"

v
U kthyen ndryshimet e 109.92.118.122 (diskutimet) në versionin e fundit nga 178.220.110.195.
v (U kthyen ndryshimet e 109.92.118.122 (diskutimet) në versionin e fundit nga 178.220.110.195.)
Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e [[Azia e Vogël|Azinë e Vogël]] dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve [[Drin]], [[Shkumbini|Shkumbin]] dhe [[Vjosa|Vjosë]], që lehtësojnë, njëkohësisht dhe lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut.<ref>sek."VECORI TE PERGJITHSHME GJEOGRAFIKE" http://gjeografiaerepublikesseshqiperise.blogspot.com/2009/03/republika-e-shqiperise.html</ref>
 
==Kufijtë==
==Selami Mustafa :04/01/1991 ==
 
[[Skeda:Harta e shqiperise-gjeografike.jpg|parapamje|djathtas|Pozicioni gjeografik i Shqipërisë në lidhje me shtetet fqinje]]
172 km vijë kufitare janë me Republikën e Malit të zi në veri-perëndim, 115 km vijë kufitare janë me Republikën e Kosovës në veri, 151 km janë me Republikën e Maqedonisë në veri-lindje dhe lindje, dhe 282 km me Republikën e Greqisë në jug dhe jug-perëndim.<ref>http://www.asp.gov.al/index.php?option=com_content&view=article&id=527%3Ahistoriku-kam&catid=155%3Aprofili-i-dep-kufirit&Itemid=290&lang=sq</ref>
 
==Njësitë administrative==
==Selami Mustafa :04/01/1991 ==
* ''Artikull kryesor : [[Njësitë administrative të Shqipërisë]]''
Shqipëria ndahet në 12 njësi administrative të quajtura [[Qarku|qarqe]] të cilat janë vende, që kanë lidhje gjeografike, tradicionale, ekonomike e sociale me njeri tjetrin. Këto qarqe ndahen në 36 nën-njësi të quajtura [[Rrethet e Shqipërisë|rrethe]] të cilat ndahen më tej në 65 [[Lista e bashkive të Shqipërisë|bashki]] dhe 309 [[Komunat e Shqipërisë|komuna]]. Vetë komunat ndahen në 3020 [[Fshatrat e Shqipërisë|fshatra]].<ref>http://www.akt.gov.al/al/text.php?id=11&lang=1</ref>
[[Bashkia e Tiranës]] gëzon status të veçantë nga bashkitë e tjera dhe ndahet në [[11 Bashkitë e Tiranës|11 njësi bashkiake]] të vogla.<ref>http://www.tirana.gov.al/sq/Njesite-Bashkiake</ref>
 
==Demografia==
==Selami Mustafa:04/01/1991==
* ''Artikull kryesor : [[Demografia e Shqipërisë]]''
Republika e Shqipërisë ka 2,821,977 banorë nga te cilët 52,700 banore ose 1.9% e popullsisë janë minoritete etnike dhe kombëtare. Dendësia është 97 banorë/km2. Numri i lindjeve të popullsisë kap shifrën e 34,000 lindjeve në vit, ndërsa ai i vdekjeve është rreth 20,000 në vit, shifra këto që tregojnë për një shtesë pozitive natyrore. Raporti gjinor natyror (nr. i meshkujve për 100 femra) është 107.8 ndërsa mosha mesatare e popullsisë është 35.3 vjet. Gjithashtu vlen për t'u theksuar se popullsia që jeton në zonën urbane e tejkalon atë të zonës rurale me 6.8%, ku 53.5% e popullsisë jeton në zona urbane dhe 46.5% në zona rurale.<ref>sek."Popullsia" *http://www.instat.gov.al/media/178070/rezultatet_kryesore_t__censusit_t__popullsis__dhe_banesave_2011_n__shqip_ri.pdf</ref>
 
===Minoritetet etnike dhe kombëtare===
=== Selami Mustafa:04/01/1991 ===
 
Shqipëria njeh aktualisht dy lloje minoritetesh, minoritete etnike kombëtare dhe minoritete kulturore dhe gjuhësore.
|}
 
===Shqiptarët nëpër botë===
===Selami Mustafa:04/01/1991 ===
 
Numri i shqiptarëve të shpërndare nëpër të gjithë globin mendohet të jetë afërsisht 15 milion. Këtu vihet re një fenomen i veçante ku numri i personave në diasporë (rreth 12,6 milion) e kalon numrin e personave në shtetin amë, (rreth 2.4 milion) shifra këto që dëshmojnë për një migrim më shumë të imponuar se sa të dëshiruar të shqiptarëve. Që nga emigrantët e parë, në fillim të shekullit të kaluar e deri në ditët tona, në [[Amerika|Amerikë]] llogaritet të jetojnë rreth 300 mijë shqiptarë ndërsa emigrantët që janë larguar nga trojet shqiptare drejt [[Kanadaja|Kanadasë]] llogaritet të jenë rreth 25 mijë. Një numër i vogël gjenden edhe në shtetin e largët të [[Australia|Australisë]], rreth 100 mijë shqiptarë. Në [[Evropa|Evropë]] duket se ka një shpërndarje "të rregullt" të emigrantëve shqiptarë me diferenca të vogla. Kështu në [[Gjermania|Gjermani]] emigrantët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi llogaritet të jenë rreth 300 mijë. [[Austria]] është një tjetër vend me numër të konsiderueshëm shqiptarësh, qe kap shifrat e 300 mijë vetëve. 200 mijë të tjerë jetojnë në [[Zvicra|Zvicër]] dhe po kaq shqiptarë jetojnë në [[Mali i Zi|Mal të Zi]]. 100 mijë shqiptarë banojnë në [[Franca|Francë]] dhe 50 mijë të tjerë në [[Spanja|Spanjë]] .Edhe ne shtetin tone fqinj, [[Italia|Italinë]] jetojnë dhe punojnë rreth 300 mijë shqiptarë. Duhen përmendur edhe 100 mijë të tjerë të emigruar në [[Belgjika|Belgjikë]]. Ndërkohë në [[Kosova|Kosovë]] janë rreth 2 milionë e katër qind mijë shqiptarë autoktonë. Një numër i konsiderueshëm shqiptaresh gjendet edhe në [[Serbia|Serbi]], ku jetojnë 70 mijë prej tyre. Në [[Maqedonia|Maqedoni]] llogaritet që shqiptarët të zënë vendin e dytë për nga numri i popullsisë pas asaj vendase. Sipas statistikave, numri i shqiptarëve në Maqedoni mund arrijë rreth 1 milion. Po kaq shqiptarë jetojnë dhe në [[Greqia|Greqi]]. Fluksi i emigrantëve që ka zgjedhur shtetin fqinjë jo vetëm për të punuar, por edhe për t'u vendosur familjarisht atje, shkon në një milion të tillë. Ndërsa numri më i madh i shqiptarëve që jetojnë jashtë trojeve të tyre etnike duket se është ai në [[Turqia|Turqi]]. Sipas studiuesve dhe historianëve të ndryshëm shqiptarë, në Turqi llogaritet të jenë rreth 5 milion shqiptarë.<ref>http://www.qendra.info/life-style/kuriozitete/54846-sa-shqiptar%C3%AB-jetojn%C3%AB-n%C3%ABp%C3%ABr-bot%C3%AB.html</ref>
|}
 
==Relievi==
==Selami Mustafa:04/01/1991==
 
Relievi i Shqipërisë është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i [[era e jurasikut|jurasikut]], ndërsa gjatë [[era kenozoike|erës kenozoike]] u shpejtua procesi malformues në tërësinë e [[Albanidet|Albanideve]], që tani përbëjnë tokën e nëntokën e Shqipërisë. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përbën edhe majën më të lartë të Shqipërisë).
Relievi i ulët shtrihet nga niveli i detit, deri në 200 m mbi këtë nivel. Ai përfshin fushat dhe kodrat e ulëta pranë brigjeve detare të Adriatikut e Jonit dhe përgjatë sektorëve të mesëm të luginave lumore. Relievi i mesëm shtrihet nga 200 deri ne 1000m mbi nivelin e detit. Ai ka shtrirjen më të madhe dhe përfshin: kodrat, gropat, fushëgropat dhe luginat kryesore. Relievi i lartë shtrihet 1000 m mbi nivelin e detit dhe përfshin malet dhe sistemet malore. Pjesa më e madhe e këtyre maleve ka lartësi deri në 2000 m. Malet me lartësi më të madhe se 2000 m kanë shtrirje të kufizuar.sek. "Natyra"<ref>http://gjeografiaerepublikesseshqiperise.blogspot.com/2009/03/republika-e-shqiperise.html</ref>
 
===Malet===
===Qur'an Muhamed Selami Mustafa ===
* ''Artikull kryesor : [[Lista e maleve të Shqipërisë]]''
Malet kanë tipare morfologjike të ndryshme. Kreshtat e tyre janë herë të ashpra e herë të buta. Forma e tyre varet nga përbërja shkëmbore dhe veprimi i faktorëve të jashtëm. Kreshta te ashpra ndeshen kryesisht tek shkëmbinjtë gëlqerorë, por edhe në ato magmatikë të modeluar nga erozioni lumor i akujve të kuaternarit.<ref>Gjegrafia 12, kap. 2.3, faqe 25</ref>
 
====Selami Mustafa :04/01/1991 Korabi====
* ''Artikull kryesor : [[Korabi]]''
[[Korabi]] është një nga malet më të larta të Evropës juglindore, i cili shtrihet përgjatë kufirit të Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë. Masivi i tij shkëmbor është një masiv shumë i thyer malor dhe përbëhet kryesisht nga rreshpe dhe gëlqerorë të [[era e Paleozoikut|Paleozoikut]] me strukturat në blloqe, si dhe disa shkëmbinj të dëmtuar rëndë prej gipsi të [[Triasiku Permian|Triasikut Permian]]. Korabi është gjithashtu mikpritës i shume shoqatave te ndryshme alpiniste, synimi i te cilave është pushtimi i majës më të lartë të vendit, 2751 m mbi nivelin e detit.<ref>http://www.peshkopia.org/?page_id=56</ref>
 
====Alpet Shqiptare====
====Selami Mustafa :04/01/1991 ====
* ''Artikull kryesor : [[Bjeshkët e Nemuna]]''
[[Skeda:•Bjeshkët e Nëmuna •.jpeg|parapamje|majtas|Alpet shqiptare]]
Alpet Shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të [[lumi Valbona|lumit Valbona]]. Alpet përbehen kryesisht nga gëlqerorët, por gjenden edhe depozitime terrigjene dhe magmatike. Me këtë ndërtim gjeologjik lidhen pasuritë minerare si: minerali i bakrit, boksitet dhe kuarcitet. Ato përbëjnë grumbullin malor më të fuqishëm, më të lartë, më të ashpër dhe më të copëtuar të vendit me një lartësi mesatare 1500 m mbi nivelin e detit.<ref>http://bashkiabajramcurri.al/bjeshket.html</ref>
 
====Selami Mustafa :04/01/1991 Tomori====
* ''Artikull kryesor : [[Mali i Tomorit]]''
[[Skeda:Tyrbja e Kulmakut.jpg|parapamje|Tyrbja e Kulmakut në majën më të lartë të Tomorit]]
Mali i Tomorit është një mal i larte në Shqipërinë jugore në afërsi të qyteteve të Beratit dhe Poliçanit. Maja më e lartë e tij, quka e Partizanit, arrin një lartësi prej 2401 metra. Mali përmendet për [[Tyrbja e Kulmakut|tyrben e Kulmakut]]<ref>http://www.panorama.com.al/2012/08/21/nis-pelegrinazhi-ne-malin-e-tomorit/</ref>, një vend pelegrinazhi për besimtarët bektashian, që gjendet në majën më të lartë të tij, si dhe për disa kampe të ndryshme skijimi. Tomori gjithashtu ka një histori te pasur mitologjike duke qenë vend strehimi i shumë figurave të ndryshme të mitologjisë shqiptare nga ku ka marrë dhe emrin "Olimpi i Shqipërisë". Parku Kombëtar i Malit të Tomorit mbulon një sipërfaqe prej 4,000 hektarësh. Në park bredhin lirshëm shumë kafshë endemike, duke i dhënë vizitorëve një eksperiencë të paharrueshme dhe unike.<ref>http://www.mtkrs.gov.al/web/Burimet_e_Turizmit_Natyror_te_Rrethit_te_Beratit_308_1.php</ref>
 
===Fushat===
===Selami Mustafa :04/01/1991 ===
 
Fushat zëne kryesisht pjesën perëndimore, përgjatë bregdetit Adriatik dhe lumenjve kryesore të vendit si Vjosa, Devolli, Osumi, Shkumbini, Erzeni, Mati e Drini, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqësore e qendra të mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë të rëndësishme komunikimi. Fushat më të larta gjenden në pellgun e Korçës, mbi 800 m mbi nivelin e detit ndërsa fusha më e madhe është [[fusha e Myzeqesë]] e shtrirë në anën perëndimore, që është dhe fusha më e madhe e Ballkanit perëndimor.<ref>sek. "Natyra"http://gjeografiaerepublikesseshqiperise.blogspot.com/2009/03/republika-e-shqiperise.html</ref>